• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trupi i djegur në Dajt/ Zbardhet pas 5 vitesh ngjarja, identifikohet kufoma, në pranga autorët

12:16 : 15/12/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në vitin 2017 në vendin e quajtur “Kodër Shupal” ku u gjet një trup i djegur.

Është identifikuar viktima, Menduh Shaban Kurt-Deda, lindur më 03.09.1956, në fshatin Sohodoll, Dibër dhe në kohën e ngjarjes, banues në Lukovë, Sarandë.

Janë identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje, si dhe ndalimi i 2 prej tyre, konkretisht i shtetasve: G. N, 39 vjeç dhe M. K., 56 vjeçe, të dy banues në Tiranë.

Është shpallur në kërkim shtetasi B. K, 34 vjeç, banues në Tiranë, djali i shtetases së arrestuar M. K. (aktualisht jashtë shtetit)

Lexo edhe:

Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi

Vrasja e Renis Dobrës/ Bushgjoka pranon njohjen me viktimën: Punuam bashkë me drogë

Këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Më pas, shtetasit B. K. dhe G. N., e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

Deklarata e plotë:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Lorenc Panganika, konferencë për shtyp, për zbardhjen e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2017

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë vijuar punën me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si dhe për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre.

Në këtë kuadër, strukturat hetimore të DVP Tiranë, si rezultat i indicieve të marra falë inteligjencës informative, i kanë kërkuar Prokurorisë së Tiranës, rifillimin e hetimeve për një ngjarje kriminale, kundër personit, të ndodhur në vitin 2017, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, Tiranë.

Strukturat e Sektorit të Hetimeve të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës të DVP Tiranë, finalizuan operacionin policor të koduar “ASGJË NUK HARROHET”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimin i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 16.05.2017, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku u gjet një kufomë e paidentifikuar, e seksit mashkull, pjesërisht e djegur dhe pjesërisht e dekompozuar.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, mbështetur nga inteligjenca policore, si rezultat i hetimit me metoda speciale, administrimit e vlerësimit në kohë të provave ligjore, si dhe bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Nr. 4 dhe Laboratorin e Policisë Shkencore, u bë i mundur identifikimi i kufomës së gjetur.

Kjo kufomë i përket shtetasit Menduh Shaban Kurt-Deda, lindur më 03.09.1956, në fshatin Sohodoll, Dibër dhe në kohën e ngjarjes, banues në Lukovë, Sarandë.

Gjithashtu, u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje, si dhe ndalimi i 2 prej tyre, konkretisht i shtetasve:

-G. N, 39 vjeç dhe M. K., 56 vjeçe, të dy banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi B. K, 34 vjeç, banues në Tiranë, djali i shtetases së arrestuar M. K. (aktualisht jashtë shtetit)

Nga tërësia e veprimeve hetimore, të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 4682/2017, të rifilluar, rezulton se të 3 këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Më pas, shtetasit B. K. dhe G. N., e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para pergjegjesise ligjore të shtetasit B. K, si dhe për dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Theksojmë faktin se për vitin 2022, në qarkun e Tiranës, kanë ndodhur 7 vrasje, nga të cilat 5 janë zbardhur. Vijon puna intensive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe duke shkëmbyer informacione me agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim zbardhjen e 2 vrasjeve të tjera dhe për nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar dhe e vendosur per hetimin, zbardhjen e plotë dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë.

 

Etiketa: arrestimedjegjekufomeMenduh Shaban Kurt-Dedavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi

12:57 : 17/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës/ Bushgjoka pranon njohjen me viktimën: Punuam bashkë me drogë

10:33 : 17/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani

12:11 : 16/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës/ Mes personave të shoqëruar edhe e dashura e një prej autorëve të krimit

09:25 : 16/07/2025
BOTA

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gaza

22:21 : 15/07/2025
AKTUALITET

“E tradhtoje me një të afërme”, vëllai i Liridona Ademajt përballet me Naim Murselin – VIDEO

12:59 : 14/07/2025
Para

“Jam shtatzënë”, një nga banorët kërkon largimin nga "BBV Kosova"/ Ç'po ndodh

TË GJITHA

Tërmet i fortë në Napoli

11:10 : 18/07/2025

Zjarret në vend: 24 vatra në 24 orët e fundit

11:10 : 18/07/2025

Ndezi zjarr për pastrim, por dogji një sipërfaqe toke në Himarë, e pëson 51-vjeçari

11:08 : 18/07/2025

Tritoli në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali, xhamat e bërë copash nga shpërthimi

10:49 : 18/07/2025

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

10:43 : 18/07/2025

Bashkëshorti i saj u bë viral duke u përqafuar me punonjësen! Gruaja e biznesmenit “merr masa”

10:42 : 18/07/2025

DETAJE nga plagosja me armë në Sarandë/ Zbardhen EMRAT e 4 personave të shpallur në kërkim

10:21 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com