• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: 122 mln të vjedhura në 2022. Si u mbrojt Josifi dhe dyshimet për Manjën

12:50 : 22/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, duke iu referuar një raporti të KLSH-së, deklaroi këtë të Enjte nga foltorja e Kuvendit se qeveria ka vjedhur 122 mln lekë në 9 muajt e parë të vitit.

“Keni vjedhur 30% më shumë se shumë se t gjitha rrogat që merren në Republikën e Shqipërisë. Keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet dhe kjo nuk është për të gjithë vitin, por vetëm brenda 9 muajve të parë të vitit 2022. Keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet në Shqipëri të marra së bashku.
Keni vjedhur, sepse nga 20 tendera, sepse zhvilluat në 8 vite, nga viti 2005, nga viti 2013 keni zhvilluar 280 tendera sekrete për të vjedhur. Keni vjedhur sepse 30% të tenderave ia keni dhënë atij që keni dashur, pa garë. Keni vjedhur, sepse 61% të tenderave sipas Komisionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ua keni dhënë atyre që kanë sjellë ofertën më të lartë me çmim maksimal. Ku janë këto hajdutët që ikin nga mbrapa moj zonjë? Pse nuk kanë kurajo të rrinë po kanë frikë të rrinë nga vjedhjet e tyre? Do t’ua plas të gjitha këtu në Parlament, dhe dil ti këtu mbroji ata. Kush i vjedh këto? Kush e ndërton rrugën me 24 milionë euro kilometrin? Cili e bën këtë? Kush e shet energjinë me 40 euro dhe e rishet me 150 euro? Kush e bën këtë? Jo moj këto i bëjnë! Po më të bardha janë karriget pa ata, sesa me ata, që vjedhin në këtë mënyrë. Mjerojnë! Shqiptarët po ikin çdo ditë”, tha Berisha.

Ai u ndal dhe te pagesat që ende vijojnë për kompanitë përfituese të koncesioneve për inceneratorët.

“Keni vjedhur, sepse në një rast unik në botë, në planet, një kompani së cilës i janë arrestuar dhjetëra e dhjetëra hajdutë, vazhdon të marrë çdo ditë 300 mijë euro. Vazhdon të marrë çdo javë 1 milionë euro, vetëm e vetëm se është kompania e Edi Ramës. Se kurrë nuk mund të ndodhte, se SKAP-i i partisë nuk guxon ta bllokojë. Nuk guxon ta konfiskojë. Nuk guxon të ndërpresë vjedhjen e tmerrshme të përditshme të Edi Ramës dhe planit të tij me djegësat”, u shpreh kreu i PD-së.

Më tej, tha se qeveria mbrojti Amant Josfifin, të cilin e kanë shpallur në kërkim autoritetet spanjolle për mashtrim me Call Center-a. Sipas Berishës urdhër-arresti ndaj tij nuk u ekzekutua prej 7 ditësh nga autoritetet shqiptare, derisa Josifi u ndihmua nga vëllai i kryeministrit Edi Rama për tu larguar drejt Dubait.

Lexo edhe:

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

Ndërkohë, shtoi se po vidhet edhe me dronët e blerë nga Turqia, solli në vëmendje se fatura e transaksionit po mbahet sekret nga qeveria.

“Keni vjedhur dhe vidhni botën mor! E keni marrë vesh, apo jo? 2,2 miliardë janë vjedhur me Bitcoin nga ortaku i Olsi Ramës. Amant Josfi bën kërdinë në Spanjë, në Gjermani, në Itali, dhe e përcollët njëlloj. Kush e përcolli? Olsi Rama e përcolli në Dubai. Kush e përcolli Genti Xhixhon në Kubë? Olsi Rama e përcolli me makinën e tij, Padronin e Xibrakës.”, tha Berisha.

“Thuaji shqiptarëve kush e përcolli Amnat Josifin në Dubai? Sa ditë u mbajt këtu fletëarresti për Amant Josifin? Një javë u mbajt. Derisa mbushi valixhet, baulet dhe u nis në Dubai, në parajsën e Bitcoin-it, dhe pastaj nanuris shqiptarët, po blej drone, po blej satelite. Na thuaj pak njëherë, sa i blen dronet? Nuk e thua çmimin, sepse vjedh! Në të gjithë botën, çfarëdo që të blihet, edhe sistemet më të sofistikuara, kanë çmim dhe u tregohet popullit. Po shpenzoj kaq për mbrojtjen. Kurse këtu gjithçka vendoset si në shpella. Sa kushtuan dronet Z.Majko, se ke ngel vetëm ti këtu. A e di ti që ke qenë Kryeministër, me mbrojtje je marr. Sa kushtuan ato 6 drone? Se di! Jo, se di, sekret. Sekret, sepse vjedhin. A jemi ne anëtarë NATO-s? Kush e kontrollon hapësirën ajorore? Në rradhë të parë përdori ato para për të rritur rrogat e ushtarëve. Janë gjysma e ushtarëve që kanë dhënë dorëheqjen se nuk jetojnë dot, me pagën mizerabël që marrin. Të paguajmë ushtarët njëherë, oficerët, policët, pastaj të shkojmë te satelitët”, shtoi ai.

Replika edhe me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, teksa solli në vëmendje votimin për kreun e ri të SPAK. Ai ngriti dyshime për ndërhyrjen e tij në proces.

“Ja paska ardhur ky badigardi i Edi Ramës. Ditën i rri bodyguard, natën i bën gjëmën. Me atë votimin që u bë më thuaj pak, çfarë roli luajte ti? Cili ishte roli yt? Epo ja, kjo është pyetja që kam unë për ty”, u shpreh kreu i PD-së.

Etiketa: Amant JosifiparlamentSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
AKTUALITET

‘Mori 5 mln euro për të falsifikuar dosjen’/ Berisha: Dumani shkoi sot në shtëpinë e Kreshnik Farrukut

12:27 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: 2.2 miliardë euro të vjedhura nga agjencitë e Ballukut, Tuneli i Llogarasë simbol i abuzimit

13:15 : 28/10/2025
Para

Zgjedhjet e 14 Majit/ Meta: Mundësi e shkëlqyer për të larguar këtë qeveri

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com