• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklaratat e Xhaçkës, reagon Meta: Rama përgjegjës për largimin e shqiptarëve

15:14 : 15/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj një reagimi të ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mbi kthimin e emigrantëve shqiptarë nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë.

Xhaçka përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, e ka quajtur të turpshme gjuhën e përdorur nga ministri përgjegjës për Emigracionin në Britani ndaj shqiptarëve, duke thënë se këtë e bënë vetëm për të marrë disa vota.]

“Tej mase e tronditur kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për emigracionin të përdorë një gjuhë të tillë vetëm për disa vota: Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin!

Një linçim verbal ndaj një kombi të tërë, në një gjuhë që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas Komunikatës së Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë 🇦🇱 dhe atij të Britanisë së Madhe 🇬🇧, ku vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britani dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturë, ekonomi dhe shoqërinë e të dy vendeve.

Veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër me parime demokratike që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm!”, thuhej në reagimin e Xhaçkës.

Lexo edhe:

“Do të trondisë politikën”/Avokati: Ilir Meta po shkruan një libër në burg

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën për rekursin e Ilir Metës

Nga ana tjetër, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Meta ka nxjerrë një analizë të ish-këshilltares së Integrimit në Presidencë, Ilda Zhulalit, ku thuhet se për disa vota kryeministri shqiptar po largon popullin nga vendi i tij, po asgjëson opozitën, po merr të dhënat e shqiptarëve, etj.

Meta thotë se analiza e saj është nga më bindëset, lidhur me debatin e hapur nga ministrja Xhaçka për “votat mizerabël”.

“Vështirë të gjesh një logjikë dhe elokuencë më bindëse lidhur me debatin për “votat mizerabël”. Një analizë e shkëlqyer që ju ftoj të gjithëve ta lexoni!”, shkruan Meta krahas analizës së Zhulalit.

Analiza e Ilda Zhulalit:

Lufta për votat mizerabël dhe një kanal në mes

Ministrja strategjike për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar ndaj një postimi të Ministrit britanik të migracionit, i cili reklamon rezultatet e aksionit për deportimin e shqiptarëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Angli, përmes politikës ‘kapi shqiptarët dhe ktheji në Tiranë.’

Ministrja e shokuar thotë se kjo qasje që synon të fitojë ca ‘vota mizerabël’ në kurriz të një populli të tërë, është e papranueshme.

Por Ministrja harron se për ca ‘vota mizerabël’, ajo dhe shefi i saj Kryeministër janë përgjegjës për motivet dramatike që i shtyjnë këta njerëz për tú larguar turravrap nga vendi, qoftë edhe me koston e humbjes së jetës.

Për ca ‘vota mizerabël’, ajo dhe shefi i saj Kryeministër po bëjnë cdo gjë që të asgjesojnë me ligj e me Maliq opozitarizmin në Shqipëri.

Për ca ‘vota mizerabël’ rekrutuan më shumë se 600 individë me rekorde kriminale në parlament dhe administratën e pushtetit qendror dhe lokal, sa u desh të spastroheshin përmes një ligji të posaçëm dekriminalizimi.

Për ca ‘vota mizerabël’ e kthyen Shqipërinë në hambar të drogave dhe në bazë operacionale të krimit të organizuar.

Për ca ‘’vota mizerabël’ i kthyen të dhënat personale të shqiptarëve në plaçkë të tregut të zi.

Për ca ‘vota mizerabël’ trysnojnë pacipërisht çdo jo-votues të tyre përmes patronazhimit shtantazhues.

Për ca ‘vota mizerabël’ e kthyen ekonominë shqiptare në lavatriçe të pastrimit të parave të pista, duke heroizuar hajdutët, trafikantët, dhe kriminelët si modeli i suksesit në jetë.

Për ca ‘vota mizerabël’ Shqipëria është e gjitha e dhënë me konçesion tek pronarë që letrat i kanë fshehur në guacka ishujsh, por emrat e fytyrat ua njohim të gjithë.

Për ca ‘vota mizerabël’ skandalet korruptive të qeverisë neutralizohen nga përputhjet politiko-mediatike.

Për ca ‘vota mizerabël’ i kanë kthyer spitalet në qendra torture fizike dhe psikologjike duke i braktisur në një luftë mes vetes të pafajshmit të sëmurë e mjekë.

Për ca ‘vota mizerabël’ i kanë kthyer shkollat në fabrika që prodhojnë diploma emigrantësh.

Për ca ‘vota mizerabël’ qytetet e braktisura shiten si zbulime ekskluzive të eksploratorëve qeveritarë me ndonjë buzëqeshje ndërkombëtare në mes.

Po zonja Ministre, të mjerët shqiptarë janë zënë çark në ujërat e kanalit, ndërkohë që në të dy brigjet zhvillohet lufta për ca vota mizerabël!

Etiketa: Ilir MetaPartia e Lirisexhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Do të trondisë politikën”/Avokati: Ilir Meta po shkruan një libër në burg

15:56 : 10/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën për rekursin e Ilir Metës

10:46 : 10/10/2025
AKTUALITET

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

11:18 : 06/10/2025
AKTUALITET

Kryemadhi akuzon SPAK-un: Dëshmitarët janë shantazhuar, prokuroria ka gënjyer gjykatat

21:30 : 29/09/2025
AKTUALITET

Sot u emërua zëvendësministre, Silva Caka 1 vit më parë bënte thirrje për protestë kundër qeverisë

16:54 : 25/09/2025
AKTUALITET

Seanca në GJKKO, Kryemadhi: SPAK ka kërcënuar dëshmitarët

11:57 : 25/09/2025
Para

Transportuan 5 emigrantë të paligjshëm, pranga 2 vëllezërve

TË GJITHA

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025

Dënimi i Sarkozy nis javën e ardhshme, ja burgu ku do të qëndrojë ish-presidenti francez

21:53 : 13/10/2025

Bie mbështetja për Listën Serbe në Kosovë, por ndikimi i Vuçiç vazhdon

21:48 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com