• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur krimi shpall monitorimin e policisë

17:44 : 14/01/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Lexo edhe:

Klasa e re politike e Rusisë: Kasapët e luftës, heronj të Kremlinit!

Prokurorët kundërshtojnë policinë: Parkimi dysh nuk është krim!

Nga Lutfi Dervishi
“Nëse do që të vlerësosh një qytetërim, së pari shih varrezat. Nëse do që të vlerësosh një shtet, atëherë nise duke parë policinë. Nëse do që të vlerësosh një shoqëri, vështro qarkullimin rrugor dhe këmbësor”.
Kjo thënie lapidareske e Charles de Gaulle tingëllon ironike me lajmin e sotëm se në Shkodër në shtyllat e rrugëve kryesore ishin vendosur kamera që monitoronin policinë.
“Ngjarje të tilla ndodhin kudo, madje bëhen edhe filma”, do të thoshte dikush, por ama edhe nëse e sheh në film një skenë të tillë, thua: Skenaristi e ka tepruar ca si shumë…
Mes drejtorit të parë të policisë së shtetit shqiptar dhe drejtorit aktual janë 110 vjet.
110 vjet më parë, drejtori i përgjithshëm i policisë ishte Halim Gostivari nga Gjakova, me arsim juridik në Stamboll dhe zotërues i katër gjuhëve të huaja.
Në 110 vjet shtet, Shqipëria ka njohur 44 drejtorë policie. Në vitet, që përfshijnë dy luftërat botërore vendi njohu 16 drejtorë të përgjithshëm, të cilët qëndruan në detyrë mesatarisht 1 vit e nëntë muaj. Nga 1944 deri në 1992, patëm 10 drejtorë të përgjithshëm, të cilët qëndruan në detyrë (mesatarisht) 4 vjet e tetë muaj. (Nga këta 10 drejtorë, 4 ishin nga Vlora, 2 nga Korça, 1 nga Gjirokastra, 1 nga Delvina, 1 nga Elbasani dhe 1 nga Gramshi.
Nga viti 1992 dhe deri më sot kemi pasur 18 drejtorë të përgjithshëm. Një vit e shtatë muaj është mesatarja e qëndrimit në detyrë. Periudha e demokracisë/tranzicionit shënon edhe kohëzgjatjen mesatare më të shkurtër në këtë post.
Vetëm gjatë 10 viteve të fundit kemi pasur një parti në pushtet, por 4 ministra të Brendshëm dhe 6 drejtorë të përgjithshëm. Mund të kishim vetëm një drejtor të përgjithshëm këto 10 vite, por i parafundit u shkarkua nga qeveria pas 9 muajsh në detyrë. Çdo krahasim çalon, por sa për shembull, drejtori i policisë në Itali është në detyrë prej vitit 2016.
Në një bisedë për problemet e sotme të policisë, një koleg i nderuar tha se “vetëm ndarja nga politika e shpëton policinë”. Teorikisht kështu është: Policia është e ndarë nga politika. Praktikisht ishte politika që shkarkoi apo detyroi me dorëheqje 5 drejtorë të përgjithshëm në një dekadë që u pritën me ceremoni dhe u larguan me kyçjegoje. Nuk është e lehtë të ndash nëse policia e ka lënë veten të përdoret nga politika, apo është vetëofruar për përdorim politik.
Është kritike që policia të ketë integritet e profesionalizëm. Por ngjarje si ajo e përfshirjes në kanabizimin e vendit, 2015-2017, nisja me bujë e vettingut dhe lënia në heshtje ende pa nisur, nismat e braktisura që në gjenezë për të marrë gjurmët e gishtave dhe testet antidrogë, dështimi me kamerat e t(r)upit, përpjekja për të fshehur dhe manipuluar provat në ngjarje ku është vetë e përfshirë, kanë tronditur besimin e publikut te policia.
Një përzgjedhje e mirë, një karrierë e garantuar, një pagë dinjitoze dhe vullneti politik për ta luftuar krimin dhe jo për ta përfshirë atë në politikë do të ishin të mjaftueshme për të ndryshuar situatën…
110 vjet më parë nuk flitej për integrime euro-atlantike, sepse ishte në pikëpyetje vetë ekzistenca e shtetit. Halim Gostivari, drejtori i parë i policisë ishte 35 vjeç dhe fliste katër gjuhë të huaj.
Sot, qysh në fillim të vitit 2023, nuk shkon që në anglisht të kemi vetëm emrat e operacioneve të policisë.
Policia e ka detyrim të ndahet nga politika dhe krimi. E ka detyrim në radhë të parë për hir të martirëve të policisë, fëmijëve të tyre, veteranëve të saj që nuk kanë kursyer as jetën në punën e tyre.
Etiketa: kanabiskrimlutfi dervishimonitorimpolicipolitikeqeveri

Lajme të lidhura

BOTA

Klasa e re politike e Rusisë: Kasapët e luftës, heronj të Kremlinit!

16:07 : 14/09/2025
AKTUALITET

Prokurorët kundërshtojnë policinë: Parkimi dysh nuk është krim!

19:52 : 13/09/2025
AKTUALITET

“Fiset Bajri dhe Lici po tentojnë të hyjnë në politikë”, ish-prokurori: Ja qytetet me rrezikshmëri të lartë

19:29 : 13/09/2025
AKTUALITET

Kultivoi kanab*s, shpallet në kërkim 52-vjeçari në Shkodër

11:11 : 13/09/2025
AKTUALITET

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025
AKTUALITET

Serat e kanabisit në Berat/ GJKKO kalon pas 9 muajsh dosjen për gjykim me 17 të pandehur

12:53 : 12/09/2025
Para

Kurti nxjerr prova: Barrikadat ruheshin nga Brigada e Veriut, Wagner dhe Ujqërit e Natës

TË GJITHA

Temperatura deri në 34 gradë, parashikimi i motit për sot

07:59 : 16/09/2025

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com