• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia bën bilancin/ 96 të arrestuar brenda një jave dhe 15 të tjerë në kërkim

13:53 : 18/12/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë finalizuar 19 operacione policore, ku 96 shtetas janë arrestuar dhe 15 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë zhvilluar 7 operacione dhe janë goditur 13 raste. Operacionet janë zhvilluar në Tiranë, Korçë, Vlorë, Elbasan dhe në Durrës.

Janë sekuestruar rreth 2.5 kg kokainë, 5 kg kanabis, një pjesë e tyre e ndarë në doza, dhjetëra doza heroine, dhjetëra tableta ekstazi, 5 peshore elektronike dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Operacioni i koduar “ASGJË NUK HARROHET”, i zhvilluar nga strukturat e DVP Tiranë, çoi në zbardhjen e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2017. Dy autorë të dyshuar të ngjarjes u vunë në pranga.

Një shtetas shumë i kërkuar për vrasje të dyfishtë me armë zjarri, u lokalizua dhe u vu në pranga nga Renea, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Lezhë, gjatë operacionit “Fundi i arratisë”, që u zhvillua në Kaçinar, Mirditë.

Lexo edhe:

Kryebashkiaku i Stambollit akuzohet për spiunazh. Policia bastis televizionin opozitar dhe arreston drejtorin e lajmeve

Zhupa: Policia e shtetit po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë në Sarandë

Operacioni i koduar “HOAX”, i zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në, nën drejtimin e SPAK-ut dhe i koordinuar nga Eurojust, goditi veprimtarinë e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet subjekteve call center. U vunë në pranga 2 shtetas dhe u bllokuan pasuri të paluajtshme në pronësi të tyre.

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar u vu në pranga në kuadër të operacionit “Perugia”, i zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë shqiptare.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë goditur 5 raste, si rezultat i të cilave janë sekuestruar 4 armë zjarri, 1 silenciator i modifikuar, municion luftarak dhe 2 armë të ftohta (doreza metalike).

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Arbana”, si rezultat i të cilit u vu në pranga një shtetas në kërkim, pasi tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas tjetër, për motive pronësie.

Pasuri të paluajtshme me vlerë 7 500 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale, u sekuestruan nga Policia e Tiranës dhe ajo e Vlorës, në zbatim të vendimeve të prokurorive përkatëse.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar dhe goditur 15 raste, ndërsa në fushën e lojërave të fatit janë goditur 5 raste.

Për goditjen e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve është finalizuar një operacion, në Gjirokastër, si dhe janë goditur 5 raste të tjera, në të gjithë vendin.

Në vijim të angazhimit nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me agjencitë e tjera shtetërore, janë goditur 19 raste të krimeve mjedisore, 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe janë trajtuar ligjërisht 28 raste të dhunës në familje.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë kësaj jave janë pezulluar në total 382 leje drejtimi, nga të cilat: 315 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 51 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 16 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje janë arrestuar 35 drejtues mjetesh, nga këta: 22 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë goditur 22 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjithashtu, në të gjitha pkk-të e vendit, janë goditur: 6 raste të veprës penale “Falsifikimi i  dokumenteve”, 2 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe 2 raste të “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Po ashtu, janë goditur 2 raste të “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, në PKK Port Durrës dhe në PKK Morinë. U sekuestruan 20 000 paund dhe 12 000 euro.

Etiketa: arrestimepolici

Lajme të lidhura

BOTA

Kryebashkiaku i Stambollit akuzohet për spiunazh. Policia bastis televizionin opozitar dhe arreston drejtorin e lajmeve

10:38 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Policia e shtetit po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë në Sarandë

12:05 : 19/10/2025
RAJONI

Operacion policor në Zveçan dhe Zubin Potok

08:14 : 19/10/2025
AKTUALITET

U konfliktua me disa persona dhe i kërcënoi me armën e shërbimit, nis hetimi ndaj policit të Kamzës

15:19 : 18/10/2025
AKTUALITET

Ndryshime në polici, emërohet drejtori i ri i Sigurisë Publike

14:47 : 17/10/2025
AKTUALITET

Nga tubimi pro UÇK te maratona e Tiranës, policia publikon planin e masave

13:29 : 17/10/2025
Para

Protestë në anën serbe të Jarinjës në mbështetje të serbëve të Kosovës

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com