• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Prof. Dr. Ilir Ohri, Berisha: Lutemi për shpirtin e tij të mirë

11:24 : 23/12/2022
në AKTUALITET

Një nga anestezistët më të mirë shqiptar dr. Ilir Ohri është ndarë nga jeta ditën e djeshme. Gjatë gjithë jetës profesionale Ohri është karakterizuar nga puna e pakursyer në shërbim të të sëmurëve më të rëndë dhe nga profesionalizmi i rrallë.

Lajmi i trishtë u bë publik në faqen zyrtare të Fakultetit të Mjekësisë u nda edhe lajmërimi për vdekjen e tij.

Për lajmin e hidhur të ndarjes së tij nga jeta ka reaguar edhe Sali Berisha i cili i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Berisha shton se lutet që shpirti i mirë i Prof.Dr. Ilir Ohrit të gjejë paqen e merituar.

Postimi i plotë i Berishës:

Lexo edhe:

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Parlamenti i votës së vjedhur i vuri kazmën familjes shqiptare!

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë

Të dashur miq, dje humbi betejën me një sëmundje të rëndë dhe mbylli sytë përgjithmonë Prof.Dr. Ilir Ohri, një nga studiuesit dhe specialistët më të shquar në fushën e anestoziologjisë dhe reanimacionit të Shqipërisë.

Prof. Ilir Ohri udhëhoqi për shumë vite me përkushtim, aftësi të lartë profesionale dhe sukses, Shërbimin e Anesteziologjisë dhe Reanimacionit në vendin tonë.

Në karrierën e tij prej dekadash ai i asistoi me humanizëm dhe aftësi profesionale mijëra të sëmurëve, u dha mësim mijëra studentëve dhe kualifikoi qindra mjek në fushën e tij.

Ai është autor i publikimeve të shumta e serioze brenda dhe jashtë vendi. Cilido që e ka njohur Prof.Dr. Ilir Ohrin e ka njohur si një njeri, familjar, mik, student, mjek, studiues shembullor.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij lutem së bashku me ta që shpirti i mire i Prof.Dr. Ilir Ohrit të gjejë paqen e merituar.

Postimi i plotë i Fakulteti të Mjekësisë:

Me hidhërim te thellë ju njoftojmë se u nda nga jeta Prof. Ilir Ohri.

Profesor. Ilir Drini Ohri lindi ne Tirane me 27 nëntor 1955.

Arsimin fillor dhe te mesëm i perfundoi me suksese te larta. Studimet e larta i perfundoi me rezultate tē shkëlqyera ne Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin e Tiranës. Gjithashtu specializimin nga anesteziologjia me reanimacion e kreu ne Fakultetin e Mjekesise ne Tirane. Tezen e disertacionit te doktoratës me titull:” Ndikimet e ventilacionit mekanik me PEEP mbi hemodinamikën dhe gazometrine” e mbrojti në vitin 1997, disertacion per marrjen e gradës shkencore “Doktor” i shkencave te Miekësise. Dr Iliri vjen nga një

familje mjekesh me virtyte të larta patriotike dhe te ushtrimit të profesionit mjekësor. Gjyshi i tij dr. Musa Ohri, firmetar i Kongresit te Permetit, i ati dr. Drini Ohri, nje mjek i nderuar, organizator i shkelgyer Zv Minister i Shendetesise dhe drejtor i Spitalit nr. 1. Shendeti, 2015. Ka publikuar 25 punime

shkencore jashte vendit, me impakt faktor prej 54. Ka botuar si autor apo koautor: Anestezia e përgjithshme: përkth., Pierre Gauthier-Lafaye, Ilir Ohri, Roland Xhaxho. Teksti i traumës : emergjencat traumatike, Pirro Prifti, Ilir Ohri, Spiro Silla. Anestezia dhe reanimacioni, Vjollca Shpata (Hajro), Ilir Ohri, Kiri Zallari, Ilir Ohri, etj.

Prof. Ilir Ohri, një prej figurave më të shquara të Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit dhe tё mjekёsisё shqiptare, ka dhënë prej më shumë se 40 vitesh, një kontribut të veçantë dhe të jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtij Shërbimi në vëndin tonë.

Ai është një nga themeluesit e Shërbimit modern të Anestezi-Reanimacionit dhe drejtues i tij prej 30 vitesh.

Prof. Ilir Ohri ka lënë gjurmën e tij në ngritjen, funksionimin dhe perfeksionimin e të gjitha njësive të reanimacionit në Tiranë e në mbarë vëndin.

Ai bën pjesë në bërthamën e shkëlqyer të mjekëve, që themeluan Shkollën e Anestezi-Reanimacionit që në gjysmën e parë të viteve ’80

Prof. Iliri i ka ndarë pa kursim dijet e tij të gjëra, ndër vite, me qindra mjekë anestezistë, të cilët i janë mirënjohës dhe janë krenarë, që kanë qënë nxënës të tij.

Një nga kulmet e veprimtarisë së Prof. Ohrit në fushën akademike është edhe krijimi i Shkollës së Anestezi-Reanimacionit në Republikën e Kosovës dhe përgatitja e një plejade specialistësh të fushës atje. Gjithashtu, ai ka udhëhequr mjaft doktoratura në Universitetin e Prishtinës.

Veprimtaria shkencore e Prof. Ohrit është e gjërë, cilësore dhe e larmishme. Ajo pasqyrohet jo vetëm në aplikimin klinik të të rejave bashkëkohore të fushës por edhe në artikujt e referimet e shumtë në shtypin shkencor kombëtar e ndërkombëtar. Ai është një nga themeluesit e Shoqatës së Anestezi-Reanimacionit dhe një nga drejtuesit aktivë të saj.

Gjatë gjithë jetës profesionale Prof. Ilir Ohri është karakterizuar nga puna e pakursyer në shërbim të të sëmurëve më të rëndë, nga ndershmëria e lartë, nga profesionalizmi i rrallё, nga integriteti solid dhe nga personaliteti i palëkundur.

Anestezi-Reanimacioni shqipëtar humbi mësuesin,  drejtuesin, mjekun e talentuar.

Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqeve, shokëve të tij.

U prehte në paqe profesori ynë i nderuar 🙏

Etiketa: Ilir OhriSali Berishavdes mjeku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Parlamenti i votës së vjedhur i vuri kazmën familjes shqiptare!

13:29 : 07/11/2025
AKTUALITET

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë

12:41 : 07/11/2025
AKTUALITET

Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

23:08 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Turp kombëtar!”/ Socialisët priten me protestë pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore

22:59 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Gjinia e tretë” mollë sherri, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi për 30 ditë

20:19 : 06/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Tao ka porositur vrasje! Denoncimi u dogj nga një prokuror

20:04 : 06/11/2025
Para

U kap me hashash/ Lihet i lirë efektivi i qarkullimit, djali i drejtorit të Policisë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com