• Kontakt
Friday, August 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama shkarkon nga detyra drejtorin e SHISH, Helidon Bendo/ E emëron këshilltar

14:48 : 23/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Helidon Bendo është liruar nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Presidenti Bajram Begaj ka liruar Bendon nga detyra pas propozimit të kryeministrit Edi Rama.

“Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, ‘Për Shërbimin Informativ Kombëtar”’ të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit, dekretoj: Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar”, thuhet në dekretin numër nr. 13887, që mban datën e sotme.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Rama tha se Bendo do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.

Lexo edhe:

Rama “mësime” KLGJ-së: Mos më gjykoni mua, shikoni drejtësinë tuaj që lë shumë për të dëshiruar

Bashkitë kundër projektit të qeverisë për mbetjet: Centralizimi nuk e zgjidh problemin

Sipas Ramës, Bendo dorëzoi dorëheqjen për arsye të studimeve pasuniversitare në SHBA.

“Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë“, shkroi Rama në FB.

Ka qenë kryetari i PD-së Sali Berisha ai i cili disa ditë më parë do të shprehej se Bendo, pas kthimit nga shkollimi në SHBA, nuk po lejohej të merrte detyrën, në kundërshtim me ligjin. Denoncimin e përsëriti dhe gjatë një konference për mediat më herët gjatë ditës së sotme. “Merr Helidon Bendon. I mbyll dyert në mënyrën më antiligjore, më antikushtetuese. Kreu i Shërbimit Informativ emërohet nga presidenti. Ky (Rama) e çoi vetë në shkollë, tani që është kthyer, e lë sikur nuk ka qenë ndonjëherë në shërbim. Ky është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia”, tha Berisha.

Helidon Bendo mori postin e kreut të SHISH më 5 nëntor të vitit 2018 për të qëndruar në këtë detyrë afro 4 vite. Asokohet Bendo zëvendësoi në krye të institucionit Visho Ajazin. Ky i fundit mbante postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ nga Gushti i 2012.

Aktualisht, në vend të Bendos, në krye të SHISH është i komanduar zëvendësdrejtori Oljan Kanushi, që prej gusht 2022. Vendimi erdhi në një kohë kur Bendo ndodhej në SHBA prej 2 muajsh.

Etiketa: Edi Ramahekidon bendokreu i shish

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama “mësime” KLGJ-së: Mos më gjykoni mua, shikoni drejtësinë tuaj që lë shumë për të dëshiruar

19:32 : 29/08/2025
AKTUALITET

Bashkitë kundër projektit të qeverisë për mbetjet: Centralizimi nuk e zgjidh problemin

17:36 : 29/08/2025
AKTUALITET

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë zhvillon takim në Kryeministri

11:17 : 29/08/2025
AKTUALITET

‘Déjà vu’: Reforma e re e qeverisë “Rama” për mbetjet pritet me mosbesim

11:06 : 29/08/2025
AKTUALITET

Qeveria “lëshon sërish dorën” me koncesionet, FMN vërejtje për projektligjin e ri të PPP-ve

09:08 : 29/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama i dha portin e peshkatarëve Gjergj Lucës dhe Dorian Beut për trafik d*oge

13:51 : 28/08/2025
Para

Miratimi i projektligjeve për zyrtarët publikë dhe pagat në Kosovë, BE e pakënaqur

TË GJITHA

U prezantuan si Erion Veliaj dhe tentuan të zhvasin ndërtuesin, 5 persona dënohen për mashtrim

20:50 : 29/08/2025

Trump surprizon me propozimin e tij: Kina të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

20:41 : 29/08/2025

Bardhi: Rama mbron bandat dhe sulmon gjyqtarët, është kundër ligjit dhe interesit publik

20:15 : 29/08/2025

Kosova zgjeron listën e organizatave terroriste, ndjek të njëjtën linjë me SHBA-në

20:07 : 29/08/2025

Çfarë është e gatshme të ofrojë Evropa për të mbrojtur Ukrainën?

19:45 : 29/08/2025

Rama “mësime” KLGJ-së: Mos më gjykoni mua, shikoni drejtësinë tuaj që lë shumë për të dëshiruar

19:32 : 29/08/2025

Avokati nuk është fajtor për një drejtësi që nuk funksionon. Ai është dëshmitar dhe viktimë e saj

19:10 : 29/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com