• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i “START UP”-eve, grantet i marrin njerëzit me lidhje politike

16:01 : 26/12/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ministrja Edona Bilali është vënë me të drejtë nën akuzë për grantet e START UP-eve, ose siç njihen në gjuhën popullore fondet për idetë teknologjike. Cilido subjekt, person juridik, apo edhe institucion publik, mund të “konkurronte” për të fituar miliona lekë nga këto grante, të cilat kishin qëllimin e vetëm inovacionin. Por, pa kaluar as disa javë shpallja e fituesve, vihet re se këto para’ kanë shkuar për persona apo individë me lidhje të forta politike apo atyre të biznesit.

Pra, paratë i kanë marrë të pasurit dhe jo personat e zgjuar, pa mbështetje politike apo financiare. Bilali duket se ka zgjedhur fjalën e urtë popullore “leku shkon te leku”, ndërsa ka lënë “thatë”, si gjithmonë, të varfrit. Por, çuditërisht, në këtë listë janë edhe disa bashki, kryetarët e të cilëve janë zgjedhur pa votë 3 vite më parë. Dhe, nëse do të shohësh emrat e bashkive, vihet re se janë bashki “me lekë”, nga ato që kanë hapur thesin për zgjedhjet vendore të majit 2023. Pra, të gjithë përfituesit kanë lidhje të forta me mazhorancën, duke sjellë një konflikt të pastër interesi.

Lista e përfituesve të shpallur nga Ministrja e Shtetit, Edona Bilali

Lexoni pak emrat dhe subjektet përfituese. Të gjitha janë firma të ngritura, të cilat janë në treg prej shumë kohësh. Shumë pak janë të rinj, të cilat kanë arsimin apo janë në hapat e parë. Pagesa janë bërë edhe për firma financiare, nga ato që po “rrjepin” njerëzit e thjeshtë. Por, edhe për disa bashki në Shqipëri, si e Bulqizës, që vetëm në 6 muajt e fundit ka tenderuar miliona euro. Apo Bashkia e Roskovecit, ku kryetarja milionere Majlinda Bufi, njihet si “pasanikja” e asaj zone, por edhe për tenderët e shumtë.

Lexo edhe:

Humbi mandatin dhe u kritikua për spotin me të moshuarin, Edona Bilali: S’janë gati për këtë lloj humori

Tenderat e dyshimta të FSHZH së Dritan Agollit! Ku përfundojnë miliona € dhe firmat e favorizuara

Para pak ditësh, kolegët e emisionit “Piranjat”, në Abc News, transmetuan kronikën me përfituesit e kësaj skeme, ku grantet e Bilalit përfunduan në bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi. Madje, ata prezantuan rastin e një familjeje, babai, djali dhe vajza, të cilët ka përfituar mbi 50 milionë lekë. Sipas ministres Bilali, rreth 400 biznese, individë, organizata jofitimprurëse, bashki, akademi paraqitën projektet e tyre për përfitimin e granteve për start up dhe pas vlerësimit në datën 13.7.2022 u shpallën fituesit.

Lista e përfituesve të shpallur nga Ministrja e Shtetit, Edona Bilali

Sipas listës së ministres, përfitues të granteve rezultojnë dy organizata jo fitimprurëse, “Qendra Protik”, e cila ka përfituar 3 milionë lekë të reja dhe qendra “Junior Achievment of Albania”, e cila ka përfituar më shumë se 58 milionë lekë të vjetra. Rezulton se këto dy OJF janë krijuar me mbështetjen e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit dhe janë partnere me të, pra me mbështetjen e njërit prej anëtarëve të komisionit. Ndërkohë dy bashkëdrejtuesit e AADF, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli janë gjithashtu anëtarë bordi në qendrën Protik. Fondi Shqiptaro-Amerikan për zhvillim u pyet në lidhje me marrëdhënien me “AADF” dhe “Protik”, nëse ka një konflikt interesi dhe a jemi në kushtet e një gare të pandershme? Në përgjigjen e kthyer për emisionin investigativ, AADF sqaroi se ‘Qendra Protik’ është themeluar në vitin 2012 falë bashkëpunimit shumëpalësh të qeverisë së Shqipërisë, AADF, USAID dhe Microsoft. Ajo ka caktuar një anëtar në komisionin e vlerësimit, me kërkesë të Ministrisë së Sipërmarrjes, por ndërkohë AADF nuk është e përfshirë në asnjë aspekt në skemat e mbështetjes dhe zhvillimit të START UP – eve, pasi janë një iniciative ekskluzive e qeverisë shqiptare.

AADF u justifikua se z. Sarapuli dhe z. Mata, dy bashkëdrejtuesit e fondit, nuk kanë asnjë konflikt interesi duke qenë anëtarë të bordit drejtues të “Protik”. Ajo që nuk kuptojmë është se si mund të vlerësosh projektin e një OJF që e ke krijuar në bashkëpunim me aktorë të tjerë, ndërkohë vetë drejtuesit e AADG njëkohësisht janë anëtarë bordi të qendrës Protik që ka rezultuar fituese?

Në foto: Flladi Agolli, djali i drejtorit të FSHZH-së

Rasti më flagrant ishte i një shoqërie që ka si pronar dhe administrator z.Flladi Agolli. Kjo firmë ka marrë para publike nga Edona Bilali, ndërsa përfituesi është as më pak e as më shumë por djali i kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Madje, para pak kohësh, emri i Flladi Agollit u lakua si pronar i një super restoranti në zonën e Gjirit të Lalzit, ku kuzhunieri i tij përfitoi para publike nga FSHZH-ja. Një tjetër konflikt i pastër interesit.

Por, duke u ndalur te lista e Bilalit, është faktuar mjaft qartë se firma e Flladi Agollit, HMS sh.p.k, ka përfituar 4.580.000 lekë të reja. Pra, djali i një prej administratorëve që tenderon çdo muaj dhjetëra miliona euro, përfifon para publike nga një tjetër institucion shtetëror. A është konflikt i pastë rinteresi?! Natyrisht që po, por në vendin tonë të çudirave, politikanët apo institucionet ligjzbatuese vetëm sa u bëjnë fresk kësaj kategorie, duke i lënë të pasurohen në kurriz të njerëzve të thjeshtë dhe të varfër.

Ndërkohë, lista Bilali vijon me dy firma të tjera, “Skytech” dhe “3DSKY”. Në subjektin SkyTech administrator është Altin Bamllari dhe ortak Arbi Bamllari, djali i Altinit. Ky subjekt ka përfituar grant rreth 50 milionë lekë. Ndërkohë 3DSKY është një subjekt ku administrator është Arbi Bamllari dhe motra e tij dhe kanë përfituar rreth 30 milionë lekë grant. Të dyja këto subjekte kanë adresë të njëjtë, një apartament në qendër të Tiranës. Ndërkohë Arbi Bamllari, djali i talentuar në teknologji është ortak në të dyja kompanitë fituese. Sipas VKM 312 i DATËS 11.5.2022 , të dhënat parësore dhe dytësore në regjistrin e START UP – eve ndër të tjera përfshihen edhe të dhënat e regjistrit tregtar, numri i identifikimit të subjektit . Si është e mundur që komisioni i vlerësimit nuk ka arritur të identifikojë subjekte që kanë adresë të njëjtë, dhe përfitues janë të njëjtit njerëz?

Lista e dytë me fituesit e STAR UP-eve

Në një dokument të dytë, Ministria e Sipërmarrjes ka listuar disa biznese të tjera të cilat kanë përfituar grante. Mësohet se një tjetër biznesmen, Sokol Plaku, ka përfituar fonde. Ai është administrator i firmës “A.L.S Consulting”, e themeluar në vitin 2020, ndërsa mësohet se ka përfituar rreth 33 milionë lekë të vjetra. Sipas mediave, Plaku është një nga ata persona që bën sekuestrimin e pronave të paligjshme. Konkretisht, Sokol Plaku është pjesë e Njësisë Speciale Anti-korrupsion dhe Anti-evazion në Kryeministri. Për shkak të detyrës, Plaku ka qenë pjesë e disa aksioneve blic në disa zyra kadastrale në vend për kontrollin e dosjeve të pronave. Duke pasur lidhje kaq të forta, zyrtari i lartë duket se po i shfrytëzon për të marrë para ku të mundet.

Etiketa: Dritan AgolliEdona Bilaliflladi agollifondet për idetë teknologjikeFSHZHgrantet e START UP-eveSTART up

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Humbi mandatin dhe u kritikua për spotin me të moshuarin, Edona Bilali: S’janë gati për këtë lloj humori

12:05 : 29/05/2025
AKTUALITET

Tenderat e dyshimta të FSHZH së Dritan Agollit! Ku përfundojnë miliona € dhe firmat e favorizuara

20:50 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Urgjente”/ Qeveria jep 10 milionë dollarë për kompaninë e Mira Muratit

15:37 : 19/05/2025
AKTUALITET

Skandali/ Deputetja e PS-së publikon spotin elektoral: Mos vdis pa më votuar mua (VIDEO)

16:30 : 22/04/2025
AKTUALITET

Projekti “Poli i Dijes” ngre pikëpyetje për efikasitetin e investimeve të Qeverisë

10:25 : 31/03/2025
AKTUALITET

Dritan Agolli i FSHZH-së u bën “dhuratë” vëllezërve Duka Zip Line privat në kodrat e Lalzit

13:41 : 13/03/2025
Para

Partizani bamirësi për festat e fundvitit, Tedi Cara: Jemi favorit për titullin

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com