• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Ndryshime në stafin e Kombëtares, zbulohet “urdhri” i Sylvinhos

20:50 : 07/01/2023
në SPORT

Sylvio Mendes Campos Junior do të prezantohet të hënën si trajneri i ri i Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi në ditët e para të janarit se është arritur marrëveshja me brazilianin, i cili pason Edoardo Rejan në pankinën e kuqezinjve. 48-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë 18 mujore. Objektivi i tij i vetëm është që të arrijë kualifikimin në fazën finale të Europianit Gjermani 2024.

Supersport mëson se Sylvinho ka vendosur që të qëndrojë në Tiranë për sa kohë të jetë trajner i Kombëtares, për të qenë sa më pranë futbollit shqiptar e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai do të jetë i angazhuar maksimalisht gjatë gjithë kohës, e thënë ndryshe në një punë “full time”.

Ish-mbrojtësi i majtë ka kërkuar që krahas tij edhe pjesa tjetër e stafit të qëndrojnë gjithashtu në Tiranë, për të patur një bashkëpunim të vazhdueshëm. Në të tilla rrethana, Hamdi Salihi, i cili ka qenë pjesë e stafit të Kombëtares në rolin e një prej zëvendëstrajnerëve, nuk do të jetë më pjesë e ekipit kuqezi, kjo për faktin se ish-sulmuesi shkodran jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe e ka të pamundur që të zhvendoset në kryeqytet.

Ish-mbrojtësi argjentinas Pablo Javier Zabaleta dhe ish-mesfushori brazilian Dorival Guidoni Junior, i njohur si Doriva, janë konfirmuar si ndihmëstrajnerët e Sylvinhos, por mësohet se në stafin e brazilianit do të shtohet dhe një përgatitës atletik, i kërkuar nga ana e tij. Ndeshja e parë zyrtare e Shqipërisë në kualifikueset e kampionatit europian do të jetë në muajin mars në Varshavë ndaj Polonisë, por 48-vjeçari do të ketë dhe një ndeshje miqësore para këtij takimi.

Sylvinho është një emër i njohur në futbollin botëror, teksa si lojtar ka qenë pjesë e Barcelonës, Manchester City e Arsenal. Si trajner, në 2011 ai mori pozicionin e zëvendësit te Cruzeiro, për të kaluar më pas te Sport Recife, Nautico, Corinthians, dhe tek Interi së bashku me Roberto Mancinin. Ai ka qenë dhe zëvendëstrajner i Brazilit për tri vite, duke mbajtur postin e asistentit të Tite përpara se të merrte drejtimin e Lyon në Francë dhe më pas Corinthiansit në kampionatin brazilian.

Lexo edhe:

Dështimi në kualifikueset e Botërorit, Suedia shkarkon trajnerin Tomasson

Nuk mbahen kuqezinjtë, menjëherë pas Arbër Hoxhës, Nedim Bajrami shënon golin e katërt

Tani, ish-anësori kërkon të bëjë hapin e madh si trajner i Shqipërisë, teksa arritja e objektivit do të përcaktojë dhe shifrat financiare që do të përfitojë braziliani dhe ndihmësit e tij për aventurën 18 mujore. Prezantimi i Sylvinhos dhe pjesës tjetër të stafit, do të bëhet nga presidenti Armand Duka, të hënën në orën 11:00 në ambientet e stadiumit “Air Albania”. /Supersport

Etiketa: KombëtarjaSylvinhotrajner

Lajme të lidhura

SPORT

Dështimi në kualifikueset e Botërorit, Suedia shkarkon trajnerin Tomasson

12:02 : 15/10/2025
SPORT

Nuk mbahen kuqezinjtë, menjëherë pas Arbër Hoxhës, Nedim Bajrami shënon golin e katërt

20:45 : 14/10/2025
SPORT

Përmbyset rezultati, Broja futet në fushë dhe i jep avantazhin Shqipërisë

20:34 : 14/10/2025
AKTUALITET

Kombëtarja shqiptare zbret në aeroportin e Nishit në Serbi

14:26 : 10/10/2025
SPORT

Kombëtarja gati për ndeshjen me Serbinë, ekipi niset për në Nish

12:36 : 10/10/2025
SPORT

Ndryshon lista e Kombëtares, Silvinjo fton ish sulmuesin e Skënderbeut për herë të parë

19:15 : 07/10/2025
Para

Reagimet pas plagosjes së dy të rinjve serbë në Kosovë

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com