• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U kap “gafil” duke hedhur asfalt elektoral te Fresku, Veliaj anulon tenderin 400 mln lekë

17:15 : 09/01/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Një tender elektoral prej 400 milionë lekësh dhe një denoncim nga rivali i tij në zgjedhjet lokale të 14 majit, Belind Këlliçi, mjaftuan që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj të kapej “gafil” duke vjedhur fondet publike, e duke mashtruar qytetarët e kryeqytetit me asfalt parazgjedhor.

Gjithçka lidhet me fasadën që Veliaj tentoi t’u shiste banorëve të Tiranës mbrëmjen e 6 janarit, teksa kasetat e shpërndara nga zyra e shtypit në bashki e shfaqnin atë në rrugën “Xhon Belushi” të njësisë 4, ku do të niste asfaltimi.

Kronika e gatshme ishte aq e pastër dhe e nxirte Veliajn si punëtorin që s’fle natë e ditë për të “bërë xixë” rrugët e Tiranës, por më shumë sesa për punë, kryebashkiaku kishte shkuar në këtë rrugicë midis zonës së Freskut dhe Kinostudios për të orkestruar vjedhjen e radhës.

Dhe këtë fakt e zbuloi rivali i tij, Belind Këlliçi, i cili të premten nxori në një emision televiziv disa dokumente që tregojnë se për rrugën “Xhon Belushi”, nga bashkia Tiranë është hapur një tender në 19 dhjetor dhe dorëzimi i dokumenteve supozohej që ligjërisht të përfundonte sot më 9 janar.

Ashtu sikurse shihet në dokument, fondi limit për asfaltimin e kësaj rruge ishte 41 milionë lekë të reja.

Lexo edhe:

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

Rikthimi në detyrë i Veliajt, Bardhi: Rama cirk me shqiptarët! Turp i pushtetit

Fakti që ngriti dyshimet për abuzimin e radhës të Veliajt me paratë e taksapaguesve ishte se punimet nga makineritë në zonë nisën ende pa u shpallur fituesi i tenderit (shpallej më 22 janar) dhe se në krye të detyrës ishin punonjësit e bashkisë Tiranë me makineritë shtetërore dhe jo një firmë private.

veliaj
makine-bashkia-300x225-1
makin-bashkia

Fakti që kjo procedurat ligjore u nëpërkëmbën bën që dyshimet të përforcoheshin për një tender të paracaktuar, kur njihet firma fituese, e cila në këmbim të një bakshishi të majmë, e fillon punën pa u çertifikuar me letra.

Në këtë mënyrë Bashkia Tiranë ka shpallur tender fiktiv, për t’ia kaluar shumën një kompanie të rreme, ndërsa punimet i kryen vet me mjetet e saj, ndërsa paratë sipas Belind Këlliçit do t’i jepeshin një prej klientëve më të afërt të Veliajt, i cili do t’i shpenzonte për të blerë vota për llogari të kryebashkiakut më 14 maj.

“Është skandaloze ajo që po ndodh këtu. Rruga po mbaron dhe po ndërtohet nga mjetet e ndërmarrjes nr.2 të bashkisë Tiranë. Të hënën do të shpallet fiktivisht fituesi i tenderit për këtë rrugë. Dhe paratë do t’i jepen fiktivisht kompanisë fituese dhe më pas do t’ia kthejë bashkisë Tiranë për t’i hedhur këto para në fushatë. Është përgatitur një masakër elektorale në të gjithë rrugët dhe rrugicat e Tiranës që në 8 vite nuk kanë patur asfalt dhe është përgatitur një skemë për të blerë votat”, tha në denoncimin e tij Këlliçi.

Por teksa kandidati i PD për kryebashkiak deklaroi se do të prisnin deri ditën e hënë për të marrë vesh se kujt do t’ia dhuronte Veliaj këtë tender “bujar”, Bashkia e Tiranës ka vendosur ta anulojë garën e hapur për tenderin abuziv prej 400 milionë lekësh.

Lëvizja në minutat e fundit e Veliajt për të ndalur tenderin e tij abuziv tregon se denoncimi i Këlliçit, i cili deklaroi se “mjetet janë në procesi të bashkisë Tiranë dhe unë kam edhe emrin e kompanisë që do të shpallet fituese, pasi është kontraktore e bashkisë Tiranë dhe është kompani fiktive”, ka qenë i bazuar në fakte dhe e ka trembur kryebashkiakun e Tiranës.

Ndërkohë, teksa ka shënuar triumfin e parë përballë Veliajt, Këlliçi me anë të një postimi në Facebook është shprehur se kjo ishte një fitore për Tiranën.

“Një fitore për Tiranën! Anullohet tenderi fiktiv për Rr. “Xhon Belushi”. Kur bëhemi bashkë tërhiqet bashkia. Kur bëhemi bashkë parandalojmë vjedhjen e taksave tona. Kurdo natën të hidhet asfalt elektoral, unë do të jem atje! Bashkë Tirana! Forca!”, shkruan ai.

LEXO EDHE: https://boldnews.al/2023/01/07/erion-veliaj-tender-elektoral-470-milione-leke-dokumentat/

Etiketa: bashkia tiraneBelind KëlliçiErion Veliajrruga "Xhon Belushi"tendera abuziv

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

19:44 : 04/11/2025
AKTUALITET

Rikthimi në detyrë i Veliajt, Bardhi: Rama cirk me shqiptarët! Turp i pushtetit

15:30 : 04/11/2025
AKTUALITET

Loja e Ramës me Kushtetuesen, a po përgatit lirimin e Veliajt?

12:22 : 04/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja riktheu në detyrë Veliajn, Beleri: Fati i tij politik varet vetëm nga Rama

09:53 : 04/11/2025
AKTUALITET

“Duhet provuar…” Lala tregon se si Veliaj mund të shkarkohet sërish nga këshilli bashkiak dhe qeveria

22:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Curri: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn është politik, Ramës nuk i duheshin zgjedhje

22:48 : 03/11/2025
Para

Ylli i futbollit gjerman i bashkohet CR7,do të përfitojë 10% të rrogës së portugezit

TË GJITHA

Bayern thyen kampionët e Europës, Liverpool triumfon ndaj Real Madrid

23:08 : 04/11/2025

Horoskopi, 5 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 04/11/2025

Divorci nga vëllai i Belinda Ballukut, Neda thyen heshtjen: Është e vërtetë!

22:52 : 04/11/2025

“Vrau veten, pastaj armën e futi në sirtar”, familja e 34-vjeçarit shqiptar kërkon drejtësi: E ekzekutuan

22:51 : 04/11/2025

Vrasja brutale e Aurora Tilës në Itali, mamaja e 13-vjeçares: Dënimi i autorit i pamjaftueshëm

22:39 : 04/11/2025

Gjigantët e teknologjisë në SHBA rrisin me shpejtësi shpenzimet për inteligjencën artificiale

22:33 : 04/11/2025

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com