• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E akuzuar për mashtrim, lihet në burg ish-drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

11:48 : 30/12/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Viola Sterjon, e arrestuar tre ditë më parë për mashtrim.

Gjatë seancës ajo ka pretenduar se shumat e parave i ka marrë pasi u ka ofruar subjekteve shërbimin e konsulencës.

Viola Sterjo u arrestua nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda, pasi kishte zhvatur nga 20 mijë deri në 90 mijë euro ryshfet nga subjekte të ndryshme në zonën e Korçës kundrejt premtimeve se do të ndërhynte pranë Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, në mënyrë që këto subjekte të fitonin grande.

Bëhet me dije se shtetasi Thanas Sulo ka bërë kallëzim para oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se në mars te vitit 2020, përmes një të njohuri të tij që quhet Genti, i cili ka një lokal afër me pikën e tij të karburantit, është njohur me një shtetase të quajtur Viola Sterjo, me origjinë nga Pogradeci.

Lexo edhe:

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

Kur e ka njohur këtë shtetase ajo i kishte premtuar Gentit qe ai do përfitonte një grand me vlerë 3.5 milion euro nga fondet e institucioneve të shtetit për të bërë një hotel në Voskopojë. Nga Genti denoncuesi ka mësuar se ai i kishte dhënë Sterjos në dorë 160 mijë dollarë amerikan. Ne vijim, Thanas Sulo deklaron se donte që në tokën e karburantit të tij të bënte një hotel dhe i ka kërkuar Gentit, që ta prezantonte me Violën.

Pas bisedave paraprake Viola i ka kërkuar shuma të konsiderueshme parash, duke i premtuar qe ajo do të ndërhynte tek ata qe do t’i jepnin grandin. Sulo i ka dhënë Viola Sterjos 57 mijë euro dhe 1 milion lekë.

Sulo ka deklaruar së shumat e parave ia ka dhënë Viola Sterjos ne Korçë dhe Tiranë. Sipas kallëzuesit, pasi i ka dhënë lekët Viola Sterjos ka qenë në pritje të fitimit të grantit, të cilin ajo ia kishte premtuar se do t’i jepej deri në tetor te 2020.

Por pasi kaloi nëntori dhe dhjetori, në kushtet kur granti nuk u përfitua, kallëzuesi sqaron se i ka kërkuar Viola Sterjos t’i ktheje shumën e lekëve, nën dyshimet se ajo po e mashtronte. Këtë dyshim e përforconte edhe fakti qe edhe shoku i tij Genti, i kishte dhënë Violës 160 mijë dollarë, nuk e kishte përfituar grantin dhe Viola nuk ia kishte kthyer ende paratë.

Prokuroria e Korçës ka pyetur si person qe tregon rrethanat e hetimit shtetasin Olgert Kafaz, i cili ka deklaruar se para 5 vitesh në zonën e Voskopojës ka blerë një sipërfaqe toke së bashku me dy persona të tjerë, për të ndërtuar një resort turistik. Ne kohën që Kafazi punonte në banesën e një shtetasi me emrin Gjergji, ky i fundit i ka folur për mbesën e tij Viola Sterjo.

Ai ka shkuar me Gjergjin në Tiranë dhe e kane takuar Violën. Nga biseda me Violën ka mësuar se ajo kishte mundësi, përmes njohjeve politike qe t’i siguronte atij një grant nga shteti për ndërtimin e resorit në Voskopojë, me vlerë 2 milionë euro. Kafazi i ka thënë Violës se projektin për ndërtimin e resortit e kishte gati. Kafazi ka deklaruar para oficerit te policisë gjyqësore që i ka dhënë Viola Sterjos 90 mijë euro, shumë të cilën e kishte marrë nga ortakët e tij. Fillimisht ai pohon se i ka dhënë 15 mijë euro në dore në Tiranë, ndërsa shumat e tjera ia ka dërguar përmes bankës.

Por në fillim të vitit 2022 ai është informuar se Viola Sterjo nuk kishte bërë asnjë aplikim për përfitimin e grantit, çka bëri që të lindnin dyshimet për një mashtrim të mundshëm.

Ai e ka takuar Violën në prezencë të dy vëllezërve të saj dhe ajo i ka kthyer një shumë prej 20 mijë dollarë. Ndërsa me kontratë noteriale lidhur mes tij dhe Violës, kjo e fundit ka deklaruar se i njeh detyrimin prej 90 mijë euro dhe nëse nuk ia kthente brenda 6 muajve do t’i linte si garanci banesën e vjehrrit.

Etiketa: bashkia tiraneBurgErion Veliajmashtrimsh-drejtoreshën e Ministrisë së TurizmitViola Sterjo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025
AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës – EMRAT

11:46 : 14/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ PS fiton bindshëm edhe në burgun e Fierit

12:21 : 13/05/2025
AKTUALITET

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025
Para

Inceneratori i Elbasanit, shtyhet seanca për të pandehurit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Formacionet zyrtare/ Barcelona dëshiron titullin, Espanyol në fushë për t’i prishur festën

20:57 : 15/05/2025
Foto ilustruese

Operacion antidrogë në Itali, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

20:49 : 15/05/2025

Presidenti i Emirateve të Bashkuara: Do të investojmë 1.4 trilionë dollarë në SHBA

20:47 : 15/05/2025

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

20:44 : 15/05/2025

Zgjedhjet, SPAK dhe kandidatët e bandave

20:33 : 15/05/2025

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rubio: Nuk kam pritshmëri të larta

20:32 : 15/05/2025

Ndoqi Milanin në tribunë, Igli Tare: Këtu, vetëm për të ndjekur ndeshjen

20:22 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com