• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Merkato dhe Xhulio Skuka, Drejtori sportiv i të kuqve: Partizani në rrugë të mbarë

10:53 : 29/12/2022
në SPORT

Partizani duket në rrugë të drejtë dhe një “dorë” të mirë në këtë performancë të të kuqve ka edhe Elton Marini. Drejtori sportiv i të kuqve ka folur për mediet duke analizuar punën e deri tanishme të skuadrave.

Ai nuk e fsheh lumturinë që skuadra e tij ndodhet në vend të parë. Ka treguar se si do të punohet në merkaton e janarit, ndërsa në fund e ka mbyllur me shitjet e mundshme të futbollistëve.

“Le të themi që në vija të përgjithshme kemi bërë një performancë të mirë. Ndoshta nuk jemi konsoliduar aty ku duhet, por po punohet shumë, duhet të marrim parasysh që skuadra ka ndryshuar shumë në këtë fillim sezoni. Ka ndryshuar drejtimi teknik. Politika gjithashtu shihet që është ndryshe po i japim më shumë rëndësi elementit shqiptar dhe sidomos elementit të ri vendas.

Jemi të kënaqur që jemi në vend të parë, ndoshta shumë njerëz shikojnë vetëm rezultatet e ndeshjeve teke siç është derbi, por ne jemi të kënaqur në përgjithësi. Kemi shumë rrugë përpara, vendi i parë na jep vetbesim dhe një motivim më tepër që në fund të sezonit të arrijmë objektivat që i kemi vënë vetes”, tha ai.

Merkato? “Po mundohemi se çfarë mund të na ofrojë tregu vendas dhe më pas ndonjë opsion tjetër që mund të kemi. Nuk dëshirojmë që të prishim edhe ekuilibrat në skuadër, nuk e ndjejmë nevojën që të bëjmë merkato me çdo kusht. Ky klub mirëpret çdo lojtar të mirë ose cilësor që mund të na ofrohet. Janari ka një specifik të veçante sepse konsiderohet si tregu i riparimeve dhe nuk ka të njëjtat karakteristika si në qershor. Ne po presim çdo opsion të mirë dhe po përpiqemi të evidentojmë ndonjë lojtar që mund të na ndihmojë”.

Lexo edhe:

Finalja e Superligës, Belica: Shanset janë të barabarta, ‘Final 4’ formulë e dyshimtë

Përballja me Laçin, formacioni i mundshëm i Partizanit

Një emër lojtari? “Kjo është pyetje një milionë dollarëshe. Kemi disa elementë në mendje, por është shumë herët për të folur”.

Objektivi? “Objektivi i Partizanit nuk besoj se ka nevojë për të pyetur, sepse Partizani është nga ato klube ka detyrim moral të fitojë maksimumin e objektivave madhorë. Ne jemi në luftë për të dy trofetë që janë në lojë, si Kupa ashtu edhe Kampionati dhe shpresoj që t’ia dalim në fund. Më pas nëpërmjet kësaj filozofie dëshirojmë të arrijmë sa më lartë në Kupat e Europës atë që është “thembra e Akilit””.

Ofertat? “Telefonata ka plot. Ne jemi një staf që punojmë shumë ngushtë me njëri-tjetrin, si presidenti, stafi dhe trajneri dhe kemi vendosur që shumicën e gjërave që na ofrohen me materiale të dobëta filmike, jo të mos i marrim në konsideratë, por të jemi më të kujdesshëm sepse vëzhgimi vizual nga afër i lojtarëve është më i rëndësishëm nga ato që të ofrohen me mesazhe ose me video”.

Udhëtimet? “Duhet pyetur agjenti zyrtar i klubit për udhëtimet, por që kur kam marrë detyrën kam bërë më shumë se 30 udhëtime”.

Ofertat për futbollistët e kuq? “Ne na bëhet qejfi që nëpërmjet punës kemi çuar 4 lojtarë në ekipin kombëtar. Ky është një promovim mjaft i mirë për kampionatin tonë dhe pse mund të ketë skeptik është parë se këta djem e kanë merituar. Kuptohet pas këtij evidentimi në ekipin Kombëtar edhe tregu shtohet, sepse lojtarët janë më të kërkuar kur janë pjesë e ekipeve Kombëtare. Oferta verbale dhe interesime ka, por klubi nuk kërkon që të prishë një projekt që e ka nisur në këmbim të një ofertë në janar. Mendoj që në janar për daljet nuk do të kemi ndonjë lëvizje, përveç në rast se ofrohet ndonjë shifër e çmendur që më pas do të duhet ta mendojmë”.

Skuka? “Çmimet i vendos tregu, nuk i vendosim ne. Është herët të flasim. Le ta lëmë atë djalë të punojë i qetë dhe dita e tij do të vijë shumë shpejtë”.

Etiketa: PartiznaiXhulio Skuka

Lajme të lidhura

SPORT

Finalja e Superligës, Belica: Shanset janë të barabarta, ‘Final 4’ formulë e dyshimtë

18:51 : 26/05/2024
SPORT

Përballja me Laçin, formacioni i mundshëm i Partizanit

08:42 : 06/02/2023
SPORT

Partizanit i “rrëshqet” fitorja nga duart, klubi slloven e ndal në minutën e 95-të

19:47 : 22/06/2022
SPORT

Laçi-Partizani/ Zhbllokohet sfida, kurbinasit në avantazh

17:14 : 26/05/2022
Fk Dinamo
SPORT

Partizani planifikon lëvizjen e radhës, gati t’i rrëmbejë Dinamos sulmuesin

21:27 : 04/01/2022
SPORT

Partizani-Teuta/ Zhbllokohet sfida në “Elbasan Arena”, durrsakët në avantazh

17:19 : 26/11/2021
Para

Ukrainasit sulmojnë rusët nga ajri e toka, goditen bazat e ushtarëve të Putin/ VIDEO

TË GJITHA

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com