• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqiptarët e përdorin pak internetin për punë, por të parët në Europë për komente politike

08:40 : 16/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Shqiptarët e përdorin shumë pak internetin për të kryer shërbime bankare, për të gjetur një punë, për të realizuar shitjen e mallrave apo shërbimeve, duke u renditur ndër të fundit në Europë.

Por të dhënat e Eurostat, në publikimin për përdorimin e internetit në Europë tregojnë se ata janë ndër të parët kur bëhet fjalë për të shprehur opinionet politike apo qytetare në rrjetet sociale (me të dhënat që i referohen vitit 2021, për personat që e kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit).

Sipas Eurostat, 26.5% e përdoruesve shqiptarë të internetit të moshës nga 16 deri në 74 vjeç e përdorin internetin për shprehjen e opinioneve për çështjet politike apo qytetare në faqe interneti e rrjete sociale, gati 10 pikë përqindje më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian.

Ndërsa psh për përdorimin e bankingut online, Shqipëria është e fundit në Europë, me vetëm 5.24% që e përdorin atë (nga 58% mesatarja europiane dhe 96% shteti me renditjen më të lartë, Norvegjia dhe Islanda), kur bëhet fjalë për të shprehur opinionet politike, vendi ynë renditet i gjashti, pas Islandës, Finlandës, Danimarkës, Luksemburgut dhe Italisë.

Lexo edhe:

Nga “like” te ligji, audienca 33 milionë euro e VIP-ave shqiptarë të rrjeteve sociale

“1 në 3 shqiptar nuk ka akses në ushqim të sigurt”/ Dasho: Kr*minale dhe e pafalshme

Banorët e shteteve të tjera të rajonit janë shumë më pak të interesuar për të shprehur opinionet e tyre politike apo qytetare përmes rrjeteve sociale. Bosnjë Hercegovina dhe Serbia, janë të fundit në Europë, me më pak sesa 8%, Mali i Zi gati 12%, ndërsa pas nesh më të lartë përfshirjen sociale në rrjete e ka Maqedonia e Veriut, me 22%.

Ndonëse i preferojnë rrjetet për të shprehur opinionet ndaj politikës, për t’u informuar shtetasit shqiptarë vijojnë të përdorin kanalet tradicionale, sidomos televizionin.

Sipas Eurostat, vetëm 46% e përdoruesve të internetit lexojnë lajme online dhe revista, përqindje që është më e ulëta në Europë dhe shumë poshtë mesatares europoiane prej 64%.

Përveç shqiptarëve, më pak të interesuar për të lexuar lajme online janë dhe bullgarët (55.4%), turqit (53.6%), italianët (52%), rumunët (49%), ndërsa më të interesuarit janë islandezët dhe norvegjezët (rreth 94-95%).

Në fund të Europës përdoruesit shqiptarë renditen edhe për kryerjen e kurseve online (vetëm 2.5%), marrjen dhe dërgimin e e-mail (26.6%), gjetjen e informacionit për mallra e shërbime (44%, të parafundit në Europë përpara Rumanisë), kërkimi i punës (4.91% e parafundit në Europë, përpara Bosnjës dhe Hercegovinës).

Përdorimi absolutisht më i ulët është për shitje online, me vetëm 0.54% të përdoruesve, nga 18% që është mesatarja e BE-së dhe 43% që e ka Holanda, e para në Europë.

Përveçse për të shprehur opinione për politikën, vendasit e përdorin internetin për telefonata ose video telefonata (78%),

61% e përdoruesve deklarojnë se ata janë aktivë në rrjete sociale, por duke u renditur ndër 10 të fundit në Europë./Monitor

Etiketa: Internetopinione politikerrjete socialeshqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga “like” te ligji, audienca 33 milionë euro e VIP-ave shqiptarë të rrjeteve sociale

08:42 : 30/08/2025
AKTUALITET

“1 në 3 shqiptar nuk ka akses në ushqim të sigurt”/ Dasho: Kr*minale dhe e pafalshme

18:01 : 24/08/2025
SOCIALE

‘Droga dixhitale’ po dëmton të rinjtë, sociologia: Vajzat adoleshente më të prekura

15:28 : 24/08/2025
AKTUALITET

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

16:55 : 20/08/2025
AKTUALITET

Aksidenti fatal në Greqi/ Si u kthye dasma në tragjedi për 3 shqiptarët (Dinamika)

18:37 : 18/08/2025
AKTUALITET

Të (de)kodosh mendjen, si ChatGPT po kthehet në varësi për shqiptarët, sidomos të rinjtë

08:39 : 16/08/2025
Para

FOTO+EMRI/ Aksident i rëndë në aksin TEG-Shkozë, ndërron jetë shoferi 35-vjeçar

TË GJITHA

Sa para harxhuan klubet e Serie A? Kryeson Milan, Genoa mbyll renditjen me 0 shpenzime

19:01 : 02/09/2025

Aksion policior në veri të Kosovës, gjenden a*më dhe bluza me simbole nacionaliste serbe

18:55 : 02/09/2025

Gjashtë kandidatë të AfD-së ndërrojnë jetë pak para zgjedhjeve lokale në Gjermani

18:44 : 02/09/2025

Ish-ministrja kroate dënohet për shpenzime luksoze me fonde të BE-së

18:43 : 02/09/2025

Zyrtare/ Ishte pa ekip, Eneo Bitri do të vijojë karrierën në Hungari

18:34 : 02/09/2025

“Pse nuk arrestohet Balluku?”/ Hoxha: Shpenzoi 75 mln dollarë për 2 anije nga Bangladeshi që nuk u përdorën

18:27 : 02/09/2025

FOTO/ Egnatia prezanton prurjen e re në skuadër

18:09 : 02/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com