• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmenduri/ Mes acarit dhe dallgëve, 10 gomone me 380 emigrantë kaluan sot Kanalin Anglez

20:27 : 22/01/2023
në AKTUALITET, BOTA, LAJMI I FUNDIT

Ligji i ri për emigracionin dhe azilkërkuesit që qeveria e Rishi Sunak ka nisur të aplikojë në Britaninë e Madhe duket se nuk do t’i garantojë vendit “frymëmarrjen” që pritej në lidhje me problematikën e emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez me gomone.

Të paktën këtë të lë të kuptosh shifra prej 380 personash që kanë kaluar sot Kanalin Anglez me 10 gomone, në atë që sipas zyrtarëve britanike parashikohet të jetë dita më e ngarkuar e kalimeve të paligjshme të emigrantëve për vitin 2023.

Një burim i GB News tha se disa gomone të tjera raportohet se janë nisur këtë mëngjes, por nuk kanë arritur ende në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.

Moti i keq i vazhdueshëm ka penguar kryesisht këto mjete lundruese që të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm për më shumë se një muaj, por ngrohja e motit që nisi prej të shtunës mbrëma i lejoi bandat kriminale të kontrabandës së njerëzve në Francë të nisnin valën e parë të emigrantëve me gomone.

Sipas GB Neës shumica e gomoneve janë nisur nga një zonë rreth Gravelines, pranë Dunkirk, rajon ky që u kthye në verë në një kamp gjigand emigrantësh, mes të cilëve qëndruan edhe mijëra shqiptarë që ndërmorën realizimin e kalimit të rrezikshëm të “La Mansh-it”.

Lexo edhe:

“Paguaj 3000 £ me ne dhe nuk vdes”, shqiptarët nisin pazarin në Tik Tok pas mbytjes së anijes me emigrantë

Me gomone drejt Anglisë! Torturat dhe sakrificat e fëmijëve shqiptarë për një të ardhme më të mirë

Gomonet kanë qenë të monitoruara nga anije të marinës franceze, të cilat kanë një politikë për të mos ndërhyrë për të kapur inflatablet sapo të futen në ujë. Autoritetet franceze ndërhyjnë vetëm nëse varkat e vogla hasin në vështirësi përpara se të arrijnë në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.

Një burim i GB News tha se gomonia e parë hyri në ujë në Gravelines rreth orës 19:30 të së shtunës dhe arriti në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar rreth mesnatës.

Anija Vullnetare e Forcave Kufitare mori grupin e parë prej rreth 40 personash në qendrën e përpunimit në Dover, duke mbërritur pak pas orës 1 të mëngjesit.

Ata ishin emigrantët e parë që kaluan Kanalin që nga e marta e kaluar, kur 106 persona u shpëtuan nga dy gomone në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.

Autoritetet janë të përgatitura për mundësinë që mijëra njerëz mund të tentojnë kalimin në ditët në vijim, pasi moti më i qetë pritet të zgjasë deri të mërkurën.

Operacionet e sotme në Kanal kanë përfshirë tre catamaran të Forcave Kufitare, dy varka shpëtimi RNLI dhe një aeroplan të rojes bregdetare, së bashku me një tjetër avion mbikëqyrës ushtarak britanik.

Tre anije detare franceze janë përfshirë gjithashtu në shoqërimin e gomoneve teksa ato ishin nisur për në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.

Mbërritja e rreth 300 personave me 10 varka të vogla deri më tani sot e çon numrin total të atyre që kanë kaluar që nga nisja e vitit të ri në rreth 450, ndërsa vitin e kaluar, një numër rekord prej 45,756 emigrantësh kaluan Kanalin Anglez.

Burimet i kanë thënë GB Neës se zyrtarët e Home Office po planifikojnë mundësinë që numri i kalimeve të dyfishohet këtë vit.

Etiketa: emigrantet me gomoneshqiptaret ne Angli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Paguaj 3000 £ me ne dhe nuk vdes”, shqiptarët nisin pazarin në Tik Tok pas mbytjes së anijes me emigrantë

09:40 : 13/08/2023
AKTUALITET

Me gomone drejt Anglisë! Torturat dhe sakrificat e fëmijëve shqiptarë për një të ardhme më të mirë

17:18 : 11/05/2023
AKTUALITET

Trafikonte emigrantë drejt Anglisë, 49-vjeçari shqiptar rrezikon 6 vite burg në Belgjikë

15:01 : 04/05/2023
AKTUALITET

Shqiptari i dënuar për vrasje fitoi anonimitetin pasi kërkoi azil, “çmenden” britanikët

08:47 : 10/04/2023
AKTUALITET

Rama-Sunak bëjnë shqiptarët të “parkojnë” gomonet, rrugë të reja për të hyrë në Angli

20:22 : 02/04/2023
AKTUALITET

FOTO/ Gjokutaj nxjerr provën: Çuçi firmosi deportimin e shqiptarëve nga Britania!

22:22 : 25/03/2023
Para

La Liga/ Mjafton një gol, Barcelona likuidon Getafen në “Camp Nou”

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com