• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Reciprociteti i targave/ Kosova akuzon Serbinë për shkelje të marrëveshjes

13:40 : 19/01/2023
në RAJONI

Lexo edhe:

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

Çështja e targave rikthen përplasjen mes Kosovës dhe Serbisë. Autoritet në Prishtinë akuzojnë Beogradin se ka shkelur marrëveshjen e arritur në nëntor në Bruksel, sipas të cilës Serbia u pajtua për të mos lëshuar më targa të reja të paligjshme dhe Kosova pranoi të hiqte dorë nga masat ndëshkimore për drejtuesit e automjeteve me targa të tilla.

Por ministri i brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, tha se policia kufitare ka regjistruar automjete me targat ilegale “KM”, të ri-regjistruara në muajin dhjetor të vitit 2022.

Svelca paralajmëroi se Kosova nuk do të lejojë hyrjen dhe qarkullimin e veturave me targa të tilla.

Bazuar në dakordimin mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në muajin nëntor 2022, Serbia është pajtuar që të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe ri-regjistrimin e atyre ekzistuese. Duke u bazuar në rastet që janë paraqitur në pikat tona kufitare, Serbia ka shkelur në tërësi këtë dakordim.

Në respektim të legjislacionit tonë dhe dakordimit të arritur në Bruksel​, Policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e këtyre veturave në territorin e Republikës së Kosovës. Më herët të mërkurën zyrtarë serbë akuzuan Kosovën se po përpiqet të nxisë tensione të reja duke mos lejuar hyrjen e makinave më targa të lëshuara nga Serbia.

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Perkoviç, tha se një masë e tillë tregon “nëpërkëmbje të marrëveshjes se arritur ne Bruksel, pas një krize të rëndë që kërcënoi paqen në Kosovë”.

Dakordësimi i arritur në 23 nëntor, pasi serbët lokalë u tërhoqën nga institucionet vendase, u interpretua ndryshe nga Prishtina dhe ndryshe nga Beogradi. Kryenegociatori serb, Petkovic tha në atë kohë se pronarët e automjeteve me targat e lëshuara nga Serbia nuk duhet të kenë më frikë dhe mund të zgjasin vlefshmërinë e targave. Ajo që do të ndalohej sipas tij, ishte lëshimi i targave fizike tërësisht të reja. Sakaq, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi tha se “Serbia do të ndalojë regjistrimin dhe ri-regjistrimin e makinave ndërsa Kosova do të ndalojë së shqiptuari gjoba dhe qortime”.
Etiketa: kosovereciprocitetSerbitarga

Lajme të lidhura

RAJONI

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

16:26 : 16/11/2025
RAJONI

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025
BOTA

Serbia në krizë nafte, pritet rritje e çmimit të karburantit

15:19 : 15/11/2025
RAJONI

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

18:11 : 14/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
RAJONI

DW: Kosova ende në udhëkryq

15:27 : 13/11/2025
Para
Foto ilustruese

Autorë të disa vjedhjeve, identifikohen dy hajdutët e Beratit (EMRAT)

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com