• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet Matteo Messina Denaro, i fundit i bosëve të mëdhenj të mafias italiane

08:30 : 16/01/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE

Matteo Messina Denaro, bosi aktual i “Cosa Nostra”-s, një ndër njerëzit më të kërkuar në botë është arrestuar nga autoritetet italiane, raportuan mediat lokale këtë të Hënë.

Denaro, 60 vjeç, ishte shpallur në kërkim prej 30 vitesh për një numër të madh ngjarjesh, dhe arestimi i tij ndodhi në një klinikë private në Palermo. Operacioni, sipas mediave lokale, drejtohej nga Prokurori i Palermos Maurizio De Lucia dhe nga zëvendës-prokurori Paolo Guidi.

Matteo Messina Denaro kishte shkuar në klinikën private “për t’iu nënshtruar një terapie”, konfirmoi komandanti i karabinierëve Pasquale Angelosanto.

Djali i bosit të vjetër mafioz të Castelvetrano, aleat historik i korleonezëve të Totò Riina-s, Matteo Messina Denaro ishte në arrati që nga vera e vitit 1993, kur në një letër që i kishte shkruar të dashurës së tij në atë kohë, Angela, pas masakrave mafioze në Romë, Milano dhe Firence, paralajmëroi fillimin e jetës së tij të re.

“Do të dëgjosh për mua – i shkruante ai, duke lënë të kuptohet se ishte i vetëdijshëm që menjëherë pas kësaj emri i tij do të lidhej me gjakderdhje të rënda – ata do të më pikturojnë si një djall, por të gjitha janë gënjeshtra”.

Lexo edhe:

Arrestohen bashkëpunëtorët e Matteo Messina Denaro

Kush ishte Matteo Messina Denaro, bosi i Cosa Nostra-s që jetoi 30 vite në arrati

Bosi mafioz i Trapanit u dënua me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje, përfshirë atë të vogëlushit Giuseppe Di Matteo, djalit të një të penduari, i mbytur dhe tretur në acid pas gati dy vitesh robëri, për masakrat e ’92, të cilat i kushtuan jetën gjyqtarëve Falcone dhe Borsellino, dhe për atentatet e vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë.

Messina Denaro ishte “bosi i fundit i madh i mafias ende në kërkim”, raporton “ANSA”.

Sipas raportimeve mediatike në Itali, dikur, Denaro është mburrur para të tjerëve duke thënë: “Kam mbushur i vetëm një varrezë”.

Matteo Messina Denaro

Si djali i një bosi mafioz me ndikim në Costa Nostra, Francesco Messina Denaro-s, “Diabolik” mësoi të përdorte pistoletën në moshën 14-vjeçare, ndërsa vrasjen e parë e kreu kur ishte 18 vjeç. I veshur shpesh me Armani, një prej viktimave të para të tij ka qenë pronari i një hoteli i cili kundërshtonte marrëdhënien e tij me recepsionisten.

Në vitin 1993, pasi ekzekutoi bosin kundërshtar Vincenzo Milazzo, ai mbyti me duar të dashurën e tij shtatzënë. Gjithashtu, autoritetet italiane besojnë se ka qenë i përfshirë në grabitjen dhe vrasjen e 11-vjeçarit, Giuseppe di Matteo, të cilin e mbajti peng për dy vite, në përpjekje për të ndaluar babain e tij që të dëshmonte në gjyq kundër mafias.

Kur shteti italian nisi të godiste organizatën e tij në fillim të viteve 1990, Denaro u shndërrua në një “ushtar” të devotshëm në luftën kundër autoriteteve. Ai besohet se ka luajtur rol edhe në vrasjen e prokurorit Giovani Falcone, pasi ishte njeriu që monitoronte lëvizjet e tij, para se makina e tij të hidhej në erë në vitin 1992. Bashkë me vrasësin brutal Giovanni Brusca, ai besohet të ketë ndihmuar në atentate me bombë në Firence, Milano dhe Romë, ku dhjetëra vetë mbetën të vrarë.

Edhe pse në arrati, Denaro ruajti autoritetin brenda mafias dhe pas arrestimeve të pasuesve të Toto Riina-s, Leoluca Bagarella dhe Bernardo Provenzano, mori drejtimin e Cosa Nostra. Kur Provenzano ishte ende i lirë, e mori në patronazh Denaro-n dhe e quante nip.

Edhe pse konsiderohet si “i fundit i Mohikanëve” i “shkollës së vjetër” mafioze, Denaro shihet si njeriu që diti të përshtatë një prej organizatave kriminale më të vjetra në Itali, me botën moderne. Fillimisht duke bashkuar klanet e përçarë rreth Trapanit, prej edhe nga vjen, e më pas duke u bërë personalisht si urë lidhëse mes mafias dhe karteleve kolumbianë të drogës.

Duke kopjuar në një farë mënyrë Pablo Escobar-in, Denaro shihet në Sicili si një hero i popullit. “Në qytet dëgjon vetëm se mafia të gjen punë dhe shteti ta merr”, tha për “The Guardian” Francesco Garofalo, pjesëtar i grupit anti-mafia “Libera”. “Ka njerëz këtu që e duan ta bëjnë Kryebashkiak”.

Megjithatë, ai çimentoi vendin e tij në “fronin” e mafias vetëm në vitin 2017, pasi kishin vdekur Bernardo Provenzano dhe Toto Riina. Policia italiane ngriti një strukturë të posaçme për kapjen e tij, të quajtur “Catturandi”. Në vitin 2017, një grup prej 200 policësh nisi të kontrollonte imtësisht shpellat dhe bunkerët rreth qytezës Castelvetrano, vendlindjes së tij pranë Trapanit, pasi mendohet se ai qëndronte i fshehur pikërisht aty. Deri më sot, përpjekjet dështuan dhe sipas BBC, pasuria e tij personale ka arritur në mbi 3,5 miliardë dollarë.

Etiketa: Matteo Messina Denaro

Lajme të lidhura

BOTA

Arrestohen bashkëpunëtorët e Matteo Messina Denaro

15:46 : 14/02/2024
BOTA

Kush ishte Matteo Messina Denaro, bosi i Cosa Nostra-s që jetoi 30 vite në arrati

09:18 : 25/09/2023
BOTA

Matteo Messina Denaro në koma të pakthyeshme

22:07 : 22/09/2023
BOTA

Bosi i Cosa Nostra-s në gjendje të rëndë

20:08 : 08/08/2023
AKTUALITET

Matteo Messina Denaro në Shqipëri. Kush e priti bosin e fundit të Cosa Nostra-s?

07:49 : 10/02/2023
BOTA

Përgjimi i 1997/ Pamjet kur e dashura takonte Denaron, si i shpëtoi arrestimit bosi i “Cosa Nostra”

15:22 : 31/01/2023
Para

Pse po ikin? Të rinjtë shqiptarë me të ardhurat e disponueshme më të ulëta në Europë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Reijnders drejt Man.City-t, zbulohet shifra që kërkon Milani për mesfushorin

13:48 : 18/05/2025

E rëndë në Roskovec/ Shembet muri dhe zë poshtë një të mitur, humb jetën 4-vjeçarja

13:48 : 18/05/2025

Tiranë/ Rriten kërkesat për blerjen e apartamenteve në periferi

13:29 : 18/05/2025

Rubio kërcënon me sanksione Rusinë, Trump: Të hënën do flas në telefon me Putin

13:22 : 18/05/2025

Moyes heq dorë përfundimisht nga Broja, e dërgon në tribunë për sfidën ndaj Southampton

13:13 : 18/05/2025

Kur fle SPAK, e rri zgjuar lepuri

12:56 : 18/05/2025

SOS Méditerranée shpëton mbi 270 emigrantë në brigjet e Tunizisë, mes tyre fëmijë dhe foshnje

12:54 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com