• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza më e madhe ushqimore që nga Lufta e II Botërore

Në Berlin po zhvillohet Java e Gjelbër, pikërisht në kohën e krizës më të madhe ushqimore në botë, e ashpërsuar pas fillimit të luftës në Ukrainë. Ekspertët e politika paraqesin një gjendje dramatike.

09:05 : 23/01/2023
në AKTUALITET, BOTA

Në panairin më të madh ushqimor në botë, Javën e Gjelbër në Berlin kanë ardhur për prezantim 1400 ekspozues nga 60 vende. Kudo aroma dhe gatime, mijëra njerëz shëtisin duke u përtypur. Por ka edhe një anë tjetër të këtij panairi. Në sallën e konferencavë u mblodhën në fundjavë 2000 përfaqësues nga e gjithë bota, ekonomia, shkenca, shoqëria civile dhe politika, 64 ministra bujqësie me ftesë të Ministrit gjerman të Bujqësisë në konferencën “Global Forum for Food and Agricultur”e (GFFA) për të diskutuar mbi të kundërtën e asaj që shikon në hollet e mëdha të panairit – urinë në botë.

Deutschland Internationale Grüne Woche 2023 in Berlin | Polnische Spezialitäten
Në Javën e Gjelbër ka ushqim me bollëk, 282 milionë vetë në botë nuk ushqehen sa duhet

Dy milliardë njerëz nuk ushqehen mjaftueshëm

“Të transformohen sistemet e ushqimit, një përgjigje ndaj multikrizave” -ishte tema e konferencës. “Krizat ndikojnë e forcojnë njëra-tjetrën”, konstaton ministri gjerman i Bujqësisë Cem Özdemir (Të Gjelbrit). Lufta përshpejton spiralen në rënie, që është në rrotullim të shpejtë edhe si pasojë e krizës së klimës dhe shuarjes së llojeve. “Dy miliardë njerëz në planetin tonë nuk kanë qasje të mjaftueshme, qasje të sigurtë në vazhdimësi tek ushqimi.”

Numri i njerëzve të uritur në botë është rritur në tre vitet e fundit nga 150 milionë në 823 milionë. Gjysma e tyre jeton në Azi dhe Afrikë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 282 milionë njerëz nuk janë të ushqyer sa duhet. Objektivi i OKB-së që t’i japë fund urisë në botë për shumicën e këtyre njerëzve deri në vitin 2023 duket shumë larg që të arrihet. Pa sukses kanë qenë edhe përpjekjet e deritanishme për mosprekjen e sistemeve globale të ushqimit nga krizat. Komisarja për Bujqësinë e Unionit Afrikan, Josefa Sacko thotë se 38 vende në kontinentin afrikan janë të varura nga importet e ushqimit. “Që para pandemisë COVID-19 ne kishim probleme me konfliktet, terrorizmin, me ndryshimin e klimës”, thotë Sacko. “Kjo pengonte çdo progres në lidhje me ushqimin e popullatës sonë. Por pastaj erdhën pandemia dhe konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.”

Lexo edhe:

“8 apo 9 Maj, betejë mes vlerave perëndimore dhe krimeve Putiniste”!

Një raketë e lëshuar nga Jemeni bie pranë aeroportit kryesor të Izraelit

Afrika I Hunger und Unterernährung in Somalia
38 vende afrikane janë të varura nga importimi i ushqimeve

“Dy ciklonë me përmbytje sidomos në jug të vendit e prekën shumë Malauin në vitin 2022 thotë Samuel Dalitso Kawale, ministër për Bujqësinë i Malauit, një vend shumë i varur nga ndihma e huaj. “Tokat tona nuk janë të mira”, por në të ardhmen sipas ministrit, për shkak të ndikimit të ndryshimit klimës do të prodhohet gjithnjë e më pak në vend.”

Më pak tokë në dispozicion, më shumë njerëz të urritur

Edhe ministri agrar i Bangladeshit, Abdur Razzaque raporton për probleme jo vetëm me përmbytjen, thatësirën por edhe për kriposjen e tokave. 60% e tokës nuk është më pjellore, thotë ai, edhe për shkak të mbjelljes intensive. Në një kohë që ne duhej të dyfishonim prodhimin që të ushqejmë popullsinë në Bangladesh. “Jemi para sfidave të mëdha”, konkludon Razzaque.

Gjendja e krizës në të cilën ndodhet bota nuk do të ndryshojë kaq shpejt, thotë Jason Clay nga organizata World Wildlife Fund (WWF), që trajton pasojat e prodhimit global të ushqimit. Madje pritet edhe keqësime. “Veç kësaj, nëse shohim parashikimet, deri në 1,5 miliardë vetë do të bëhen refugjatë për shkak të ndryshimit të klimës.”

Cem Özdemir | Bundesminister für Ernährung und Landwirtschaft
Ministri i Bujqësisë, Cem Özdemir

Bota kërcënon të ketë krizën më të madhe ushqimore që nga Lufta e Dytë Botërore, thekson ministri gjerman i bujqësisë, Cem Özdemir. “Tek e vërteta bën pjesë, se deri në vitin 2030 kemi 8 të korra. Nëse premtimi i OKB që të mposhtë urinë nuk është thjesht një fjalë goje atëherë duhet të bashkësia ndërkombëtare të angazhohet të bëjë domosdoshmërisht diçka.”

Ajo që mungon është një koncept i koordinuar botëror, kritikon raportuesi i posaçëm i OKB për të drejtën e ushqimit, Michael Fakhri. Problemet më të mëdha janë kriza e borxheve dhe stanjacioni prej dekadash në sistemin e tregtisë botërore. “Nuk durohet që një numër i vogël vendesh të fuqishme ta bllokojnë aftësinë për koordinim ndërkombëtar dhe bashkëpunim.”

Para të shpenzuara gabimisht

800 miliardë dollarë japin qeveritë në botë për të subvencionuar ekonominë bujqësore. Subvencionet janë gjëja e duhur dhe të rëndësishme thotë zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Zhvillimin e Qëndrueshëm, Jürgen Vögele. Por 80% e fondeve shprenzohen gabimisht për plehra kimikë, pesticide dhe farëra, që vijnë nga koncernët ndërkombëtare. “Subvencionet nuk përdoren për luftën kundër ndryshimit të klimës dhe ngritjen e një ekonomie bujqësore të fortë ndaj krizave.”

Saatgut in Äthiopien , Biospritproduktion, Landraub, Nahrungsmittelkrise, Nothilfe

Edhe ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir e pranon se në të shkuarën janë bërë gabime. Për shembull eksporti i produkteve bujqësore në Afrikë. “Ne jemi krenarë për ekonominë e fortë bujqësore europiane. Por tek e vërteta bën pjesë edhe kontriibuti ynë që në pjesë të afrikës tregjet vendase si ai për pularinë, qumështin nuk kanë më shanse, sepse perspektivat ekonomike janë shkatërruar.

Kush e ka seriozisht me sigurinë e ushqimit duhet të forcojë tregjet vendase në Afrikë dhe të mbështesë vetëfurnizimin. Ndoshta në të ardhmen qëllimi duhet të jetë të ndërtohen rezerva drithërash në vend që të dërgohen thasë me drithëra, u shpreh Özdemir në konferencë në Berlin.

Gjermania dhe BE duhet të jenë më prezentë në Afrikë në të ardhmen, tha Özdemir. “Ne nuk duhet t’ua lëmë fushën shteteve autoritare, që janë aty aktive dhe përmes investimeve të tyre krijojnë varësi të reja.” Özdemir nënshkroi në Berlin edhe një Marrëveshje Partneriteti Bujqësor me Unionin Afrikan, në të cilën Gjermania do të ofrojë ndihma për ndryshimin ekologjik të ekonomisë bujqësore dhe tranformimin e sistemeve ushqimore./DW

Etiketa: infalcionkrize ushqimorelufteministri gjerman i Bujqësisë Cem Özdemir

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

“8 apo 9 Maj, betejë mes vlerave perëndimore dhe krimeve Putiniste”!

16:52 : 08/05/2025
BOTA

Një raketë e lëshuar nga Jemeni bie pranë aeroportit kryesor të Izraelit

14:19 : 04/05/2025
BOTA

Paralajmëron Rusia: Nëse na prekni më 9 maj, Kievi mund të mos jetë më të nesërmen

17:38 : 03/05/2025
BOTA

Shefi i OKB-së ‘dënon’ sulmet izraelite që shkelin sovranitetin e Sirisë

09:46 : 03/05/2025
BOTA

Analiza e REL: Pse tregtia BE-Ukraina ka rrezik të bëhet më pak e lirë?

20:42 : 02/05/2025
BOTA

“Grumbulloni ushqime sa më shumë të mundeni”, prag lufte mes 2 fuqive bërthamore

12:01 : 02/05/2025
Para

Ndryshime në policinë e Korçës, lëvizin dy shefa komisariatesh

TË GJITHA

Screenshot

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

20:00 : 12/05/2025

Çfarë do t’i ndodhte trupit tuaj nëse do të flinit më pak se gjashtë orë?

19:55 : 12/05/2025

“Është një turp”, ish-lojtari i Real Madrid kundër Vinicius: Hiqeni nga fusha

19:48 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit

19:34 : 12/05/2025

Mbyllet procesi i numërimit në Ishëm, fiton Partia Socialiste

19:28 : 12/05/2025

VIDEO/ PSD fiton Vaun e Dejës, PS forcë e tretë! Rama kërcënoi kryebashkiakun: Mos luaj me dy porta

19:20 : 12/05/2025

Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Pojskës, kë votuan të dënuarat

19:20 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com