• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mblidhet sot Forumi Ekonomik Botëror në Davos

Këtë vit në qendër të takimit të Forumit Botëror Ekonomik në Davos janë diskutimet për pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë, krizën energjitike dhe një recesion të mundshëm ekonomik në botë.

08:41 : 17/01/2023
në AKTUALITET, BOTA, EKONOMI

Sot filloi punimet Forumi Ekonomik Botëror, në Davos si gjithmonë para një skene dimërore të mbuluar me borë. Lufta në Ukrainë dhe pasojat në ekonomi do të sundojnë edhe këtë herë takimin në alpet zvicerane.

Në Davos vijnë krerë politikë nga e gjithë bota, liderë të ekonomisë, figura të njohura dhe aktivistë të klimës. Ky forum zhvillohet në një kohë kur ekonomia botërore ndodhet nën presion të madh për shkak të inflacionit të lartë, krizës së energjisë, ndërprerjeve të zinxhirëve të furnizimit si pasojë e luftës, si edhe rishpërthimit të pandemisë Covis-19 në Kinë. “Krizat ekonomike, ekologjike, sociale dhe gjeopolitike bashkohen dhe krijojnë një të ardhme ekstremisht të pasigurtë dhe të paparashikueshme”, thotë Klaus Schwab, themelues i Forumit Botëror Ekonomik në Davos. “Takimi vjetor në Davos do të ndikojë që përgjegjësit të mos ngecin në mentalitetin e krizës.”

Në takimin 5-ditor që zhvillohet nën moton “Bashkëpunim në një botë të fragmentuar”, priten krerë nga 50 shtete të botës. Mes tyre edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez. Priten edhe presidentë të sapozgjedhur si presidenti koreano-jugor, Yoon Suk-yeol, ai kolumbian, Gustavo Petro dhe presidenti filipinas, Ferdinand Marcon Jr. Nga SHBA vjen  ngarkuari i presidentit Biden për klimën, John Kerry dhe e ngarkuara për tregtinë, Katherine Tai. Nga Rusia nuk ka asnjë pjesëmarrës. Forumi i ndërpreu marrëdhëniet pas sulmit rus mbi Ukrainë.

Takimi i 53-të në Davos zhvillohet para turbulencave të forta të ekonomisë botërore. Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva paralajmëron, se një e treta e të gjitha ekonomive të botës do të mund të bjerë në recesion këtë vit. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë kanë çuar në ngushtica të mëdha të furnizimit me energji. Megjithëse inflacioni në SHBA dhe Europë duket se ka arritur pikën kulmore, ende ai gjendet në një nivel shumë të lartë. Kjo i detyron bankat e bankënotave të ndërmarrin masa të ashpra. Normat e larta të interesit çojnë sërish në kosto të larta rifinancimi në një fazë të stanjacionit ekonomik dhe shtojnë rrezikun e një krize globale të borxheve.

Lexo edhe:

Politizimi i krimit dhe kriminalizimi i ekonomisë

Punë verore, e ardhme e pasigurt

Në një studim të fundit të FMN-së për vlerësimin e rrezikut u vlerësuan si rreziku më i madh  i drejtpërdrejtë kostoja e lartë e jetesës shkaktuar nga pandemia dhe marshimi rus në Ukrainë. Sipas të dhënave ngushticat në furnizimin me energji dhe artikuj ushqimorë mund të zgjasin edhe dy vjet të tjera. Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende deklaroi, se “takimi i Davosit zhvillohet në sfondin e gjendjes më të komplikuar gjeopolitike dhe ekonomike. Ndodhet shumë në lojë për ekonominë botërore, që duhet të shmangë një rececion botëror, ngadalësimin e rritjes ekonomike, inflacionin e lartë dhe borxhet në rritje.” Për herë të parë pas pandemisë, takimi i Davosit zhvillohet në kushte normale si konferencë me prezencë në alpet zvicerane.

/Nga Pandey Ashutosh, DW

Etiketa: ekonomiainflacionilufta ne ukraineMblidhet sot Forumi Ekonomik Botëror në Davos

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Politizimi i krimit dhe kriminalizimi i ekonomisë

12:33 : 18/08/2025
AKTUALITET

Punë verore, e ardhme e pasigurt

09:05 : 16/08/2025
BOTA

Ekonomia e Kinës humbet vrullin ndërsa presionet tregtare rëndojnë

16:46 : 15/08/2025
BOTA

Ekonomia amerikane kalon pritshmëritë, rritet me 3% në tremujorin e dytë

16:42 : 30/07/2025
BOTA

Ekonomia amerikane po lulëzon pavarësisht shqetësimeve së tarifave

16:53 : 28/07/2025
AKTUALITET

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

16:42 : 09/07/2025
Para

Mister fati i të zhdukurit në Mbrostar, rinisin sot kërkimet për 26-vjeçarin

TË GJITHA

Prej 1 shtatorit, manikyri xhel ndalohet në BE dhe Zvicër: Substanca është kancerogjene

18:06 : 26/08/2025

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

17:49 : 26/08/2025

BE dënon sulmet izraelite në Gaza: V*asja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet

17:32 : 26/08/2025

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, kur pritet të nis Kuvendi

17:15 : 26/08/2025

Gazetarja Valerie Zink jep dorëheqjen nga Reuters: Agjencia i shërben Izraelit

17:00 : 26/08/2025

Ndërpritet seanca, Nenad Rashiç nuk siguron votat për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës

16:44 : 26/08/2025

Për pak u përplas me policinë, kapet me kok*inë shqiptari në Itali

16:26 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com