• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzat për fshehje e mosdeklarim pasurie, nis shqyrtimin gjyqësor ndaj Fatos Lulos

14:59 : 16/01/2023
në AKTUALITET

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar çeli të hënën më 16 janar 2023 shqyrtimin e çështjes lidhur me kërkesën e prokurorisë respektive për të gjykuar ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, të akuzuar për fshehje të pasurive. Çështja po gjykohet nga gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila pasi dëgjoi kërkimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK vendosi të shtyjë seancën për më datë 30 janar në orën 11:00, për t’i dhënë kohë mbrojtësit ligjor të Lulos që të përgatisë dhe paraqesë parashtrimet.

Në maj të vitit 2020, SPAK regjistroi procedim penal ndaj ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo e Bashkim Dedja, si dhe ndaj ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Kodi penal parashikon dënimin me gjobë ose burgim deri në tre vjet për këtë vepër penale.

Sipas SPAK, nga hetimi penal i kryer kanë rezultuar të dhëna se këto subjekte kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Për këtë arsye, u kërkua sekuestrimi i pasurive të tyre.

SPAK njoftoi në mars të vitit 2021 se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kishte pranuar kërkesën për vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të ish-gjyqtarit Lulo, konkretisht të një njësie me sipërfaqe 172 m2 në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo ishte i pari që iu nënshtrua procesit të vetingut dhe gjithashtu i pari që humbi vendin e punës për shkak se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se pasuria e tij prej qindramijëra euroshe nuk mund të justifikohej me burime të ligjshme. Ai u shkarkua nga detyra më 23 mars të vitit 2018.

Lexo edhe:

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

Lulo, 57 vjeç, pati një karrierë të gjatë si jurist, avokat dhe gjyqtar. Ai rezultoi se kishte krijuar një pasuri me vlerë prej 92 milionë lekësh, nga të cilat 75 milionë pretendoi se i kishte krijuar përpara fillimit të detyrës si gjyqtar.

Etiketa: Fatos Lulosfshehje pasurieish-anëtar i Gjykatës Kushtetuesespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Mos hap gojë derisa të mbarojnë zgjedhjet”, SPAK zbardh akuzat ndaj Bufit të Roskovecit

18:59 : 14/11/2025
AKTUALITET

Majlinda Bufi u mor e pandehur nga SPAK, Bardhi: Vetëm një nga shumë shkeljet që ka kryer

18:33 : 14/11/2025
AKTUALITET

SPAK merr të pandehur Majlinda Bufin

17:37 : 14/11/2025
Para

KESH shet edhe 7.6 milionë euro energji në janar, s’ka interes për depozitim

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com