• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Po planifikonte sulm terrorist, arrestohet 32-vjeçari në Gjermani

11:06 : 08/01/2023
në BOTA

Policia dhe prokurorët dyshojnë se një shtetas iranian ka përgatitur një “sulm të motivuar nga islamizmi” duke përdorur ricinë dhe cianid. Nuk është vendosur ende nëse ai do të mbahet në arrest.

Një burrë 32-vjeçar është arrestuar nga policia në landin Renania Veriore-Vestfalia, pasi dyshohet se kishte përgatitur një “sulm të motivuar nga islamizmi”, bëri të ditur sot në mëngjes (08. 01. 2023) policia dhe prokurorët gjermanë, në një deklaratë të përbashkët.

Burri, i identifikuar si një iranian, “dyshohej se kishte përgatitur një akt të rëndë dhune që rrezikon shtetin me përdorimin e planifikuar të lëndës së rrezikshme cianid dhe ricinë për të kryer një sulm të motivuar nga islamizmi”. Ricina është një armë biologjike shumë toksike. Arresimi dhe bastisjet nga njësitë speciale janë kryer gjatë natës së kaluar dhe sot në mëngjes.

Bastisja dhe kërkimet e lëndëve të rrezikshme

Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga policia e Münsterit, policia e Recklinghausen dhe prokuroria e Düsseldorfit, një banesë në qytetin Castrop-Rauxel në rajonin e Ruhrit u kontrollua për “substanca toksike”. Një zonë rreth vendbanimit të të dyshuarit u rrethua ndërsa policia dhe punëtorët e shërbimeve të shpëtimit ishin në vendin e ngjarjes. Agjencia e lajmeve Deutsche Presse-Agentur (dpa) raportoi se shumë punonjës të urgjencës mbanin kostume mbrojtëse ndërsa ishin vendosur atje, për shkak të rrezikut nga lëndët toksike.

Lexo edhe:

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

Hetuesit deklaruan: “Kërkimi shërben për të gjetur toksina përkatëse dhe prova të tjera”. Ata bënë të ditur se gjatë operacionit është arrestuar edhe një person tjetër, i cili është dërguar në mbajtje. Ende nuk është vendosur nëse 32-vjeçari do të çohet para gjykatës dhe do të mbahet nën arrest/ DW

Etiketa: Gjermanisulmterrorist

Lajme të lidhura

BOTA

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

08:51 : 25/10/2025
BOTA

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

08:24 : 25/10/2025
BOTA

Gjermani/ Përleshja mes grupeve përfundon me armë, disa të plagosur

20:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas grabitjes misterioze të autobusit shqiptar në Gjermani?

12:25 : 22/10/2025
AKTUALITET

Trafikoi 120 kg kokainë në Gjermani, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar

20:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

Sulmohet dhe grabitet në Gjermani frugoni me 10 pasagjerë shqiptarë

19:53 : 21/10/2025
Para

Lufta në Ukrainë, bombardohen dy termocentrale në Donetsk

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com