• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Skandali me foshnjën në Pejë, drejtoresha e shkarkuar: Do i drejtohem drejtësisë

22:51 : 24/12/2022
në RAJONI

Hidajete Krasniqi, e cila të shtunën u shkarkua nga pozita e Drejtoreshës së Infermierisë në Spitalin e Pejës pas skandalit me foshnjën e vdekur që u fut në rrobalarëse, ka thënë se ky rast është politizuar skajshëm me ndërhyrjen e politikës. Në një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se është shokuar me rastin që ka ndodhur dhe mënyrën se si është trajtuar fryti, por është betuar se që nga momenti i parë ka insistuar me ngulm dhe më së shumti, që të ndëshkohen shkelësit dhe hallka e dështimit.

“Deri më dje (e Premte) në ora 15:00 rreth këtij rasti kam punuar së bashku me Drejtorin aktual Ekzekutiv Dr. Fazli Shala, ndërsa befasisht, sot paradite, ndonëse ditë e shtunë, fillimisht në faqen e Facebook-ut të Spitalit e më pas edhe nga media mësova për shkarkimin tim”, ka shkruar ajo.

Tutje, Krasniqi ka thënë se vendimi për shkarkimin e saj dhe të drejtorit mjekësor, Muhamet Haliti, është tërësisht shfrytëzim i rastit të fatkeqësisë me ndërhyrje të thella politike e militante.

“Për të  eliminuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga partia në pushtet, duke marrë masa kinse për përgjegjësi direkte menxheriale. Dhimbje, keqardhje për ultësinë e personalitetit të Drejtorit!!! Nëse ka moral dhe ka hierarki normale zinxhirore, në këso raste abnormale, atëherë dihet kush duhet të shkojë! Të përfitosh nga rasti i rëndë i trajtimit të frytit të vdekur për të emëruar njerëz të partisë në pozita udhëheqëse është rrëqethëse. Këtë e dëshmon edhe fakti se nuk është shkartuar U.D. Drejtori i Administratës, i cili ka përgjegjësi direkte në menaxhimin e shërbimeve teknike, e i cili është bashkëpartiak i Drejtorit Ekzekutiv, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Me keqardhje por me shumë siguri e them se veprime të tilla sikur ky i sotmi, me shkarkime, për asnjë moment nuk mund të hedhin ‘hi syve’ opinioni , në mënyrë që Drejtori aktual Ekzekutiv, ta heq vëmendjen e mos ndjerës përgjegjësi, minimalisht morale-personale, si menaxher i parë dhe kryesor i Institucionit ku ka ndodhur rasti tragjik. Unë besoj fort, që përgjegjësia është dhe duhet të jetë personale e assesi dhe po aq jam e bindur që këto situata nuk duhet shfrytëzuar për fushata shkarkimesh me të vetmin qëllim, rehatimin e personave politik të partisë në pushtet” shkruan Krasniqi.

Si udhëheqëse e Infermierisë gjatë 23 viteve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Krasniqi ka thënë se së bashku me kolegët ia kanë dalë që të jenë shtyllë e rëndësishme e korrektësisë profesionale dhe pjesë e krenarisë së punës së këtij spitali.

Lexo edhe:

“700 euro për 5 ditë leje”, arrestohet shefi i regjimit në burgun e Lushnjes (Video)

Skandali/ Shefi i regjimit në Lushnje merr 700 euro për të nxjerrë të burgosurin disa ditë nga qelia

“I falënderoj të gjithë kolegët për bashkëpunimin që patën gjatë tërë këtyre viteve. Vendimi për shkarkim i tillë siç ka ardhur prapa shpine e me qëllime degradimi nuk mund ta zbehë punën time të palodhshme, pa orar e me sakrifica personale për të ngritur e zhvilluar Spitalin”.

Në fund, ajo ka paralajmëruar drejtorin ekzekutiv, Fazli Shala dhe stafin e afërt të tij se në afatin më të afërt do t’i drejtohet organeve të drejtësisë dhe do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore.

Spitali i Pejës njoftoi këtë të shtunë se lidhur me rastin e foshnjës së vdekur, drejtori ekzekutiv ka shkarkuar drejtorin mjekësor dhe atë për infermieri. Foshnja e cila lindi e vdekur ditë më parë, përfundoi në rrobalarësen e Spitalit të Pejës, pasi stafi dyshohet se nuk i ka zbatuar procedurat e protokollit. Babai i foshnjës ka treguar se e ka parë personelin mjekësor teksa i nxirrnin nga rrobalarësja pjesët e trupit të saj. Ai ka thënë se stafi i spitalit ka kërkuar që rasti të mos lajmërohet në polici.

Etiketa: foshnjehidajete krasniqipejeskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“700 euro për 5 ditë leje”, arrestohet shefi i regjimit në burgun e Lushnjes (Video)

21:52 : 16/09/2025
AKTUALITET

Skandali/ Shefi i regjimit në Lushnje merr 700 euro për të nxjerrë të burgosurin disa ditë nga qelia

21:43 : 16/09/2025
RAJONI

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

20:38 : 12/09/2025
BOTA

Mjekët në Indi heqin binjakë parazitë nga barku i një foshnje 20-ditëshe

10:16 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Kush e caktoi Rakipin?”/ Burimi: Kodi i ri Penal, skandaloz dhe i rrezikshëm

17:16 : 30/07/2025
AKTUALITET

VIDEO-SKANDAL/ Përplasje me banorët e Thethit, Policia dhunon një invalid

14:44 : 12/07/2025
Para

Jasu palikari Rama

TË GJITHA

27-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

12:16 : 19/09/2025

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

12:09 : 19/09/2025

Dyshohet se ka pë*dhunur vajzën e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

11:59 : 19/09/2025

Radikalizim aksioni dhe grevë urie, ja çfarë diskutuan deputetët e PD në mbledhjen e Grupit Parlamentar

11:57 : 19/09/2025

Rrogozhinë/ Burri alarmon policinë: Më ka ikur gruaja nga shtëpia

11:45 : 19/09/2025

Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn e saj me pushkë

11:30 : 19/09/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojt/ Arben Haxhiaj: Më kërcënuan se do më merrnin fëmijët dhe do më vr*snin vëllanë

11:23 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com