• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Brenda pak ditësh publikohen dokumentet me taksat e ish Presidentit Trump

08:31 : 22/12/2022
në BOTA

Një nga Komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara votoi për të publikuar dosjet tatimore të ish-Presidentit Donald Trump. Dokumentet do të publikohen pjesërisht të redaktuara, dhe pritet të risjellin në vëmendje financat e ish presidentit, që ai është përpjekur t’i mbajë jashtë syve të publikut për një kohë të gjatë.

Komisionit i Kongresit për Mbikqyrjen e Taksave votoi pro publikimit të dokumenteve tatimore të zotit Trump nga viti 2015 deri më 2021, periudhë kur ai ishte kandidat për president dhe pasi kishte fituar zgjedhjet e vitit 2016.

Kryetari i komisionit, Richard Neal tha se dokumentet do të publikoheshin brenda disa ditësh, pasi të redaktohen informacionet që kanë të bëjnë me privatësinë, si numrat e llogarive bankare. Demokratët kanë pak kohë për të vepruar, pasi në janar republikanët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

“Ky ishte një proces i gjatë, të cilin nuk e nisëm për të ndëshkuar, apo për t’i bërë keq ish presidentit. Ne respektuam me kujdes ligjin dhe këshilla ime për të gjithë anëtarët e komisionit është që të jenë shumë të kujdesshëm kur flasin për këtë”, tha Ligjvënësi Demokrat nga Masaçusets.

Lexo edhe:

Musk kritikon sërish projektligjin fiskal të Trump: Shkatërron ekonominë e vendit tonë!

SHBA/ Senati jep dritën jeshile për debatin mbi projektligjin të shpenzimeve të Trump

Anëtarët republikanë të Kongresit kundërshtuan vendimin e komisionit të udhëhequr nga demokratët.

“Shqetësimi ynë nuk është nëse presidenti duhet t’i kishte bërë publike deklaratat e tij tatimore, siç është tradita, dhe as saktësia e deklaratave të tij tatimore. Shqetësimi ynë është se ky veprim i komisionit do të krijojë një precedent të rrezikshëm që shkojnë përtej presidentit dhe mund të ndikojnë mbi privatësinë për amerikanët e tjerë”, tha kongresmeni republikan Kevin Brady nga Teksasi.

Nuk është e qartë nëse dokumentet do të hedhin dritë mbi konfliktet e mundshme të interesit midis pronave të zotit Trump dhe veprimeve të tij si president, ose sa taksa ka paguar kur ishte president. Ligjvënësit thanë se dokumentet kishin pak detaje.

Donald Trump, ndryshe nga kandidatët e mëparshëm presidencialë, refuzoi t’i bënte publike deklaratat e tij tatimore, me qëllim mbajtjen sekret të aktiviteteve të kompanisë së tij të pasurive të patundshme, “Trump Organization”.

Kandidatëve nuk u kërkohet me ligj të publikojnë deklaratat e tyre tatimore, por kandidatët e mëparshëm presidencialë të të dyja partive e kanë bërë vullnetarisht këtë për disa dekada.

Si kandidat në zgjedhet e vitit 2016, ai u mburr gjatë një debati televiz se ishte “i zgjuar” pasi nuk paguante taksa federale. Më 2017, ai nënshkroi një ligj mbi tatimet që u vlerësua se do favorizonte personat me pasuri të madhe. Zoti Trump tha se ai nuk do përfitonte personalisht nga ligjji i ri, duke u kërkuar amerikanëve që thjeshtë t’i besonin fjalës së tij.

Të dhënat tatimore do të shërbenin si vlerësim për të gjykuar suksesin e tij në biznes. Imazhi i një biznesmeni mendjemprehtë ishte çelësi i fushatës së zotit Trump për president, një imazh ky i ndërtuar gjatë viteve edhe me ndihmën e shfaqjes televizive “The Apprentice”.

Publikimi i deklaratave tatimore gjithashtu mund të zbulojë detyrimet financiar, përfshirë borxhet e jashtme, që mund të kenë pasur ndikim në mënyrën se si ai qeveriste.

Por amerikanët ishin kryesisht në errësirë për këto të dhëna deri në tetor të vitit 2018 dhe shtator të vitit 2020, kur gazeta “The New York Times” publikoi artikujt bazuar në të dhënat tatimore që kishte siguruar nga burimet e saj.

Artikujt e vitit 2020 treguan se ish presidenti Trump kishte paguar vetëm 750 dollarë tatime mbi të ardhurat në vitet 2017 dhe 2018.

Këta artikuj zbuluan se ish presidenti po ashtu nuk ka paguar asnjë taksë mbi të ardhurat për 10 nga 15 vitet e fundit, pasi ka deklaruar më shumë humbje se fitime.

Vetë ish presidenti ka deklaruar se nga taksat e tij nuk ka ndonjë gjë të madhe për të mësuar, ndonëse ai ka luftuar që t’i mos i bëjë ato publike./VOA

Etiketa: donald trumpdosje tatimore

Lajme të lidhura

BOTA

Musk kritikon sërish projektligjin fiskal të Trump: Shkatërron ekonominë e vendit tonë!

12:14 : 29/06/2025
BOTA

SHBA/ Senati jep dritën jeshile për debatin mbi projektligjin të shpenzimeve të Trump

08:45 : 29/06/2025
BOTA

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

14:24 : 28/06/2025
BOTA

Një plan i ri për Gazën? Mediat izraelite zbulojnë skenarin e mundshëm mes Trump dhe Netanyahut

11:00 : 28/06/2025
BOTA

A do të kufizohet e drejta e shtetësisë në SHBA?

10:28 : 28/06/2025
BOTA

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

19:39 : 27/06/2025
Para

Temperatura deri në -1°C/ Si parashikohet moti për ditën e sotme

TË GJITHA

Shëngjin/ Këputet kabulli i energjisë elektrike dhe bie në mes të rrugës, rrezik për banorët

20:35 : 29/06/2025

Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat

20:11 : 29/06/2025

Rama me fotomontazh “sjell” në Shqipëri deputetin britanik: Nigel Farage është djallëzor!

20:00 : 29/06/2025

Deputeti britanik i përgjigjet Ramës: Do të kërkoj që të gjithë të burgosurit t’ju kthehen

19:48 : 29/06/2025

Zjarri në Hoshtimë të Vlorës, banori: Dëm i madh na u bë, u shuan pyjet

19:40 : 29/06/2025

Detaje nga tragjedia në Indi me 247 viktima, hetimet nxjerrin në dritë një akt sabotimi

19:37 : 29/06/2025

6 rekordet tona

19:35 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com