• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dosja 184”, Prokuroria kërkon dënime me kusht për dy nga të pandehurit

Prokuroria e Dibrës kërkoi 3 vite burg të konvertuar në dënim me kusht për 4 vjet për ish-shefin e Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga dhe 2 vjet burg të konvertuar në 3 vjet shërbim prove për ish-administratorin e njësisë Lurë Hasan Hoti, të akuzuar për tjetërsim të votave. Më herët gjykata shpalli fajtorë Drini Gjecin dhe Nuri Medën për të njëjtën dosje.

20:33 : 17/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokurori Urim Buci lexoi të martën pretencën në procesin ndaj dy të akuzuarve për “shpërdorim detyre” me qëllim ndikimin e rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e Peshkopisë në vitin 2016 dhe kërkoi shpalljen fajtorë të tyre.

Buci kërkoi dënimin me 3 vjet burg të konvertuar në 4 vjet shërbim prove për ish-shefin e komisariatit të policisë Peshkopi Robert Aga. Ai kërkoi edhe përjashtimin e Agës nga mbajtja e posteve publike për 2 vjet.

Prokurori kërkoi një masë të ngjashme dënimi edhe për Hasan Hotin, ish-drejtues i njësisë administrative Lurë. Kërkesa e prokurorit është që Hoti të dënohet me 2 vjet burg të konvertuar në 3 vjet shërbim prove dhe 2 vjet përjashtim nga mbajtja e detyrave publike.

Seanca gjyqësore për dy të pandehurit e akuzuar për tjetërsimin e votave në zgjedhjet e pjesshme në Dibër në vitin 2016 u zhvillua në Gjykatën e Dibrës. Fillimisht gjyqtarja Nertila Kape konstatoi mungesën e avokatëve Gentian Rumano dhe Ronald Islami, që duhej të përfaqësonin të pandehurin Robert Aga.  Por me kërkesë të Agës, gjykata pranoi që ata të zëvendësoheshin nga avokati Petrit Ismaili, i cili përfaqësonte në gjykim të pandehurin Hasan Hoti.

Avokati mbrojtës Petrit Ismaili, kërkoi kohë për të paraqitur konkluzionet e mbrojtjes. Gjykata i dha kohë mbrojtjes dhe caktoi seancën e radhës më 31 janar.  Ismaili tha pas seancës se do të kërkonte pafajësi për të pandehurit.

Lexo edhe:

Kreun e Prokurorisë së Dibrës e shkarkoi vetingu, KLP cakton zëvendësuesin e përkohshëm

“Dosja 184”/ Berisha publikon përgjimin: Ulsiu me Ramën, ortakët në krim!

Dosja 184, me përgjime që implikojnë disa persona, përfshi të pandehurit e mësipërm, në manipulimin dhe blerjen e votës në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016 në favor të kandidatit të mbështetur nga Partia Socialiste, u zvarrit mes prokurorive të Dibrës, asaj të Krimeve të Rënda dhe SPAK për gati 5 vjet. Ajo  u dërgua në gjykatë në fund të vitit 2020 vetëm për 4 të pandehur dhe në 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim.

Dosja më pas u nda në dy pjesë, të pandehurit Drini Gjeci dhe Nuri Meda, kërkuan gjykim të shkurtuar. Ata u dënuan në dhjetor 2022 pas dy viteve zvarritje të procesit. Gjeci u dënua me 8 muaj burg të konvertuar në 120 orë punë publike, ndërsa Meda u dënua me 8 muaj burg të konvertuar në 16 muaj dënim me kusht.

Në dosjen e dytë, pretenca e të cilës u lexua këtë të martë, u shqyrtuan akuzat ndaj Robert Agës, ish-komisar i Policisë së Dibrës dhe Hasan Hotit ish-administrator i Lurës.

/Reporter.al/

Etiketa: dosja 184gjykata e dibresProkuroria e Dibres

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kreun e Prokurorisë së Dibrës e shkarkoi vetingu, KLP cakton zëvendësuesin e përkohshëm

14:18 : 27/02/2024
AKTUALITET

“Dosja 184”/ Berisha publikon përgjimin: Ulsiu me Ramën, ortakët në krim!

11:09 : 30/01/2023
AKTUALITET

Habit Gjiknuri i “tërmeteve”: Rama nuk e dinte që zyrtari i FBI-së ishte i korruptuar

12:50 : 25/01/2023
AKTUALITET

Dosja 184, dy ish-zyrtarët e PS i shpëtojnë burgut

20:01 : 13/12/2022
AKTUALITET

‘Dosja 184’, lajmi për rrahjen e Agës shtyn sërish gjyqin

18:16 : 17/11/2022
AKTUALITET

Nën hijen e “Dosjes 184”,Rama paralajmëron nga Dibra: PS-ja do të jetë cunam me vota

11:09 : 30/10/2022
Para

FOTO/ Shumë shpejt do të bëhet baba, futbollisti i Kombëtares ndan gëzimin me fansat

TË GJITHA

O Shqipëri që s’ke pleqëri!

11:35 : 07/06/2025

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

11:20 : 07/06/2025

Sherri për parkimin në Ksamil/ Arrestohet shtetasi turk, nisin hetimet për 4 të tjerë

11:08 : 07/06/2025

Nuk e pagoi për punën e kryer, ustai dhunon pronarin e banesës në Dhërmi

11:02 : 07/06/2025

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

10:50 : 07/06/2025

Kur fjala publike i shërben Serbisë: Rreziku i normalizimit të krimit përmes medias shqipe

10:38 : 07/06/2025

Kongresi i Onkologjisë/ Stafa: Fasada e një suksesi të shpikur mbi skandale

10:30 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com