• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Putin shpall armëpushim për 36 orë, por Kievi e quan hipokrizi

20:45 : 05/01/2023
në BOTA

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ministrin e tij të mbrojtjes të vendosë një armëpushim 36-orësh në vijën e frontit të Ukrainës. Armëpushimi planifikohet të fillojë në orën 12:00 me orën e Moskës dhe kjo do të përkojë me Krishtlindjet Ortodokse Ruse. Putin i kërkoi Ukrainës që t’i përgjigjet këtij akti, por Kievi e refuzoi shpejt kërkesën.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak e quajti atë një “gjest propagandistik”. Deklarata e Kremlinit theksonte se Presidenti Putin urdhëroi trupat e tij të ndalonin luftimet sepse ai kishte pranuar një thirrje nga kreu i Kishës Ortodokse Ruse.

Patriarku Kirill, më herët gjatë ditës, bëri thirrje për një armëpushim gjatë Krishtlindjeve për të lejuar besimtarët të marrin pjesë në shërbimet e kishës për Krishtlindjet Ortodokse. Kisha Ortodokse Ruse feston ditën e Krishtlindjen më 7 janar, sipas kalendarit Julian.

Putini i bëri thirrje Ukrainës që të reagojë në mënyrë që “numri i madh i besimtarëve ortodoksë [të cilët] banojnë në zonat ku ka armiqësi” të mund të festohet Krishtlindja. Në një deklaratë në Twitter pas kësaj, Podolyak tha se nuk mund të ketë “armëpushim të përkohshëm” derisa forcat ruse të tërhiqen nga të gjitha zonat që ata kishin pushtuar.

Më pas ai e quajti atë një “gjest propagandistik”, një “mashtrim të parëndësishëm” dhe një përpjekje nga Rusia për t’i bërë presion Ukrainës përballë perëndimit duke pretenduar se ishte “humane”. Rusia po përpiqet të fitojë kohë për të rigrupuar dhe ndërtuar fortifikime, shtoi ai.

Lexo edhe:

Putin i përgjigjet SHBA-së: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

Ndërsa Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se Putin thjesht “po përpiqej të gjente pak oksigjen”. Armëpushimi i Kremlinit përputhet me një narrativë të propaganduar në Moskë. Sipas saj rusët janë djemtë e mirë, dhe është Ukraina dhe Perëndimi po kërcënojnë Rusinë.

Armëpushimi është gjithashtu një mjet që mund të përdoret për të demonizuar Ukrainën. Për shkak se ukrainasit e kanë hedhur poshtë propozimin, Moska do të pretendojë se Kievi nuk respekton besimtarët fetarë dhe nuk ka dëshirë për paqe. Nuk duhet harruar se ishte Rusia ajo që e nisi këtë luftë duke nisur një pushtim të paprovokuar ndaj fqinjit të saj.

Vendimi vjen gjithashtu vetëm pak ditë pasi një numër i madh i trupave ruse u vranë në një sulm ukrainas në një kazermë të përkohshme në qytetin e pushtuar ukrainas të Makiivka. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se numri i të vdekurve ishte 89, duke e bërë atë humbjen më të madhe të jetës të pranuar nga Moska që nga fillimi i luftës.

Të afërmit e të vrarëve, si dhe disa politikanë dhe komentues shprehën zemërim për atë që ndodhi në Makiivka. Ata fajësuan zyrtarët ushtarakë si të paaftë. Incidenti ndodhi në natën e Vitit të Ri, festa më e rëndësishme në kalendarin rus. Më herët, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi Putinit të shpallte një armëpushim “të njëanshëm” në Ukrainë, në mënyrë që të dyja palët të mund të negociojnë.

Etiketa: armepushimKieviPutin

Lajme të lidhura

BOTA

Putin i përgjigjet SHBA-së: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

19:03 : 23/10/2025
AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë spekulimet: Trump dhe Putin nuk do të takohen

17:56 : 21/10/2025
BOTA

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

11:23 : 20/10/2025
BOTA

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025
AKTUALITET

Putini do të kalojë nga Shqipëria për të shkuar në Hungari? Dilema e Kremlinit

20:19 : 17/10/2025
Para

I mituri shqiptar vdiq në Itali natën e ndërrimit të viteve, rezultatet e autopsisë

TË GJITHA

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

15:27 : 25/10/2025

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025

Krizë stafi/ Italianët vërsulen të marrin infermierët shqiptarë

14:56 : 25/10/2025

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025
Viktima

Po kontrollonte punimet e një ure, inxhinieri bie nga lartësia dhe humb jetën! Arrestohet drejtuesi teknik

14:14 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com