• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Foshnja u fut me çarçafët në lavatriçe, “rrënohet” stafi i Spitalit të Pejës

15:08 : 23/12/2022
në RAJONI

Shefi dhe kryeinfermierja e repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Pejës janë shkarkuar nga detyra pas rastit të foshnjës së vdekur që u fut në lavatriçen e spitalit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spitali i Pejës përmes një komunikate zyrtare të publikuar në Fb.

“Java e fundit për personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka qenë shumë e rëndë, marrë parasysh rastin e ndodhur me trajtimin e frytit të vdekur. Gjejmë mundësinë edhe njëherë të shprehim keqardhjen tonë të thellë dhe të sinqertë për prindërit dhe për të gjithë qytetarët gjithandej vendit që janë shqetësuar dhe indinjuar me të drejtë.

Gjithçka që ka ndodhur është duke u hetuar nga Prokuroria prej ditës që është kuptuar për ngjarjen e rëndë. Edhe masat e tjera administrative po ashtu janë ndërmarrë.

Ne jemi të vetëdijshëm dhe kemi mision tonin që t’i japim vendit lajme për sukseset në trajtimin dhe shërimin e pacientëve. Fatkeqësisht nuk ia kemi dalë në këtë rast.

Lexo edhe:

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

Aksident në Durrës, dy të moshuar përfundojnë në spital

Duam të sigurojmë opinionin publik se sado e rëndë që është ngjarja ajo është pa qëllim, por ka ardhur si mosrespektim i protokollit strikt të veprimit në raste të trajtimit të frytit të vdekur.

Edhe njëherë na duhet ta theksojmë se ne si personel i Spitalit ndjejmë keqardhjen më të thellë për këtë ngjarje. Pavarësish se gjithë ngjarja ishte pa dashje dhe e shkaktuar nga pakujdesia e disa nga punëtorët tanë, kjo nuk e zvogëlon peshën e rëndë për rastin dhe keqardhjen tonë për këtë.

Po ashtu, duam të theksojmë se pretendimet se Spitali është përpjekur ta fshehë këtë rast nuk qëndrojnë aspak. Më poshtë po paraqesim kronologjinë në mënyrë që të jenë të njoftuar të gjithë me atë çka organet e drejtësisë tashmë janë të njoftuar:

Aborti me intervenim kirurgjik ka ndodhur në natën e datës 13.12.2022, ndërsa që ngjarja e frytit të vdekur ka ndodhur më 14.12.2022. Me t’u informuar për ngjarjen, menaxhmenti i Spitalit ka informuar organet e Policisë dhe po atë ditë deri në orë të vona, kemi ofruar bashkëpunimin tonë të plotë tek Policia, Prokuroria e Inspektorati Shëndetësor që kanë qenë në vend të ngjarjes dhe në të njejtën kohë është informuar mbi ngjarjen drejtoria e ShSKUK.

Po në këtë ditë, Policia e Kosovës ka njoftuar opinionin me një komunikatë që po e heton këtë rast, ndërsa është praktikë e njohur që për rastet e ndjeshme, me disa të përfshirë për realizim të hetimeve, informatat jepen të rezervuara.

Me përgjegjësi theksojmë se pavarësisht se policia ka raportuar rastin, nuk kemi pasur asnjë kërkesë të vetme nga mediat për informata lidhur me këtë rast. Padyshim që ne kemi pasur parasysh edhe faktin tjetër të deklaruar nga familjarët që të mos e rëndonim edhe më tutje gjendjen e nënës, meqë nuk ishte ende në dijeni për ndodhinë.

Po ashtu, kemi iniciuar procedurat disiplinore të mënjehershme nga ana jonë dhe me këtë rast janë suspenduar shtatë punonjës të Spitalit, me datë 16.12.2022, menjëherë pas identifikimit se kush ka qenë i përfshirë sipas përgjegjësisë së veprimit a mosveprimit.

Sot, si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast.

Ne jemi duke përgatitur planin për ndërmarrjen e masave të tjera që do të përmirësojnë procedurat tona të brendshme organizative dhe për këtë do të reflektohet në ditët në vijim”, thuhet nw njoftim.

Etiketa: e rendefoshnjelavatriçepoliciaSpital

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

14:21 : 09/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës, dy të moshuar përfundojnë në spital

13:51 : 09/10/2025
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ndryshime në Polici/ Altin Qato largohet nga drejtimi i “Rrugores”, ja kush e zëvendëson (EMRI)

18:33 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zbulohet çerdhja e prostitucionit në Durrës, arrestohen 2 gra nga Amerika Latine

14:47 : 08/10/2025
Para

48-vjeçari në Korçë i jep fund jetës

TË GJITHA

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025

“Miliarderët e rinj do jenë krijuesit”/ Nga mosbesimi te suksesi, shqiptari Sirio Berati kujton fjalimin në Forbes

21:41 : 09/10/2025

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com