• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD denoncon Ministren e Arsimit: Janë zhdukur platforma digjitale me vlerë mln euro

15:14 : 17/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar Ministrinë e Arsimit, për zhdukjen e dy platformave dixhitale me vlerë miliona euro dhe përurimin e një tjetre që kushtoi 8 milionë euro.

Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e departamentit të arsimit të lartë, shkencës dhe inovacionit, Lili Sula, tha se ministrja Evis Kushi nuk tha asgjë për sistemin e-learning –”një investim prej 3.5 milionë euro të qeverisë austriake që nuk dihet ku është zhdukur, dhe as për sistemin Sokrates të përuruar më 2015, por përuroi një sistem tjetër me vlerë 8 mil euro”.

Deklarata e plotë:

Ministrja e arsimit dhe sportit, znj. Kushi, në analizën e vitit 2022 propagandoi me shumë entuziazëm, duke shkelur detyrimin ligjor që përcakton se analiza vjetore bazohet në një raport të hollësishëm të performancës, që certifikohet dhe publikohet.
Ministrja nuk foli asnjë fjalë për shpopullimin dhe dëbimin e të rinjve, as për mbylljen e qindra shkollave të sistemit parauniversitar dhe dhjetëra programeve të studimeve të larta.
– Këtë vit shkollor, në arsimin e mesëm janë regjistruar 30 % më pak nxënës se vitin shkollor 2020-2021
– dhe disa mijëra studentë më pak në arsimin e lartë në krahasim me vitin e kaluar
– Ministrja nuk na tha gjë për klasat kolektive nga klasa 6-9, nxënësit e të cilave janë të pashkolluar. Në Shqipëri ka pasur klasa kolektive vetëm për ciklin fillor, por jo për kl 6-9 sic po ndodh këto vite gjë që ka rritur mjaft analfabetizmin funksional në vend.

– Znj Kushi trumbetoi 100 smart lab ndërkohë që në shkollat publike në kryeqytet me 700-800 nxënës, nxënësit mund të shkojnë në laborator për ta vizituar vetëm 1 herë gjatë vitit shkollor, sepse nuk bëhet fjalë për ta përdorur atë. Ky është raporti i nxënësve në kryeqytet me smart labet e shumë më keq në zona rurale, ku as që mund të bëhet fjalë për smart lab.

Lexo edhe:

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

– Znj. Kushi trumbetoi si arritje të madhe sistemin SIMP me vlerë 8 mln euro dhe gënjeu nxënësit, mësuesit, prindërit dhe qytetarët, pasi nuk na tha asgjë për sistemin e-learning –një investim prej 3.5 milionë euro të qeverisë austriake më 2014 që nuk dihet ku është zhdukur , gjithashut nuk tha asgjë për sistemin Sokrates të përuruar nga ministrja znj. Nikolla më 2015.

– Para se të përuronte sistemin SIMP me vlerë 8 mil euro, znj. Kushi duhet t`i bënte qartë qytetarëve ku janë zhdukur dy sistemet e tjera me vlerë miliona euro, të cilat sic tregoi dhe periudha e pandemisë nuk kanë funksionuar ndonjë ditë.
Kushi i ministrisë duhet të pranojë dështimin e Ligji 80/2015

Çdo ligj hyn në fuqi për 9-12 muaj, ndërkohë që jemi në vitin e 8 nga miratimi i ligjit dhe ende veprimtari të rëndësishme të universiteteve, si buxhetimi i tyre vijojnë me ligjin e 2007.
– Kërkimi shkencor nuk është prioritet i kësaj qeveria sa kohë që buxheti me të cilin e mbështet qeveria shkencën në vend është 0.027 % e PBB pra shumë më pak se Maqedonia, Mali i Zi.

– Ndërkombëtarizimi i universiteteve në nivel rajonal e ndërkombëtar nuk është prioritet i kësaj qeverie sa kohë financimi i arsimit të lartë publik është në nivele shumë të ulëta krahasuar me mesataren e vendeve të BE-së. Për vitin 2023 buxheti i shtetit për arsimin e lartë është vetëm 0.53% e PBB, ndaj universitetet tona janë në në një nivel me universitetet e vendeve më të prapambetura të Afrikës.

-Kredia studentore nuk është prioritet i ministrisë, sepse Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë që duhet ti sigurojë ato , për turpin ne kësaj qeverie, është ngritur në vitin e 8 të hyrjes në fuqi të ligjit e nuk kryen asnjë funksion.
KUSHI gënjen teksa shprehet me vendosmëri se IALPP nuk janë fondacione, ndërkohë që në VKM 741, institucionet e arsimit të lartë themelohen si fondacione. (Pika 2 germa b) dhe këto universitete do bazojnë veprimtarinë e tyre në statutin e fondacionit , pika 3/b.

Znj. Kushi gënjen teksa shprehet se paga e stafeve akademike është rritur me 15 % ndërkohë që dihet se qeveria e rriti vetëm ë. Është e turpshme Z. Kushi që merreni me punët e dyta dhe të treta të stafeve akademike.

Pikërisht punët e dyta të pedagogëve, duhet të ishin shqetësim i madh për ju për trajtimin financiar që I bën shteti pedagogëve.

– Dhe dy fjalë për “pakon e madhe” qesharake që propagandoi znj. Kushi. Qeveria dhe ju nuk i keni përfshirë dhe nuk i keni mbështetur me asgjë studentët dhe ky është dështimi juaj. Studentët në Kosovë, në vendet e rajonit e në Europë po mbështeten financiarisht ndërsa studentët tanë, 80% e të cilëve jetojnë në Tiranë, përballen me qira banimi sikur të jetojnë në Romë, Berlin dhe me vështirësi të rënda ekonomike.

Analiza e vitit 20220 e ministres se arsimit dhe sportit tregoi dështimet e kësaj qeverie e të ministrisë përgjegjëse për gjithë sistemin arsimor, kapjen peng të arsimit nga politika edhe përmes aplikacione digjitale për të shantazhuar mësuesit me vendet e punës, dëshmoi mungesë transparence dhe propagandë për t`i hedhur hi syve të publikut, ndaj ftojmë qytetarët, stafet akademike, studentët, mësuesit t`i thonë stop keqtrajtimit të tyre dhe të fitojnë dinjitetin profesional e intelektual.

Etiketa: denoncimevis kushiPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër

14:53 : 05/06/2025
AKTUALITET

Kuvendi bosh/ Bardhi dhe Noka përplasen me Spiropalin: Po shkel rregulloren

10:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme

21:20 : 04/06/2025
Para

Robert Aliaj nxjerr zbuluar emisionin e Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës: Kristin e paguan

TË GJITHA

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:28 : 07/06/2025

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

09:24 : 07/06/2025

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com