• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vuan nga HIV/AIDS, Policia e Elbasanit s’e lejuan të sëmurin të kurohej

14:32 : 18/12/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Një qytetar i cili ishte urdhëruar që të qëndronte nën arrest shtëpie ju lut policisë së Elbasanit ta linte të lirë sepse kishte njerëz në shtëpi të sëmurë.

Jo vetëm kaq, por se ishte edhe ai i sëmurë. Por askush nuk e verifikoi këtë pretendim, që për policinë e Elbasanit mund të ishte si dhjetra raste të tjerë. Kur i shoqëruari që u dyshua se kishte thyer masën e arrestit rezultoi se kishte temperaturë, ata u detyruar të çojnë një mjek në drejtorinë e policisë e më pas, pa hequr dorë sërish, e kanë prangosur. Por sipas një fashikulli i riu ishte me çrregullime shëndetësore pasi kurohej nga HIV/AIDS, u desh ndërhyrja e gjykatës që i dyshuari të lirohej menjëherë.

E gjithë shkelja lidhej me thyerjen e një mase sigurimi ‘arrest shtëpie’ që E.S e bëri në mesnatë për të ndihmuar bashkëshorten e sëmurë. Dhe kur policia e konstatoi në rrugë se kishte thyer urdhërin e gjykatës dhe kishte dalë nga banesa, procedoi me arrestimin. Megjithëse bashkëshorti tregoi për policinë e Elbasanit se kishte gruan sëmurë, ai u mbajt nën arrest me burg nga gjykata e Elbasanit, për akuzën e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit. Këtë absurditet e rregulloi më pas gjykata e apelit të Durrësit që shpalli arrestin e paligjshëm të qytetarit nga Elbasani dhe kujtoi se policia lokale e Elbasanit, përpara se të procedonte me prangat, duhet të verifikonte qëndrimin e të dyshuarit. Në dosjen që ju tregua Gazetasi.al, përmendet lutja e të dyshuarit për ta ndihmuar atë dhe gruan e tij të sëmurë dhe përpjekjet për ta shmangur arrestimin. Dosja ju vendos në dispozicion Gazetasi.al nga burime pranë gjykatës së qytetit Elbasan.

“Isha në shtëpi me gruan dhe djalin. Bashkëshortja gjatë gjithë ditës ka qenë e semurë, me ethe dhe kishte një kollë mbytëse. Rreth orës 12:00 të natës bashkëshortja u ndje shumë keq. Duke qenë se po dyshoja se ajo kishte temperaturë të lartë dhe nuk po përmendej, dola nga banesa dhe mora biçikletën e djalit për të shkuar tek banesa e motrës që të merrja një termometër si dhe ndonjë ilaç që mund ta qetësonte atë. Pasi kam dalë nga shtëpia, kam ecur disa metra me biçikletë dhe më ndaloi patrulla e policisë”.

Por në dosje përmendet se i dyshuari pavarësisht thirrjes së policisë për të ndaluar e për tu identifikuar, ai i gënjeu ata. Edhe në këtë pikë E.S e ka gati arsyetimin.

Lexo edhe:

Tentoi të korruptonte me 50 euro policin rrugor, arrestohet i riu në Durrës

Falsifikimi i markave të veshjeve luksoze, arrestohet edhe djali i ish-kandidatit të PD

“Duke qenë se isha me masë sigurimi u tremba dhe ndaj u kam dhënë një identitet tjetër punonjësve të policisë. Kur shkova në banesë më pas erdhi dhe policia dhe më shoqëroi”, thotë i dyshuari.

Prokuroria e Elbasanit përmend se nga aktet e procedimit penal rezulton se personi nën hetim ishte proceduar për kalim të paligjshëm të kufirit dhe ndaj gjykata e Elbasanit kishte vendosur masën e arrestit.

“Në bazë dhe për zbatimin e këtij vendimi, Prokurori kishte nxjerrë Urdhërin e ekzekutimit dhe personi nën hetim E.S është urdhëruar të qëndrojë në banesën e tij,”- thekson akuza.

I arrestuari i pyetur në seancë gjyqësore në gjykatën e Elbasanit mësohet se ka deklaruar se ishte shumë sëmrë dhe së bashku me të edhe partnerja.

“Njoftova sallën operative të policisë së Elbasanit pasi kishim nevojë për mjekim dhe unë nuk mund të dilja jashtë nga arresti shtëpiak. Dhe në datën e arrestimit kam qenë sërish i sëmurë,” dhe pas shoqërimit të tij, ambulanca e ka vizituar personin nën hetim në Komisariatin e Policisë Elbasan.

“Rezulton se personi nën hetim dhe bashkëshortja e tij janë të sëmurë dhe kurohen vazhdimisht me HIV/AIDS. Ato kanë fëmijë të mitur për të cilët përkujdesen. Nga provat që ka sjellë në gjykim personi nën hetim, rezulton se ditën e arrestimit në flagrancë nga policia gjyqësore, ai ka qenë duke u kuruar në spital. Kjo rrethanë nuk rezulton e verifikuar dhe e pasqyruar në aktin e arrestit apo në aktet e tjera procedurale të fashikullit. Personi nën hetim ka deklaruar se, pasi ka ezauruar komunikimet për leje nga policia dhe nga prokuroria, ka dalë i detyruar nga shtëpia për t’u kuruar vetë dhe për të kuruar bashkëshorten, i diktuar nga kushtet e rënda shëndetësore që ato kanë të dy”, përmend prokuroria.

Por çështja më pas u shtrua për debat gjyqësor edhe në gjykatën e Durrësit që doli kundër të gjithëve, edhe ndaj policisë dhe ndaj gjykatës së Elbasanit. Arrestimi i të riut u konsiderua i paligjshëm përderisa ai kishte dalë nga banesa për arsye shëndetësore dhe jetësore.

“Kjo do të thotë se ngjarja për të cilën ka regjistruar procedim penal Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan nuk përbën vepër penale sipas nenit 323 të Kodit Penal, por eventualisht mund të legjitimonte prokurorinë që po procedon penalisht personin nën hetim për të zëvendësuar masën e sigurimit arrest në shtëpi. Më tej do të duhet të verifikohej edhe arsyeja që ka detyruar personin nën hetim të shkelë masën e sigurimit.

Ndaj Gjykata vlerëson se edhe arrestimi në flagrancë i policisë gjyqësore duhet të konstatohet i paligjshëm dhe se personit nën hetim nuk mundet t’i caktohet masë sigurimi në kushtet kur nuk ka fakt penal të procedueshëm penalisht. Vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të shfuqizohet sakaq”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit të gjykatës së apelit Durrës që ju vendos në dispozicion Gazetasi.al, gjykata konsideroi si prova të rëndësishme dy akte të qendrës shëndetësore Spitalore, “Xhaferr Kongoli”. Njëra mban datën 16 gusht 2022 me emrin e pacientes dhe tjetri me emrin e të arrestuarit ku këtij të fundit i është bërë e mundur vizita mjekësore në Komisariat. “Po kështu në dosje është administruar rezultati laboratorik i datës 30.08.2022 për çiftin që rezultojnë pozitiv”, thekson gjykata.

“Nga tërësia e këtyre fakteve rezulton se personi nën hetim ka qenë i sëmurë ditën e arrestimit, bashkëshortja e tij ka histori sëmundshmërie dhe visitë mjekësore në urgjencën e spitalit dhe janë pozitiv ndaj sëmundjes HIV/AIDS. Në referim të ligjit Nr.9952, datë 14.7.2008 PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E HIV/AIDS-IT, shtetasit që kanë këtë sëmundje kanë një trajtim të veçantë nga organet shëndetësore, si dhe detyrimin që buron nga neni 8 “Personat që jetojnë me HIV/AIDS kanë këto detyrime: a) zbatimin e masave për parandalimin dhe transmetimin e HIV-it te persona të tjerë; b) informimin për rezultatin e testimit HIV pozitiv të bashkëshortit/bashkëshortes ose bashkëjetuesit/bashkëjetueses;. Në këtë rast provohet se mospërmbushja e kushteve dhe detyrimeve nga ana e personit nën hetim të masës së sigurimit kanë ardhur nga nevoja e tij dhe e bashkëshortes, duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të tyre, për t’u kuruar, kjo e provuar nga aktet e depozituara, në kushtet kur nuk kanë mundur të marrin autorizimin për të dalë nga banesa prej autoriteteve kompetente. Kjo do të thotë se ngjarja për të cilën ka regjistruar procedim penal Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan nuk përbën vepër penale sipas nenit 323 të Kodit Penal. Kjo nuk do të thotë që në vijim prokuroria nuk duhet të verifikojë arsyet që kanë detyruar personin nën hetim të shkelë masën e sigurimit, dhe organet përgjegjëse që nuk i janë përgjigjur thirrjes së tij për ndihmë mjekësore”, theksohet më tej./GazetaSi

Etiketa: arrestimhiv aidspolicia e elbasanit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të korruptonte me 50 euro policin rrugor, arrestohet i riu në Durrës

11:49 : 04/06/2025
AKTUALITET

Falsifikimi i markave të veshjeve luksoze, arrestohet edhe djali i ish-kandidatit të PD

11:27 : 04/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, pranga dy “skifterëve” në Tiranë! PAMJET

09:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

Mashtrim me call center/ Arrestohen dy persona në Tiranë (EMRAT)

09:39 : 04/06/2025
AKTUALITET

Me 9 kg kokainë të pastër në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Zvicër

16:25 : 02/06/2025
AKTUALITET

Parcelë me kanabis në Mirditë, arrestohet 35-vjeçari/ EMRI

14:11 : 02/06/2025
Para

Destinacionet e shqiptarëve për festat e fundvitit

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com