• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çela i OSHE braktis mbledhjen e Ballukut. Ministrja: Nuk është i pazëvendësueshëm!

16:27 : 09/01/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku zhvilloi sot një konferencë për mediat ku raportoi për arritjet në 2022 dhe sfidat që priten në 2023, në të gjitha nivelet e këtij dikasteri.

Konferenca, ku fjalën e morën edhe disa nga drejtorët më të rëndësishëm nën udhëheqjen e Ballukut erdhi pas një mbledhje që ministrja kishte zhvilluar më herët me të gjithë vartësit e saj në rang drejtorish.

Në këtë mbledhje është realizuar një analizë e detajuar për çdo sektor në varësi të Ballukut, por ajo çka është vënë re më tepër ishte mungesa në tryezën e diskutimeve të kreut të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, Ardian Çela.

Mungesa e Çelës në këtë mbledhje të rëndësishme, e cila përkon edhe me nisjen e një viti elektoral, vjen pas përhapjes së zërave se drejtuesi i OSHEE-së prej 10 vitesh do të shkarkohet nga detyra.

Lajmi që qarkullon prej pak kohësh dhe fiton kredenciale me mungesën e sotme të Çelës shtyu gazetarët që të ngacmonin ministren Balluku në lidhje me të.

Lexo edhe:

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

Ajo u përgjigj me diplomaci duke refuzuar të pohojë zërat për shkarkimin e mundshëm të kreut të OSHEE.

Gjithsesi Balluku kishte rezervuar një mesazh të koduar për Çelën, emri i të cilit është përfolur edhe si kandidati i mundshëm i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Durrësit.

“S’kemi asnjë plan për zëvendësimin, apo për gjëra të tjera, por askush nuk është i pazëvendësueshëm”, ishte mesazhi thumbues i Ballukut që ndez kështu thashethemet për një përplasje midis të dyve, e cila ka nisur që prej kohës kur ministrja vendosi në krye të OSSH-së, të besuarin e saj Blendian Dalipi.

Zgjedhja e Dalipit në krye të OSSH dhe fakti që kjo njësi u bë kompania më e madhe e grupit të shpërndarjes me një buxhet prej 240 milionë eurosh, u pa si një lëvizje taktike dhe e guximshme e Ballukut për të kontrolluar sistemin e shpërndarjes së energjisë, ku deri në atë kohë “kompetencat e shefit” i kishte patur pikërisht Ardian Çela.

Çela kishte një linjë autoriteti, që shpesh anashkalonte dhe ministrat e energjisë duke u takuar direkt vetëm me atë të kryeministrit, por me ndryshimin e statutit të OSHEE Group, njeriu që mori në dorë “frerët” e sistemit publik të energjisë është vetë Balluku duke arritur kontrollin e plotë, ndryshe nga të gjithë paraardhësit e saj.

Etiketa: #OSHEE#boldnewsArdian Celabelinda ballukuministria e infrastruktures

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

21:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sapo fituan tenderin, “Net Group” dhe “Hill Internacional V.N.” ndryshuan 98% të stafit që do mbikëqyrte punimet në Llogara

16:06 : 15/11/2025
AKTUALITET

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove

11:37 : 15/11/2025
ENGLISH

Photo Balluku–Wright / Did the U.S. Secretary of Energy know he was meeting an official indicted by SPAK?

11:21 : 15/11/2025
Para

A mund të konkurrojë Shqipëria me Poloninë dhe Çekinë? Ja si përgjigjet Silvinho

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com