• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aleksandar Vuçiç në shënjestër të grupit të hakerëve Anonymous

12:10 : 06/01/2023
në AKTUALITET, RAJONI
Grupi i hakerëve Anonymous është i decentralizuar, nuk ka udhëheqje formale dhe nuk ka faqe zyrtare. Ata dallohen nga maskat e tyre të bardha me një buzëqeshje që përshkruan personazhin e Guy Fawkes. Imazhi i një proteste të maskuar nga Britania e Madhe, 2015.

Grupi i hakerëve Anonymous është i decentralizuar, nuk ka udhëheqje formale dhe nuk ka faqe zyrtare. Ata dallohen nga maskat e tyre të bardha me një buzëqeshje që përshkruan personazhin e Guy Fawkes. Imazhi i një proteste të maskuar nga Britania e Madhe, 2015.

Disa përdorues të rrjetit social Twitter, të cilët pretendojnë të jenë pjesë e grupit ndërkombëtar të hakerëve, Anonymous, morën përgjegjësinë për rrëzimin e ueb-faqes zyrtare të Ushtrisë së Serbisë, disa ditë pasi e paralajmëruan presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, se e kishin vënë atë në shënjestër.

Ueb-faqja e Ushtrisë serbe ishte jashtë funksionit në mëngjesin e 5 janarit. Përdoruesve iu shfaq një mesazh, i cili i njoftonte ata për një problem, për shkak se serveri, në të cilin ndodhej ueb-faqja, nuk po komunikonte.

Më vonë, gjatë ditës, qasja në ueb-faqe u normalizua për përdoruesit nga Serbia.

Disa orë më herët, një llogari në Twitter, nën emrin Anonymous, informoi për rënien e ueb-faqes së ushtrisë serbe, me një paralajmërim për presidentin e Serbisë, që të mos e nënvlerësonte grupin.

Lexo edhe:

Dështon dhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Biletat e sfidës Shqipëri-Serbi me short, publikohet komunikata e FSHF!

https://t.co/wuCMpu8d3o | Serbian Army Website Down

Fascist Aleksandar, don’t waste your time with your dogs. Your army can’t bark right now. Don’t underestimate Anonymous either, we’ll put the leash on you.

We are #Anonymous. pic.twitter.com/LtTOwhvmKm

— Anonymous 🕸 (@Parrattarna) January 4, 2023

Më 5 janar, llogaritë nën emrin Anonymous, po ashtu, pohuan se kishin sulmuar ueb-faqen zyrtare të Vuçiçit, predsednik.rs. Radio Evropa e Lirë nuk ka hasur në ndonjë vështirësi për t’u qasur në atë ueb-faqe.

Grupi i hakerëve Anonymous është i decentralizuar, nuk ka udhëheqje formale, dhe as ueb-faqe apo llogari zyrtare në rrjetet sociale. Një kërkim në Twitter, për shembull, shfaq mijëra llogari, përdoruesit e së cilave prezantohen si pjesëtarë të këtij grupi, por është e pamundur të përcaktohet nëse ata vërtet janë.

Anonymous pohon se po kryen veprime nga bindja dhe aktivizmi politik. Publiku zakonisht e njeh këtë grup nga maskat e tyre të bardha, me një buzëqeshje, që paraqesin personazhin Guy Fawkes, një rebel anglez nga shekulli XVI, i cili u bë i njohur falë Alan Moore dhe novelës së tij grafike “V for Vendetta”.

Videomesazhi për Vuçiçin

Fillimisht, një video, në të cilën një burrë, me një maskë karakteristike të grupit të hakerëve Anonymous, i drejtohet Vuçiçit me një ton kërcënues, u publikua më 29 dhjetor në Twitter dhe në platformën për video, YouTube.

Një video tjetër, ku kërcënohej presidenti i Serbisë, po ashtu u shpërnda nga një llogari që pretendoi se ishte e lidhur me grupin Anonymous. Megjithatë, afërsia me grupin nuk ka qenë e mundur të verifikohet apo të konfirmohet zyrtarisht.

Në muajt e fundit, hakerët, të cilët pretendojnë të jenë pjesë e Anonymous, e kanë kritikuar Vuçiçin për mosvënie të sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe për bashkëpunim të ngushtë me të. Serbia, ndonëse kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, refuzon të harmonizojë politikën e saj me atë të bllokut evropian dhe të sanksionojë Rusinë.

Beogradi dhe Moska zyrtare kanë marrëdhënie bilaterale tradicionalisht të ngushta.

Rusia e mbështet Serbinë në politikën e saj të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës të cilën e konsideron ish-provincë të veten dhe e pengon anëtarësimin e saj në institucione ndërkombëtare.

Në një video dyminutëshe, të publikuar më 29 dhjetor, hakerët po ashtu i hodhën një vështrim situatës në Kosovë, dhe thanë se kishin marrë informacione se “elemente kriminale po përpiqen të krijojnë një konflikt të armatosur në veriun e Kosovës”.

Ata e quajnë Vuçiçin “kukull të [presidentit rus, Vladimir] Putinit” dhe theksojnë se Serbia është vendi i vetëm që bashkëpunon haptas me Rusinë dhe i refuzon thirrjet e vazhdueshme nga Evropa për të vendosur sanksione.

“Nëse nuk i ndalni veprimet e rrezikshme në Kosovë, populli i Kosovës nuk do të ngelë pa mbështetje”, i thotë grupi Anonymous presidentit të Serbisë, duke theksuar se është aktiv në mbarë botën dhe se nuk është grup i njerëzve të pashpresë që mund të injorohet lehtësisht.

Disa orë pasi videoja u publikua, Vuçiç u paraqit në rrjetin social Instagram. “Po bëhemi gati të luftojmë kundër anonimëve”, shkroi ai në legjendën e fotografisë, ku u pa duke luajtur me dy qen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Qendra Kombëtare e Serbisë për parandalimin e rreziqeve të sigurisë në sistemet e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, në përgjigjet e saj për Radion Evropa e Lirë, tha se një prani më aktive e kërcënimeve kibernetike, nga grupe të caktuara kibernetike, mund të jetë fenomen i zakonshëm dhe shpesh mund të lidhet me ngjarjet aktuale gjeopolitike, por edhe me ngjarjet në nivelin lokal, po ashtu”.

Kjo qendër mbledh dhe shkëmben informacione për rreziqet brenda sistemeve të TIK-ut, i paralajmëron dhe i këshillon personat që i menaxhojnë këto sisteme, si dhe publikun e Serbisë.

“Përveç kërcënimeve të sipërpërmendura, aktivitete të tjera të grupit Anonymous nuk janë regjistruar deri më tani”, ka thënë ekipi kombëtar i reagimit emergjent kompjuterik i Serbisë, në një përgjigje me shkrim për REL-in, ndaj pyetjes nëse, përveç videos në të cilën burri me maskë i drejtohet Vuçiqit me ton kërcënues, ka pasur kërcënime dhe sulme të mëparshme nga grupi Anonymous.

REL-i është munduar të marrë vesh nga Zyra e Prokurorit për Krime të Teknologjisë së Lartë nëse ky është kërcënim serioz, si dhe nëse disa prej sulmeve të fundit nga hakerët janë të lidhura me këto kërcënime, por ajo nuk ka dashur të komentojë për këtë rast.

REL-i, po ashtu, ka bërë përpjekje të mësojë më shumë për problemet në funksionim të ueb-faqes së Ushtrisë së Serbisë nga Ministria e Mbrojtjes, por nuk ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.

Forumi Bezbedan Balkan, i cili regjistron të gjitha sulmet ndaj resurseve në Serbi në muajt e fundit, thotë se disa ueb-faqe zyrtare po përballen me sulme DDoS.

Pokrenuto je više DDoS napada od strane Anonimus grupa na resurse u Srbiji. Trenutno identifikovani su resursi vojske, ministarstva spoljnih poslova i lični sajt predsednika. Postoji sumnja da će se prebaciti na eksploataciju podataka. Pratite https://t.co/bzMu4h5vyX za detalje. https://t.co/kLfb7SmB3U pic.twitter.com/NW6W81dtGf

— Ivan Marković 🌎 🌍 🌏 ☮️ (@ivanmarkovicsec) January 5, 2023


Sulmi DDos (shkurtesa në anglisht për “Distributed denial-of-service”) është sulm i shumëfishtë, me qëllimin e ndërprerjes apo pengimit të funksionimit të sistemit të TIK-ut.

Mesazhet e mëparshme:

Kërcënime nga llogaritë e lidhura me grupin Anonymous u raportuan në rrjetet sociale edhe më 20 dhjetor.

“Ne jemi të gatshëm ta sulmojmë Serbinë për destabilizimin nëpër Ballkan”, u tha në një postim në Twitter, me etiketën #OpSerbia, në të cilin bëhej thirrje për sulm hakerësh ndaj Serbisë.

ATTENTION: This message goes to all Anons we want to let you know that we’re ready to attack #Serbia for the destabilizing all over the Balkan.
Join us! Let’s stop the Criminals of the Balkan! #OpSerbia #OpRussia
Be ready @avucic

— LulzSec (@YourLulzSec) December 20, 2022

Më 24 shkurt, Anonymous i shpalli luftë kibernetike Rusisë, sipas njërës ndër llogaritë në Twitter, të lidhura me grupin. Që atëherë, grupi pretendon të ketë kryer një numër sulmesh të ndryshme kibernetike ndaj Rusisë.

Është regjistruar publikimi i të dhënave të pjesëtarëve të ushtrisë ruse, të zyrtarëve të Bankës Qendrore të Rusisë, të agjencisë hapësinore ruse Roskosmos, dhe të kompanive ruse të naftës dhe të gazit (Gazregion, Gazprom).

Anonymous ka bllokuar ueb-faqet e kompanive që bëjnë biznes me Rusinë, pavarësisht sanksioneve, dhe ka arritur të publikojë në mediat ruse pamje nga fushëbeteja në Ukrainë.

The hacking collective #Anonymous hacked into the Russian streaming services Wink and Ivi (like Netflix) and live TV channels Russia 24, Channel One, Moscow 24 to broadcast war footage from Ukraine [today] pic.twitter.com/hzqcXT1xRU

— Anonymous (@YourAnonNews) March 6, 2022

Grupi i hakerëve u është adresuar qytetarëve rusë drejtpërdrejt dhe, po ashtu, ka ndërhyrë në printerët nëpër dyqane në Rusi, nga të cilët janë shtypur mesazhe kundër luftës dhe në mbështetje të Ukrainës./REL

Etiketa: Aleksander VucicanonymoushakerkosoveSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Dështon dhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:20 : 13/05/2025
SPORT

Biletat e sfidës Shqipëri-Serbi me short, publikohet komunikata e FSHF!

16:51 : 12/05/2025
BOTA

Kosovë/ Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

15:57 : 12/05/2025
RAJONI

Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

12:25 : 12/05/2025
RAJONI

Sekuestrohen pasuri prej mbi 2 milionë eurosh në Prishtinë, dyshime për pastrim parash

10:02 : 12/05/2025
RAJONI

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

13:15 : 10/05/2025
Para

NATO: Aktualisht kemi kapacitetet e nevojshme për të ofruar siguri në Kosovë

TË GJITHA

Legjenda gjermane: Bayern nuk do të paguajë 150 mln euro për Wirtz, harrojeni!

18:00 : 13/05/2025

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

17:59 : 13/05/2025

SHBA dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshjen prej 600 miliardë dollarësh

17:49 : 13/05/2025

SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia dhe BKH po zbaton vendimet

17:43 : 13/05/2025

Tiranë/ Mashtrime kibernetike, goditet grupi kriminal që shkaktoi dëm financiar mbi 3 mln euro

17:40 : 13/05/2025

“Rama urdhëron të fshihet krimi”/ Berisha: Kandidatja e Suel Çelës, menderosi zgjedhjet në Elbasan

17:34 : 13/05/2025

FOTO/ Egnatia bën “ligjin” në Superiore, vetëm një klub nga elita e uron pas suksesit

17:22 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com