• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ardian Dvorani drejt Gjykatës Kushtetuese, Ligjet i dërgojnë Kuvendit tre kandidatë

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë këtë javë anëtarin e ri të Gjykatën Kushtuese mes 3 kandidatëve të sjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Komisioni i Ligjeve miratoi me debate listën sipas renditjes së pikëve; Marjana Semini, Ardian Dvorani dhe Arta Vorpsi.

22:27 : 19/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VETTING

Komisioni parlamentar i Ligjeve kaloi të hënën vetëm me votat e socialistëve 3 kandidatët që do të votohen në seancë plenare për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kishte dërguar në Kuvend një listë me 4 kandidatë të renditur sipas një pikëzimi të vlerësimit të tyre, nga të cilët sipas përcaktimeve ligjore Kuvendi voton një prej tre emrave të parë të listës.

Lista kryesohej nga Marjana Semini me 93.66 pikë, ndjekur nga Ardian Dvorani me 92.44 pikë, Gent Ibrahimi me 88.38 dhe Arta Vorpsi me 88.22 pikë.

Por komisioni u gjend para një ngërçi procedurial pasi Ibrahimi, i listuar i treti, ishte dekretuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës disa ditë më parë.

Komisioni vendosi që të mos marrë parasysh emrin e tij dhe të zhvillojë seancë dëgjimore me 3 kandidatët e tjerë. Semini dhe Dvorani u paraqitën në seancë dhe parashtruan platformat e tyre për Gjykatën Kushtetuese dhe arsyet pse kërkonin të ishin anëtarë të saj. Ndërsa, Vorpsi nuk u paraqit në seancë dhe me anë të një emaili që u lexua nga kryetarja Klotilda Bushka, ajo parashkronte argumentet e mungesës.

Lexo edhe:

Si u fsheh dosja, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

“Kryetari duhet në detyrë?”/ Rasti “Beleri” u pret shpresat idhtarëve të Erion Veliaj

Duke iu referuar nenit përkatës në Kushtetutë, ku përcaktohet se fituesi zgjidhet mes 3 emrave të parë të listës, Vorpsi shkruan se “duke qenë se jam renditur e katërta, nuk e konsideroj me vend që të marrë pjesë më tej në procesin e përzgjedhjes nga ana e Kuvendit”.

Në këto kushte deputeti Gazmend Bardhi tha se kjo letër ishte shprehje e dorëheqjes nga gara dhe komisioni nuk mund ta çonte emrin e saj për votim në seancë dhe kësisoj procesi ishte i parregullt vetëm me 2 kandidatë.

“Kemi një ngërç kushtetues”- tha ai, duke shtuar se “nuk mund t’a fusim në garë zonjën Vorpsi kundër vullnetit të saj”. Por, socialistët këmbëngulën se letra e Vorpsit nuk ishte tërheqje nga gara.

Deputeti Damian Gjiknuri tha se dorëheqja do të ishte formuluar ndryshe dhe se Kuvendi ishte i detyruar të votonte listën e emrave të dërguar nga KED.

Opozita po ashtu ngriti pretendime se njërit prej kandidatëve i mungonte verifikimi i figurës nga Autoriteti i Dosjeve. Duke iu referuar një raporti i të Avokatit të Popullit në dokumentet e sjellë nga KED në komision, Enkelejd Alibeaj tha se “një prej kandidatëve ka dorëzuar një certifikatë të marrë para vitit 1998 nga komisionet “Mezini”, “Bezhani”.

Por, sipas tij, ndryshimet ligjore të bëra së fundmi nga Kuvendi që nuk i njeh më si të vlefshme certifikatat e pastërtisë të dhëna nga këto komisione kërkojnë që kandidati të verifikohet nëse ka qenë apo jo bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Raporti i referohej kandidatit Ardian Dvorani, për të cilin Avokati i Popullit kishte ngritur edhe pretendime të tjera për pasurinë dhe integritetin në punën si gjyqtar. Por, Bushka tha se Kuvendi nuk kishte tagrin të vinte në diskutim vendimet e KED-it dhe të kërkonte rikthimin e procedurës së vlerësimit.

“Verifikimin e bën KED në bazë të disa kritereve”- tha ajo. “Nëse mungon një nga këto elementë, përfshirë dhe pastërtinë e figurës, nuk do ta kalonte procesin. Ne nuk marrim dot kompetencat e një institucioni tjetër”– argumentoi Bushka.

Me shumicë votash komisioni kaloi në seancë të tre kandidatët, ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim. Duke sqaruar procedurën ligjore të zgjedhjes, Bushka tha se, për tu bërë anëtar njëri prej kandidatëve duhet të sigurojë 84 vota në Kuvend.

“Nëse asnjëri prej tyre nuk arrin këtë shumicë të cilësuar, atëherë anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet automatikisht kandidati i renditur i pari në listë”- theksoi ajo. /BIRN

Etiketa: Ardian DvoraniGjykata Kushtetuese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u fsheh dosja, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

15:19 : 09/11/2025
AKTUALITET

“Kryetari duhet në detyrë?”/ Rasti “Beleri” u pret shpresat idhtarëve të Erion Veliaj

10:42 : 09/11/2025
AKTUALITET

“Veliaj ka Malin e Dajtit në kurriz”, Gjokutaj: Kushtetuesja nuk e kthen dot në zyrë

20:37 : 08/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, avokatët e Veliajt: Mund të burgosni një person, por jo të vërtetën e tij

13:17 : 08/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja e ktheu në detyrë pasi “i shkeli syrin” kryeministri, Rama vijon lojën: Tirana, trup pa kokë

10:05 : 07/11/2025
AKTUALITET

Padia për masën e sigurimit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqajn

10:52 : 06/11/2025
Para
Long term patient with special treatment care plan is lonely sitting with depression while looking out the window for hopeful recovery progress and ptsd

‘‘Na trajtonin si kafshë’’, pacientët e një spitali psikiatrik tregojnë abuzimin

TË GJITHA

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë

18:57 : 09/11/2025

Dërgohen për numërim kutitë e votimit në Cërrik, sa ishte pjesëmarrja

18:47 : 09/11/2025

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

18:01 : 09/11/2025

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025

Analiza/ Çfarë mund të blejë Elon Musk me 1 trilion dollarë?

17:38 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com