• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Desaret”, kompania pranë opozitës, miliarda lekë tendera me “flamuj të kuq” (Dokumentet)

17:53 : 12/01/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ka një fakt interesant në tenderat që zhvillon bashkia e Skraparit.

Thuajse të gjithë tenderat e fituar nga kompania “Desaret Company” janë të shoqëruar me “flamuj të kuq”, të cilët ngrihen sa herë që mbi procedurat ka dyshime.

“Boldnews.al” kreu verifikime mbi këto tendera dhe rezultoi që kompania ndërtuese ka fituar tenderat e Skraparit ose si ofertues i vetëm ose pasi më parë janë eleminuar konkurentët e tjerë.

“Desaret Company” ka fituar tender me “flamur të kuq” edhe jashtë bashkisë Skrapar.

Lexo edhe:

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

Kompania është në pronësi të Vladimir Metanit, një biznesmen i lidhur fort me opozitën.

“Flamujt e kuq” të “Desaret Company”

Në shtator të vitit 2022, kompania “Desaret” shpallet fituese e tenderit të zhvilluar nga Bashkia Skrapar, me objekt “Mur mbrojtës përgjatë lumit Osum te ish-kantieri N.SH.N”, me fond limit rreth 52 milionë lekë të reja.

Në garë marrin pjesë katër operatorë ekonomikë. Bashkia skualifikon tre konkurentët dhe në fund shpallet fitues kompania e vetme e mbetur në garë, “Desaret” e Vladimir Metanit me ofertën 50.6 milionë lekë të reja, e cila nuk ishte më e ulta.

Në foto: Rezultatet e tenderit 52 milionë lekë

Në mars të vitit 2021, shoqëria “Desaret” fiton pa garë dhe pa rivalë tenderin e zhvilluar nga Bashkia Skrapar për “Furnizimi me ujë i fshatrave Gjerbës dhe Kakrukë, Bashkia Skrapar”, me fond limit 100 milionë lekë të reja.

Në foto: Rezultatet e tenderit 100 milionë lekë

Në gusht të vitit 2020, ‘Desaret Company” fiton një tjetër tender të zhvilluar nga Bashkia Skrapar, me objekt “Mbrojtje nga lumi Guhak në krahun e majtë në zonën e quajtur Verori, Çorovodë”, me fond limit 18.5 milionë lekë të reja. Në dokumentat e tenderit rezulton se shoqëria e Vladimir Metanit ka dhënë ofertën më të lartë, por është shpallur fituese pas skualifikimit të konkurentit tjetër.

Në foto: Rezultatet e tenderit 18.5 milionë lekë
Në foto: Rezultatet e tenderit 18.5 milionë lekë

Edhe më herët, në korrik të vitit 2017, “Desaret Company” ka fituar pa garë tenderin me objekt “Rikonstruksion i Shkollës 9 -Vjeçare “Kahreman Ylli”, Çorovodë”, me fond limit rreth 53 milionë lekë të reja.

Në foto: Rezultatet e tenderit 53 milionë lekë

“Flamuj të kuq” ngrihen edhe në tendera të tjerë, të fituar nga “Desaret Company”, në bashki të tjera.

Kështu, në janar të vitit 2021, kompania në pronësi të Vladimir Metanit, ishte pjesë e fituesve në tenderin e zhvilluar nga Bashkia Rrogozhinë, me objekt “Rikonstruksion i magjistralit kryesor dhe rrjetit të ujësjellësit të fshatrave, Lekaj, Harizaj, Kryeluzaj, Zambisht, Okshtun dhe Mushnik, Nj.A, Lekaj, Bashkia Rrogozhinë”.

Në foto: Rezultatet e tenderit 250 milionë lekë

Fondi për këtë tender ishte rreth 250 milionë lekë të reja dhe në garë merr pjesë vetëm një bashkim operatorësh, ku ishte pjesë edhe “Desaret Company”.

Tenderat e Rindërtimit

Ndërkohë, të dhënat zyrtare dëshmojnë se “Desaret Company” është pjesë e kompanive fituese nga fondet e Rindërtimit, nëpërmjet tenderave me procedurë të kufizuar.

“Desaret Company” është pjesë e një bashkimi operatorësh ekonomikë, të cilët, në 30 Prill të vitit 2021, u shpallën fitues në tenderin me objekt “Rikonstruksioni i mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesat pallat, të prekura nga Tërmeti i datës 26.11.2019, në Territorin e Bashkisë Lezhë (Loti II)”, me ofertë 92.5 milionë lekë të reja.

Në foto: Rezultatet e tenderit 92.5 milionë lekë

Në Tetor të vitit 2022, “Desaret Company” ishte pjesë e një bashkimi operatorësh që fituan tenderin me objekt “Riforcimi i njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të cilat janë klasifikuar me shkallë dëmtueshmërie DS4, qyteti Kavajë”, me ofertën rreth 530 milionë lekë të reja.

Në foto: Rezultatet e tenderit 530 milionë lekë

Ndërkohë, kompania në pronësi të Vladimir Metanit është shpallur fituese edhe në shumë tendera të tjerë, të zhvilluar nga institucionet qendrore e locale.

Sipas portalit “spending.data”, të specializuar për transaksionet e Thesarit të Shtetit, rezulton se “Desaret Company” ka përfituar më shumë se 600 milionë lekë të reja publike vetëm gjatë periudhën 2019-2022.

Etiketa: DesaretDesaret Companytender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
AKTUALITET

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn

10:39 : 16/10/2025
AKTUALITET

Arlinda Pogaj e OBP i jep familjes Qefalia tenderat e ushqimeve për “Ushtarakun” dhe “Maternitetin”

12:43 : 14/10/2025
Para

Plagosja e 73-vjeçarit me sëpatë për një lojë me letra, flet pronari i lokalit

TË GJITHA

Foto-mesazhet/ Denoncimi: Drejtori i martuar i Rilindjes më dërgoi “follow” dhe më ftoi ta takoj!

19:11 : 26/10/2025

Arrestohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim nga Zvicra dhe Greqia

18:57 : 26/10/2025

Tërmeti i fuqishëm 6,2 ballë godet Indonezinë

18:50 : 26/10/2025

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025

Real Madrid fiton “El Clasico-n” dhe nis shkëputjen nga Barcelona (Video)

18:27 : 26/10/2025

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com