• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sistemet e pensioneve në Europë – kudo rreziqe

Në vështrim të parë sistemet e pensioneve në Europë janë shumë të ndryshme. Por një gjë ato e kanë të përbashkët: përqindja e lartë e plakjes së popullsisë po bëhet një sfidë e vështirë për të gjitha shtetet.

08:33 : 23/01/2023
në BOTA, LAJMI I FUNDIT

Farid Borsali është rrugës për në lokalin e sindikatave, “Café des Syndicats”. Ai është 56 vjeç dhe punon në fabrikën e prodhimit të automjeteve Peugeot afër Parisit. Në lokal takohen kolegët që duan të dalin në protestë kundër reformës franceze të pensioneve. “Ne bëjmë punë me turne, unojmë natën. Prandaj është e pamundur që të punojmë deri në moshën 64 vjeçare”, thotë Farid. Ai është sindikalist mjaft i  angazhuar. Me të dalin këto ditë në protesta më shumë se 1 milionë francezë.

Punë deri në moshën 64 vjeç, në vend të daljes në pension me 62 si dikur, – këtë e parashikon reforma, që sindikatat franceze nuk duan ta pranojnë. Në Gjermania po rritet mosha e pensionit deri në 2030 në moshën 67 vjeçare. E për francezët mosha 64 vjeç është e papërfytyrueshme? Ajo që për francezët duket tmerr, është ëndërr për gjermanët.

Frankreich | Protest gegen Rentenreform in Paris
Protesta në Paris kundër reformës së pensioneve, 19 janar 2023

Sisteme të ndryshme, hall i përbashkët

Sipas ekspertes për pensionet, Monika Queisser nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim, OCED sistemet e pensioneve janë shumë të ndryshme. Por një gjë ato e kanë të përbashkët. “Së pari ka rënë përqindja e lindjeve dhe e dyta është rritur jetëgjatësia. E tani duhet parë, se si duhet të veprojmë me këtë barrë shtesë, si mund ta shpëndajmë mes shumë supeve të fortë që të mos rëndohen vetëm të rinjtë. Por kjo duhet të jetë e financueshme. “Krahasimi europian i pensioneve ka të metat e veta. Shumë krahasime nuk janë të sakta, por për një këndvështrim të përgjithshëm ai mund të bëhet. Tre kritere kanë rëndësi: shpenzimet publike për to, sa i shtrenjtë është një sistem i tillë? Sa pension merr, dhe kur del në pension?

Lexo edhe:

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

Vala e të nxehtit në Europë, dy viktima në Itali

Symbolbild | Frauen und Geldanlage
Ka pensionistë që ende punojnë për të plotësuar pensionin e ulët

Holandezët punojnë më gjatë. Pensioni shtetëror tek ta fillon me 66 vjeç. Megjithatë shumica ndal më herët së punuari, aty tek mosha 63. Edhe shumë gjermanët aktualisht ndalin së punuari rreth moshës 63 vjeç. Aktualisht kufiri shtetëror është me 64 vjeç, dhe po rritet vit pas viti. Italianët mesatarisht dalin në pension rreth moshës 63 vjeç, grekët me 60, francezet me rreth 61 vjeç.

Por për shkak të kontratave të ndryshme të punës dhe degëve të caktuara mund të ketë dallime të mëdha. Mosha reale dhe e zakonshme për daljen në pension nuk kanë ndonjë dallim të madh, e shumë vende po e rrisin gradualisht moshën e daljes në pension në vitet e ardhshme. Në Francë ajo është ende e ulët, por edhe aty duhet të kesh paguar rreth 45 vite kontribute pensioni për të dalë në moshën 62 vjeç në pension.

Sa përqind merret nga rroga në pension?

Sa pension marrin në fund pensionistët në BE? Ekspertët e OECD-së, bëjnë krahasimin me përqindjen e rrogës neto të fundit. Holandezët mund të dalin në pension me 89% të rrogës neto të fundit. Grekët me 84% të saj. Francezët me 74%. Pensionistët gjermanë dalin me pak më shumë se gjysma e rrogës neto të fundit. Lituanezët marrin më pak.

Monika Queisser nga OECD mendon se “nëse vendos kriterin e ‘pensionit më të mirë’, atëherë sigurisht që ka disa vende europiane jugore që ende paguajnë përqindje më të larta.” Janë këto vende që për krahasim japin një përqindje të madhe të kapacitetit të tyre ekonomik për pensionet. Para që mungon diku tjetër. Italia dhe Greqia japin 16% të vëllimit ekonomik për pensionet. Franca 13,4%. Gjermania 10.4%. Kurse Holanda përkundër kësaj jep 5%, irlandezët 3%. Megjithatë në Holandë kush banon apo punon në vend nga mosha 15 vjeç merr një pension minimal 1218 euro. Disa degë janë të detyruara të japin pensione pune. Por edhe në Holandë po rritet mosha e pensionit.

Spanien Erste Urlauber auf Mallorca eingetroffen
Jo të gjithë pensionistët gjermanë mund të bëjnë sa herë të duan pushime në Majorka

Plakje e popullsisë në Gjermani

Sisteme të përziera të sistemeve të pensioneve të financuara nga disa shtylla -private dhe të punëdhënësit si në Holandë ka edhe në Danimarkë apo Suedi, shprehet Queisser. Edhe sistemi gjerman nuk është i keq, sipas ekspertes, “por Gjermania përballet me një plakje të madhe”. Në Francë gjendja ka qenë ndryshe për një kohë të gjatë, nevoja për reforma u bë e madhe tani që gjendja është bërë e vështirë. Por Farid dhe më shumë se 1 milionë protestues nuk duan të ndalen. “2 vite më shumë punë do të thotë 2 vite më pak jetë”, thërret Farid. Franca do të përballet me protesta edhe më të mëdha.

/DW

Etiketa: europepensionesistemet e pensioneve

Lajme të lidhura

BOTA

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025
BOTA

Vala e të nxehtit në Europë, dy viktima në Itali

13:19 : 01/07/2025
BOTA

I nxehti në Europë/ Është vetëm vala e parë, temperaturat deri në 10 °C mbi mesataren

19:36 : 30/06/2025
AKTUALITET

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025
SPORT

Katër të dëmtuar te Partizani, vendosen në dyshim për Europën

15:35 : 25/06/2025
BOTA

Stërvitja e fundit në Europë, vendi ku NATO përgatitet për skenarin më të keq

17:04 : 20/06/2025
Para

Si mund të ngadalësohet inflacioni në Kosovë?

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 3 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 02/07/2025

U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali

22:55 : 02/07/2025

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ja çfarë thonë ekspertët

22:52 : 02/07/2025

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Djegin plehrat, kryebashkiaku karagjoz thotë se u ndez nga vapa

22:41 : 02/07/2025

Atalanta blen sulmues në Premier League, prezantohet 23-vjeçari ganez

22:41 : 02/07/2025

Takimi me Osmanin për konstituimin e Parlamentit, Kurti: Ka pak shpresë

22:26 : 02/07/2025

Si favorizoi Ligji për Investimet Strategjike një dorë biznesmenësh vendas

22:26 : 02/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com