• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A ndihmon arrestimi i bosit të Cosa Nostras për pastrimin e imazhit të Italisë?

Gjatë fushatës zgjedhore parlamentare në vitin 2022 në Itali, nuk luajti ndonjë rol lufta kundër krimit të organizuar. A ndihmon arrestimi i Messina Denaros së fundmi nga Cosa Nostra për pastrimin e imazhit të Italisë?

09:27 : 24/01/2023
në AKTUALITET, BOTA

30 vjet janë një kohë e gjatë, nëse duhet t’i kalosh në ilegalitet, si një nga kriminelët më të kërkuar. E kur zbulohesh e arrestohesh se do të shkosh për vizitë në një klinikë kundër kancerit, sigurisht që duhet të zemërohesh – pikërisht kjo i ndodhi Matteo Messina Denaro, bosit të fundit të njohur të Cosa Nostras, që u arrestua së fundmi. Sipas raportimeve, Messina Denaro priste për një vizitë tek mjeku, kur një polic i kërkoi të identifikohej. Policia e dinte, krimineli do të ishte aty. Pasquale Angelosanto, nga njësia speciale i tha shtypit, se “pritej dita, kur ai do të dilte të shkonte për trajtim.”

Zërat se Messina Denaro ishte i sëmurë, kishin kohë që qarkullonin. Hetuesit filluan të kërkonin të dhënat shëndetësore që sipas të dhënave ngjante me bosin e mafias. Suksesi i dedikohet hetuesve të specializuar për luftën kundër mafias, thotë Felia Allum, profesore në Universitetin Bath, studiuese e kriminalitetit të organizuar. “Kjo është gjë e mirë për Giorgia Melonin, që mund të shkojë në Palermo dhe të mbledhë dafinat, por niveli politik dhe vullneti politik nuk kanë të bëjnë aspak me punën e vështirë të hetuesve.”

Italien Ministerpräsidentin Giorgia Meloni
Giorgia Meloni

Lufta e Cosa Nostras kundër shtetit

Pas arrestimit, Meloni shkroi në twitter se bëhet fjalë për një fitore të jashtëzakonshme të shtetit. Me këtë ajo iu referua asaj pjesë të historisë së mafias, kur Cosa Nostra zhvillonte një fushatë terrori kundër shtetit italian. Në kohën kur në Gjermani ra Muri i Berlinit, filloi tronditja e sistemit politik italian, sepse parti të protestës brenda vendit dhe BE ushtruan presion ndaj qeverisë në Romë. Falë ujdive me politikanë, mafia shpesh i kishte shpëtuar ndjekjes ligjore, e kur politika nuk mund më të bënte ujdi të tilla, Cosa Nostra filloi të hakmerrej në fillim të viteve 90-të. Provat për ujdi me politikën u bënë të njohura gjatë proceseve të ndryshme gjyqësore.

Lexo edhe:

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

Bushati: ‘Krimi zgjedhor’ dhe korrupsioni në vend e pengojnë Ramën që të hapë kapitullin e parë

Antonio Balsamo, presidenti i Gjykatës së Palermos theksoi pas arrestimit të bosit të Cosa Nostras, se ai ka qenë figurë kryesore në kohën e “strategjisë së terrorit kundër shtetit”, sidomos në vitet 1992, 1993. Cosa Nostra atë kohë kreu një seri atentatesh të rënda, ekzekutime dhe shpërthime bombash. Ajo ishte përgjegjëse për vrasjen e politikanit Salvo Lima, dy prokurorëve, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, dhe vuri bomba në sheshe publike në Milano. “Njerëzit flasin për fundin e një epoke. Por Messina Denaro e ndryshoi mafian. Cosa Nostra e tij u bë më e fshehtë, më e maskuar, ajo gati u zhduk, sepse ai e kuptoi, që mund të bëje më mirë para, kur ishe i padukshëm”, shpjegon studiuesja Felia Allum. “Nëse i vret njerëzit me mizori, si e bënte mafia dikur, tërheq vëmendjen e policisë. Por kur zhdukesh, mund të punosh me përkrahës dhe ndërmjetës që t’i lajnë paratë dhe kështu mund të bësh ujdi.” Messina Denaro është bosi i fundit i njohur i Cosa Nostras. Ekspertët janë të mendimit, se mafia në Itali dhe krimi i organizuar në Itali e Europë nuk është më si para 30 vjetësh. Shumë bosë kanë ardhur e ikur, dhe mos rënia në sy e Cosa Nostras tregon se arrestimi i Messina Denaros nuk është aq i parëndësishëm si paraqitet.

Matteo Messina Denaro
Matteo Messina Denaro

I fundit i bosëve në moshë

Italianët nuk i kanë harruar krimet e së shkuarës. “Ka viktima nga kjo kohë që duhet të marrin drejtësi”, thotë Anna Sergi, profesore e kriminologjisë nga Universitetin Essex në Britaninë e Madhe. “Emri i Matteo Messina Denaros do të mbetet në kujtesë. Ai është i fundit i stilit të vjetër të Cosa Nostras, ku çdo gjë varej nga ai.” Dikur bosi ishte “superstar”, thotë Sergi. Por “kjo nuk ndodh më, dhe nuk do të ndodhë më. Ata e kanë marrë mësimin dhe janë në ilegalitet. Në nivelin administrativ, Messina Denaro nuk luante më ndonjë rol. Sepse çdo familje në qytet e fshat ndoqi rrugën e vet, Ata operojnë tani në nivel lokal.” Sipas Sergi ka disa familje që janë të përfshira në tregtinë e drogës, por jo në futjen e saj. Ajo është në duart e

‘Ndranghetas apo Camorras në pjesë të tjera të Italisë. Cosa Nostra siciliane nuk e ka këtë rrezatim ndërkombëtar.

Arrestimi i Messina Denaros mund të ketë efekte jashtë Italisë dhe t’i hapë telashe drejtësisë dhe qeverisë italiane. “Messina Denaro kishte shumë para dhe investonte në shkallë ndërkombëtare. Ai krijoi një rrjet përkrahësish në Itali dhe Europë që lanin paratë e tij. Dhe ky rrjet do të përdoret me siguri nga anëtarë të tjerë të Cosa Nostras.”

Italien Palermo: Paolo Borsellino und Giovanni Falcone
Paolo Borsellino dhe Giovanni Falcone

Pse u arrestua Messina Denaro tani?

Mbetet pyetja “pse pikërisht tani?” Hetuesit duket se e dinin, se Messina Denaro jetonte në afërsi të qytetit të tij të lindjes, Trapani, në Siçili dhe se në Palermo ishte në trajtim mjekësor. Pse goditën hetuesit pikërisht tani, tre muaj pasi italianët zgjodhën një qeveri të ekstremit të djathtë, me Melonin në krye. Tek kjo qeveri bën pjesë edhe partia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, të cilit i janë përmendur lidhjet me mafian.

A presin hetuesit nga Messina Denaro të zbulojë përmasat e rrjetit të fshehtë të Cosa Nostras? “Meloni është e duruar. Nëse Berlusconi pret garanci që të mbrohet nga lidhjet me mafian, atëherë ajo me shumë gjasa nuk do t’ia japë këtë. Për këtë ajo nuk ka interes”, shprehet Ernesto Savona, drejtues i Transcrime, një qendre studimore në Milano. Savona thekson, se Italia duhet të mbrojë ekonominë “e drejtë ligjore” dhe të pengojë që ajo “të infiltrohet” nga ekonomia kriminale. Për të ardhmen e mirëqenies së vendit duhen miliardat e fondit të rimëkëmbjes të BE. “Ata kanë frikë, se një pjesë e këtyre fondeve rrjedhin në xhepat e organizatave kriminale dhe forcojnë korrupsionin”, shpjegon Savona. “Mes krimit të organizuar dhe korrupsionit ka lidhje të ngushta sot. Ata janë ngjitësi që bashkon avokatët, administratorët, politikanët dhe kriminelët.”

Italien | Regierungsbildung
Ish-kryeministri, Silvio Berlusconi

Giorgia Meloni ka interes të prezantojë imazhin e një Italie të pastër nga korrupsioni. “Meloni nuk duhet të harrojë që ka njerëz në partinë e saj që mund të kenë lidhje me krimin e organizuar, si shumë të tjerë mes partive”, paralajmëron Savona duke lënë të kuptohet, se në vend janë normale veprimet kriminale, përfshirë edhe blerjen e votave në zgjedhje. “Bën pjesë tek ky biznes”, thotë Savona. “Tregtia me influencën”. Dhe mafia italiane ka pasur gjithmonë influencë./DW

Etiketa: cosa nostraevropainfiltrimi i ekonomisëItaliakorrupsionikriminaliteti i organizuaramafia italianeMatteo Messina Denarotregtia me influencën

Lajme të lidhura

European Union at night. Earth map from NASA
AKTUALITET

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

11:01 : 17/05/2025
AKTUALITET

Bushati: ‘Krimi zgjedhor’ dhe korrupsioni në vend e pengojnë Ramën që të hapë kapitullin e parë

20:28 : 16/05/2025
AKTUALITET

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Ekstradohen nga Greqia dhe Italia 4 trafikantë droge, ja dënimet ndaj tyre

12:55 : 15/05/2025
AKTUALITET

Rama/ Projekti i inceneratorit është i duhuri, por “më hëngrën dardha pas kurrizit”

21:55 : 09/05/2025
AKTUALITET

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, ekstradohet në Shqipëri italiani Davide Pecorelli

11:27 : 08/05/2025
Para
Foto ilustruese

Aksident në Berat/ Makina përplas biçikletën, 41-vjeçari përfundon në spital

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Gjirokastër/ Kishte një urdhër të SPAK, Policia arreston 32-vjeçarin

13:58 : 17/05/2025

I vodhi çelësat e makinës dhe më pas automjetin, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

13:50 : 17/05/2025

Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS ngushton diferencën

13:27 : 17/05/2025

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com