• Kontakt
Friday, March 31, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi BOTA

Dokumentet sekrete, Shtëpia e Bardhë akuzon republikanët për hipokrizi

08:33 : 18/01/2023
në BOTA
Dokumentet sekrete, Shtëpia e Bardhë akuzon republikanët për hipokrizi

Shtëpia e Bardhë tha të martën se do t’i përgjigjet në mënyrën e duhur e me ndershmëri, pyetjeve të ligjvënësve mbi dokumentet e klasifikuara që u gjetën në shtëpinë dhe ish-zyrën e presidentit Joe Biden, ndërsa akuzoi republikanët për hipokrizi mbi mënyrën se si po e trajtojnë këtë çështje.

Të shtunën, një këshilltar ligjor i presidentit demokrat njoftoi se në shtëpinë e zotit Biden në Uilmington të shtetit Delauer, ishin gjetur edhe pesë dokumente të tjera, të shënjuara si sekrete. Ai tha se ato i ishin dorëzuan menjëherë zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë.

Këshilltarët ligjorë të presidentit patën gjetur edhe më parë dokumente të klasifikuara në shtëpinë e tij dhe në një institut kërkimor në Uashington, që shërbente si zyrë për zotin Biden, pas largimit nga detyra e nënpresidentit në administratën Obama. Për të hetuar mbi këtë çështje Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland ka emëruar një prokuror të posaçëm.

Shtëpia e Bardhë ka qenë kryesisht në pozita mbrojtëse që prej momentit që çështja u publikua në shtyp. Publiku mësoi rreth saj vetëm në janar, megjithëse këshilltarët ligjorë të presidentit Biden, i kishin zbuluar dokumentet e para sekrete në fillim të nëntorit, përpara zgjedhjeve për Kongresin, përcaktuese mbi kontrollin e organit legjislativ. Kjo gjë ka nxitur kritika nga republikanët.

Lexo edhe:

Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga SHBA-ja

Luftëanija amerikane në brigjet e Kinës, Pekini: SHBA do mbajë përgjegjësi!

Një prokuror i posaçëm po heton gjithashtu trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga ish-presidenti Trump, të cilat u gjetën në rezidencën e tij në Florida, pas përfundimi të mandatit në Shtëpinë e Bardhë.

Të martën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ian Sams, u përpoq të krahasonte çështjen e dokumenteve sekrete të zotit Biden, me dramën e zgjatur që çoi në zgjedhjen e udhëheqësit republikan Kevin McCarthy, në detyrën e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në fillim të këtij muaji.

“Ata po shtiren si të zemëruar rreth zbulimeve dhe mbi transparencën, e nga ana tjetër nuk i kërkojnë kryetarit të tyre të publikojë marrëveshjet sekrete që ai bëri për të marrë mbështetje nga anëtarët e grupit të tij, grupit të partisë së tij, ekstremit të djathtë, MAGA-s“, u tha zoti Sams gazetarëve, duke iu referuar sloganit të ish-presidentit Donald Trump “Make America Great Again”, “Ta bëjmë Amerikën sërish madhështore”.

“Ne po mësojmë pak nga pak, lëshimet që ai ka bërë në këto negociata dhe ndikimin serioz që ato do të kenë tek publiku amerikan“, tha zoti Sams.

Për të marrë detyrën e kryetarit, zoti McCarthy bëri lëshime të mëdha, duke përfshirë vendosjen e një rregulli që do t’i jepte secilit prej 435 anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të drejtën për të kërkuar në çdo kohë, një votim për shkarkimin nga detyra të kryetarit.

Zoti McCarthy ka thënë se nevojiten më shumë të dhëna lidhur me dokumentet që posedonte zoti Biden, si dhe nëse ai ka ende të tjera.

Konferenca për shtyp e zotit Sams u duk se ishte planifikuar pjesërisht si një kundërpërgjigje mes kritikave dhe pikëpyetjeve të ngritura nga republikanët lidhur me kohën e informimit të publikut mbi dokumentet sekrete.

Zoti Sams tha se njoftimet mbi këtë çështje gjatë një hetimi të Departamentit të Drejtësisë paraqesin rreziqe dhe se përgjigjet në këto raste mund të jenë të paplota. Ai tha se disa pyetje mund të mos marrin përgjigje derisa të përfundojë hetimi nga prokurori i posaçëm.

“Ne e kuptojmë se ka një tension mes nevojës për të qenë bashkëpunues me një hetim të vazhdueshëm të departamentit dhe kërkesave të drejta për informacion shtesë. Ndaj po përpiqemi të ruajmë këtë ekuilibër“, tha zoti Sams.

I pyetur nëse ishte Departamenti i Drejtësisë që kishte kërkuar Shtëpisë së Bardhë që të mos bënte publike të dhëna specifike, zoti Sams tha se nuk do të fliste mbi këtë çështje.

Zoti Sams tha gjithashtu se Shtëpia e Bardhë po shqyrtonte disa letra që kishte marrë nga komisioni Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve i udhëhequr nga republikanët dhe se do t’u përgjigjej atyre në kohën e duhur.

“Angazhimi ynë është të punojmë në mirëbesim me Kongresin. Kur ata bëjnë një kërkesë, ne do të veprojmë në mënyrën e duhur e me ndershmëri“, tha ai. “Presim që dhe anëtarët e Kongresit të kenë të njëjtën qasje“, tha ai.

Javën e kaluar zoti Biden u pyet nga një gazetar se sa vendim i mençur ishte ruajtja e materialeve të rëndësishëm pranë makinës së tij sportive “Corvette”. Ai vuri në dukje se si makina ashtu edhe dokumentet ndodheshin brenda në garazh, të mbyllura.

Shtëpia e Bardhë përsëriti të martën angazhimin e zotit Biden për të bashkëpunuar me Departamentit të Drejtësisë.

Zoti Sams kritikoi republikanët për qëndrime kontradiktore lidhur me dokumentet sekrete, kur bëhet fjalë për zotin Trump.

“Këta janë të njëjtët republikanë që nuk pipëtinë, në lidhje me trajtimin e materialeve të klasifikuara nga zoti Trump”, tha zoti Sams. “Edhe kur flisnin, ata vetëm e mbronin atë”, shtoi ai më tej./VOA

Etiketa: dokumente sekreteJoe BidenSHBAShtepia e Bardhe

Lajme të lidhura

Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga SHBA-ja
BOTA

Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga SHBA-ja

21:30 : 30/03/2023
Luftëanija amerikane në brigjet e Kinës, Pekini: SHBA do mbajë përgjegjësi!
BOTA

Luftëanija amerikane në brigjet e Kinës, Pekini: SHBA do mbajë përgjegjësi!

18:11 : 30/03/2023
Nga “s’kam lidhje, në e takova”/ Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI “çorodit” Ramën, e mohon edhe si mik
AKTUALITET

Gjykata fundos McGonical/ Rëndohen akuzat, Juria kërkon konfiskimin e pronave

11:41 : 30/03/2023
Rrëzohen dy helikopterë të ushtrisë amerikane, dyshohet për 9 të vdekur
BOTA

Rrëzohen dy helikopterë të ushtrisë amerikane, dyshohet për 9 të vdekur

08:18 : 30/03/2023
EMRI/ Dhunoi ish-të dashurën, përfundon arratia për 42-vjeçarin
AKTUALITET

Kalimi drejt Anglisë dhe SHBA-ve me pasaporta false, arrestohet në Tiranë i kërkuari

13:11 : 29/03/2023
SHBA i përgjigjet Rusisë: Nuk do t’i japim të dhëna për forcën tonë bërthamore
BOTA

SHBA i përgjigjet Rusisë: Nuk do t’i japim të dhëna për forcën tonë bërthamore

23:10 : 28/03/2023
Para
Luizi i bën surprizën e veçantë Kiarës për ditëlindje/ VIDEO

Luizi i bën surprizën e veçantë Kiarës për ditëlindje/ VIDEO



TË GJITHA

Berisha: Rama do të behet miliarder si arabi, po mban peng Portin e Durrësit

Berisha: Rama do të behet miliarder si arabi, po mban peng Portin e Durrësit

20:12 : 31/03/2023
Zef Hila për Vaun e Dejës, Berisha: Bashkia ka potencial turizmin, t’a zhvillojmë!

Zef Hila për Vaun e Dejës, Berisha: Bashkia ka potencial turizmin, t’a zhvillojmë!

19:59 : 31/03/2023
U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi (EMRI)

U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi (EMRI)

19:49 : 31/03/2023
Irini Qirjako rrëfen momentet më të vështira të jetës

Irini Qirjako rrëfen momentet më të vështira të jetës

19:41 : 31/03/2023
Në radhë për bukën e gojës, 11 viktima nga shtyrja e turmës

Në radhë për bukën e gojës, 11 viktima nga shtyrja e turmës

19:34 : 31/03/2023

Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra

19:30 : 31/03/2023
Për të qenë të lumtur ju duhen vetëm 8 minuta

Për të qenë të lumtur ju duhen vetëm 8 minuta

19:25 : 31/03/2023




RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com