• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati në Athinë/ Autori dhe dy shqiptarët kanë pasur miqësi? DETAJE nga hetimet

12:42 : 20/12/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Ndërsa finalja e kupës së Botës sapo kishte përcaktuar fituesin, në një nga lagjet dhe sheshet më të njohura të Athinës ndodh një atentat tipik mafioz.

Një person hyn në kafenenë e mbushur plot me klientë dhe futbolldashës, nxjerrë armën dhe qëllon mbi dy persona që gjendeshin bashkë në një tavolinë. Për shumicën prej klientëve të lokalit, dy shënjestrat e atij atentati ishin të njohura, ndërkohë që autori i sulmit me armë është larguar i qetë me armën e krimit në dorë. Në fakt, mënyra e ekzekutimit është tërësisht e ngjashme dhe thuajse identike me atë të ngjarjes së ndodhur pasditen e së premtes në Selitë të Tiranës, ku u vra biznesmeni Edmond Papa. Krimi kundër Papës ndodhi në kafene, në një tavolinë dhe nga një person i vetëm. Po ashtu edhe në Athinë.

Një detaj tjetër thuajse identik është edhe kamuflimi i atentatorit bashkë me numrin e plumbave që janë përdorur. Këtë ngjashmëri, pasditen e djeshme e kanë cilësuar edhe mediat greke, ndërkohë që askush nuk di të thotë nëse viktima e Tiranës dhe viktimat e Athinës, kishin njohje apo kishin bashkëpunuar ndonjëherë. Por ajo që bie në sy në të gjitha dëshmitë që kanë mundur të rrëmbejnë gazetarët grekë është fakti se Kreshnik Çerçizaj i njohur me emrin “Niko” jo vetëm që njihej në të gjithë zonën, por madje pretendohej se bashkë me viktimën tjetër të atij atentati cilësoheshin kumbarët e jetës së natës.

Mediat greke

Lexo edhe:

U ek*ekutua për 30 mijë euro, vëllezërit Xhani porositën v*asjen e biznesmenit Bujar Nasufi

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në një zonë mjaft të populluar të Athinës. Dy miqtë, Kreshniku dhe Armando, ishin në lokal në momentin kur autori, i maskuar me maskë kirurgjikale dhe kapuç të zi qëlloi me breshëri plumbash në mes të lokalit. Për pasojë Kreshnik Çerçizaj mori dy plumba në kokë dhe vdiq në vend, ndërsa Armando Organaja mori një plumb në gjoks, por me të mbërritur në spital nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra. Kanë qenë pikërisht plumbat drejtuar dy personave në fjalë që kanë plagosur edhe një 31- vjeçare e cila thjesht ishte kliente në lokalin ku gjendeshin dy shqiptarët fatkeq. Sipas të dhënave ajo mori një plumb në bark dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rreziku për jetën. Mediat greke bënë me dije se përpos se ishin me origjinë shqiptare, dy miqtë njiheshin në shtetin fqinj edhe për të shkuarën e tyre kriminale si dhe si ‘kumbarët’ e jetës së natës. Pra, pavarësisht se nuk ishin pronarët e tyre legjitimë, ata gjithsesi kontrollonin klubet e natës në atë zonë, tregojnë mediat vendase. Siç e tregojnë edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë, ngjarja e cila përngjan me skenarë të filmave horror ka tronditur banorët dhe klientët e lokalit, por jo vetëm. 41-vjeçari, ishte me origjinë nga Vlora e ndërsa 44-vjeçari nga Berati, të dy prej vitesh nuk jetonin në Shqipëri ndërsa sipas burimeve, në shtetin helen, ishin të skeduar.

Njohja e shqiptarëve

Ndaj tyre rëndonin akuzat e pjesëmarrjes në organizatat kriminale, gjobvënie, trafik i lëndëve narkotike si dhe grabitje. Kanë qenë pikërisht këto akuza, të cilat kanë nxjerrë dy pista hetimi nga autoritetet greke, për larje hesapesh dhe e dyta për marrëveshje të pa ekzekutuara. Si rrjedhojë, dyshohet se mes autorit dhe dy viktimave ka pasur miqësi apo marrëveshje të hershme dhe kjo ka ardhur si pasojë e prishjes së marrëdhënieve të tyre. Edhe pse nuk ka asnjë gjurmë prej tij dhe nuk është identifikuar, dyshohet se autori është po ashtu me origjinë shqiptare. Siç edhe mediat greke raportuan mbrëmjen e djeshme, Armando Organaja, ishte në dijeni për rrezikun që i kanosej dhe kjo ishte vënë re nga ndryshimet e shpeshta të mjeteve më të cilat lëvizte, megjithatë ai nuk lëvizi asnjëherë jashtë zonës ku rrinte e njihej prej kohësh.

Hetimet

Referuar të dhënave që vijnë nga mediat greke bëhet me dije se policia dhe prokuroria greke kanë nisur hetimet duke u bazuar në të shkuarën e dy viktimave. Duke qenë se sipas policia ata të dy ishin me precedent kriminalë në fushën e narkotrafikut, si dhe të disa veprave të tjera të shkeljes së ligjit, po kërkohen shkaqet pikërisht në këtë fakt. Po ashtu bëhet me dije se autoritetet hetimore greke janë të qarta se bëhet fjalë se autori i krimit të rëndë të jetë shtetas shqiptar, ndërkohë që janë marrë një moti dëshmish dhe pamjesh filmike për të diktuar pamjen fizike trupore të personit që iu mori jetën dy shqiptarëve. Gjithashtu, policia greke këmbëngul se atentatori është person që i ka njohur të dy viktimat e veta dhe se dyshimet e para bien mbi prishjen e pazareve në fushën e drogës./Panorama.al

Etiketa: atentatathineshqiptarevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U ek*ekutua për 30 mijë euro, vëllezërit Xhani porositën v*asjen e biznesmenit Bujar Nasufi

12:48 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025
BOTA

Steve Bannon: Vrasësi i Kirk nuk veproi i vetëm, hetimet të lidhen me atentatin ndaj Trump

20:40 : 17/09/2025
RAJONI

Greqi/ Kryeministri Mitsotakis i jep shtetësinë Levian Gogës që shpëtoi 2 fëmijë nga mbytja

17:45 : 17/09/2025
AKTUALITET

Kukës/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person pas konfliktit banal, arrestohet 47-vjeçari

16:01 : 17/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e Paulin Harushës në Kanada/ Autorët u arratisën me fuoristradë, viktima la dy fëmijë jetimë

21:36 : 16/09/2025
Para

Vendimi i fundit i Qeverisë, pedagogët: Jo privatizimit të universiteteve publike

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com