• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kurdët “djegin” Parisin pasi racisti i ekstremit të djathtë vrau 3 persona (FOTO)

18:37 : 23/12/2022
në AKTUALITET, BOTA, LAJMI I FUNDIT

Vrasja e tre pjesëtarëve të komunitetit kurd në Paris nga një racist i ekstremit të djathtë që sapo kishte dalë nga burgu, ka ndezur një valë të dhunshme protestash anembanë Francës.

Komuniteti kurd ka vërshuar në rrugë duke u përleshur me policinë që përpiqet të ruajë rendin dhe sigurinë.

Edhe pse Presidenti Emmanuel Macron nxitoi të dënonte sulmin e armatosur ndaj kurdëve në zemër të Parisit, asgjë nuk duket të ndalë zemërimin e kurdëve.

“Kurdët e Francës kanë qenë objektivi i një sulmi të tmerrshëm në zemër të Parisit. Mendime për viktimat, për njerëzit që po luftojnë për të jetuar, për familjet dhe të dashurit e tyre. Njohje për forcat tona të rendit për guximin dhe qetësinë e tyre”, tha Macron.

Sipas mediave franceze sulmi me armë ndodhi në Qendrën Kulturore Kurde Ahmet-Kaya, në rrugën 16 Rue d’Enghien. Pati gjithashtu të shtëna në një restorant dhe në një parukeri, sipas Alexandra Cordebard që ishte e pranishme në vendngjarje.

Lexo edhe:

Siria nis ofensivë kundër kurdëve në Aleppo, shpallet shtetrrethim dhe evakuim

I ftohti paralizon Evropën/ 800 fluturime të anuluara në Amsterdam, Parisi mbulohet nga dëbora

Agresori është William M. (një shofer treni në pension 69-vjeçar nga Franca), i cili gjithashtu sulmoi një kamp migrantësh vitin e kaluar dhe kishte dalë nga qelia e burgut vetëm dhjetë ditë më parë.

Një grua dhe dy burra u vranë dhe të tjerë u plagosën rëndë, duke shkaktuar ‘panik total’ ndërsa gjakderdhja u kthye në rrugët e kryeqytetit francez.

Një oficer hero ndërhyri për të shkëputur pistoletën e kalibrit të vogël nga vrasësi i tërbuar.

Hetuesit besojnë se të shtënat mund të kenë shënjestruar qëllimisht komunitetin kurd. Agresori është plagosur në fytyrë dhe ndodhet në paraburgim. Pas arrestimit të tij një dëshmitar tha: “Ishte i qetë, duket sikur s’mendonte asgjë. Nuk është normale që dikush që sapo ka vrarë njerëz është i qetë”.

Dëshmitari okular Mehmet Dilek tha se ai fillimisht dëgjoi të shtëna armësh dhe më pas të qara që vinin nga brenda një dyqani berberie përballë qendrës kulturore. “Kalimtarët e rastit e ulën në tokë personin e armatosur kur iu desh të mbushte sërish armën e tij të zjarrit”, shtoi Dilek.

“Mund të jetë tronditëse për dikë që nuk ka pasur kurrë një shqetësim në jetën e tyre. Por ne u rritëm nën kërcënimin e armëve dhe bombave, kështu është jeta për ne kurdët”, vazhdoi ai.

 

1 nga 19
- +

Një punëtor ndërtimi i cili ishte në një punë aty pranë përshkroi se kishte parë sulmuesin të shkonte fillimisht në qendrën kulturore, pastaj në restorant dhe më pas në parukeri.

Ndërkohë tensioni u përshkallëzua dhe dhuna shpërtheu kur ministri i Brendshëm Gerald Darmanin po fliste me gazetarët aty pranë për situatën e rëndë pas sulmit.

Ardhja e Gerald Darmanin duket se ka transformuar atmosferën. Këto incidente nisën kur turma u përplas me një kordon forcash sigurie që mbronin Ministrin e Brendshëm, i cili kishte dalë në vendngjarje për të dhënë një informacion mbi hetimin dhe për të folur me gazetarët.

Fishekzjarre fluturuan në rrugën du Faubourg Saint-Denis drejt policisë, e cila përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit.

Ndërkohë, Darmanin tha se sulmuesi kishte në shënjestër të qartë të huajt, por se policia nuk ka prova në këtë fazë që ai synonte në mënyrë specifike të lëndonte kurdët.

 

#Fusillade à #Paris : les espoirs s’échauffent. Un groupe de personnes chargent les forces de l’ordre et lancent des projectiles. La manifestation jusque là pacifique dégénère. @le_Parisien @LeParisien_75 pic.twitter.com/pbzU6uGgdx

— Paul Abran (@abran_paul) December 23, 2022

Anëtarët e tronditur të komunitetit kurd në Paris thanë se ishin paralajmëruar së fundmi nga policia për kërcënimet ndaj objektivave kurde dhe kërkuan drejtësi pas të shtënave.

“Një grup njerëzish shtyjnë policinë dhe lëshojnë mjete piroteknike. Demonstrata e mëparshme paqësore degjeneroi në dhunë”, raporton një gazetar i “Le Parisien”.

Një demonstratë po mbahet edhe në Marsejë, ku kurdët valëviten flamuj dhe mbajnë fjalime.

Etiketa: kurdetParisi

Lajme të lidhura

BOTA

Siria nis ofensivë kundër kurdëve në Aleppo, shpallet shtetrrethim dhe evakuim

17:00 : 08/01/2026
BOTA

I ftohti paralizon Evropën/ 800 fluturime të anuluara në Amsterdam, Parisi mbulohet nga dëbora

19:37 : 07/01/2026
BOTA

“Mos e hapni Katedralen Notre-Dame, do ketë masakër”! Letra anonime që alarmoi Parisin

18:20 : 11/10/2025
BOTA

Donald Trump nis menjëherë nga puna, SHBA tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për klimën

22:12 : 20/01/2025
SPORT

Qitësi turk çmend rrjetin, a dërgoi Turqia një “vrasës” në Olimpiadën e Parisit?

10:08 : 01/08/2024
BOTA

Parisi iu bashkohet thirrjeve të Londrës dhe Berlinit për paqe në Gazë

19:08 : 17/12/2023
Para

Rritet çmimi, gjeli i detit më shtrenjtë se vjet

TË GJITHA

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom