• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sfidat e 2023

22:44 : 16/01/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Viti aktual ka për të qenë një vit sfidues në shumë drejtime. Një vit i paparashikueshëm për zhvillimet gjeopolitike, i vështirë përsa i përket recesionit të mundshëm në shkallë globale dhe kontrollit të inflacionit, jetik përsa i përket balancave gjeoenergjetike dhe aleancave dhe përplasjeve gjeostrategjike, domethënës përsa i përket mekanizmave për t’u përballur me ndryshimet klimaterike.

Së pari, rivalitetet gjeostrategjike po ravijëzohen përherë e më shumë në Azinë Lindore ku fuqi nukleare kanë ravijëzuar aleanca të forta që përplasen për ekspansion ose kontroll të burimeve, në një rajon ku ndodhet e përqëndruar mbi 20 përqind e demografisë dhe ekonomisë botërore. Nga njëra anë, janë SHBA me aleatët e tyre historikë si Japonia dhe Koreja e Jugut, nga ana tjetër Kina e cila po ndërton një aleancë strategjike me Rusinë por edhe shtete të paparashikueshme si Koreja e Veriut që mbartin për më tepër dhe opsionin nuklear. Në këtë miks ka dhe shtete të tjera mjaft të rëndësishëm për sendërtimin e aleancave apo rivaliteteve strategjike si India, Pakistani, Indonezia apo Australia.

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe Kinës në Detin e Kinës Lindore janë vetëm demonstrimi i muskujve të radhës nga një Kinë e cila prej vitesh ka ndërtuar fortifikata ujore dhe ka zgjeruar sovranitetin de facto mbi Detin e Kinës Jugore, duke vendosur një prani gati hegjemonike në rajon. Këto dy dete i bashkon ngushtica e Tajvanit, e cila është jetike për materializimin e orekseve gjeopolitike kineze, të cilat kanë përparësi krijimin e një zone influence të padiskutueshme në rajon. Mbi 28 avionë ushtarakë kanë shkelur vetëm javën e kaluar hapësirën ajrore të Tajvanit, duke shkuar gjithmonë e më afër materializimit të politikës permanente të “Një Kine”, ku parashihet marrja nën kontroll të plotë të Tajvanit. Nëse kjo do të materializohej, atëherë premtimet për një autonomi të gjerë përsa i përket lirive ekonomike dhe politike nën formulën “Një Kinë, dy sisteme” do ishin në rastin më të mirë të përkohshme, sic edhe ndodhi me Hong Kongun apo Makaun.

Lexo edhe:

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?

Kalemaj: Rama po bën diversion nga problemet e tjera. Halli i tij, fillimi i braktisjes nga turistët

Nga ana tjetër, ekonomia botërore hyn në një tjetër vit të vështirë përgjatë 2023. Gjithë-gjithë, rritja ekonomike botërore për këtë vit është parashikuar vetëm 1.7 përqind. Kjo rritje ishte 3.2 përqind përgjatë 2022shit sa për krahasim. Kjo ndodh së pari për shkak të efekteve multiplikative që po shkakton lufta e stërgjatur Rusi-Ukrainë. Kriza botërore e çmimeve të konsumit dhe ushqimeve që prek sidomos vendet e varfëra dhe ato në zhvillim, kanë me gjasa për t’u përkeqësuar përgjatë këtij viti. Burimet energjetike, të ndihmuara deri tani nga një dimër i butë, kanë gjasa të përkeqësohen në një të ardhme të afërt, në rast se nuk kemi një paqe të negociuar Rusi-Ukrainë përgjatë këtij viti. Inflacioni botëror që pritet të arrijë kulmin deri në prill të këtij viti, është gjithashtu një risk i shtuar. Bankat qëndrore janë të destinuara të rrisin apo të mbajnë lart normat e interesit për të frenuar inflacionin, ndërkohë që kjo mund të çojë në frenim të rritjes ekonomike dhe në shumë raste recesion. Gjithashtu kjo shtrenjton kredinë dhe godet fort dhe konsumin i cili ndërkohë është prekur nga rritja e çmimeve, duke e bërë jetesën gjithmonë e më pak të papërballueshme për një numër gjithnjë e më të lartë njerëzish.

Të gjitha këto simptoma presim të materializohen edhe në Shqipëri përgjatë këtij viti, sidomos në rast të frenimit të fortë në sektorin e ndërtimit dhe atë imobiliar të cilat kanë kapërcyer çdolloj logjike ekonomike dhe janë haptazi spekullativë. Kjo e shtyrë vençarisht nga projekt-planet dhe premtimet publike të qeverisë për një amnisti fiskale dhe pasaportat e arta, të cilat synojnë përvecse të mbushin gropat e buxhetit, të nxisin një fluks parash të investuara në këto sektorë jo-produktivë, për të cilët shumëkush nga ekspertët janë të bindur që janë para të pista që duan parkim të sigurtë me garanci ligjore. Ndërkohë që kanë rrezikun potencial për ta bërë akoma më të papërballueshme jetën për shtresa të gjera shoqërore si studentët, famijet e reja dhe profesionistët e rinj, të cilët do të vijojnë të emigrojnë me ritme alarmante. Derisa flluska të plasë.

Së fundmi, më pak e prekshmja por jo më pak e rëndësishmja janë ndryshimet klimaterike. Ndonëse në Shqipëri kjo konsiderohet debat luksi, Banka Botërore por edhe ekspertë të ndryshëm paralajmërojnë që vendi ynë është ndër më të rrezikuarit në kontinentin evropian nga këto ndryshime që kanë filluar të ndjehen. Erozioni masiv, zjarret që kanë shkatërruar mijëra hektarë pyje çdo vit, avancimi me disa metra i vijës bregdetare, ku nga 427 kilometra vijë bregdetare thuajse 154 kilometra janë prekur nga erozioni apo janë në rrezik përgjatë viteve të fundit, janë këmbana alarmi që fatkeqësisht dëgjohen pak nga politikë-bërësit. Shqipëria gjithashtu ka bërë shumë pak përgjatë dekadës së kaluar për të siguruar pavarësi të plotë energjetike duke u bazuar 100 përqind në energji të rinovueshme sikundër në fakt e ka potencialin.

Etiketa: gjeopolitikeilir kalemajinflacioniLuftandryshimet klimaterikerecesion ne shkalle globalesfidat e 2023vitit 2023

Lajme të lidhura

BOTA

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?

08:23 : 15/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po bën diversion nga problemet e tjera. Halli i tij, fillimi i braktisjes nga turistët

17:47 : 14/07/2025
BOTA

Presidenti i Iranit u plagos në sulmet ajrore izraelite

09:54 : 14/07/2025
BOTA

Trump: Do të dërgoj raketa Patriot në Kiev

08:29 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Shkarkimi i drejtorëve, diversion i Ramës”/ Kalemaj: Hiqet vëmendja nga problemet

16:55 : 12/07/2025
BOTA

Rusia intensifikon sulmet me 600 dronë dhe 26 raketa ndaj Ukrainës

13:21 : 12/07/2025
Para

Enkel Musaj/ Hijet mbi kreun e AKU-Tiranë, u shkarkua nga Tatimet pas letrave Sekret

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com