• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shembja e Urës së Zogut, PD: Trishtim! Qeveria e la në harresë

16:47 : 15/12/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka reaguar për shembjen e Urës së Zogut në Lezhë.

Përmes një deklarate për mediat, deputetja demokrate Elda Hoti ka theksuar se shembja e urës ka ardhur për shkak se u la në harresë nga qeverial ndërsa ka theksuar se Ura e Zogut është një monument kulture i kategorisë së parë.

Gjithashtu Hoti ka deklaruar se hapja pa parlajmërin e digave në lumit Mat dëmtoi, ‘Urën e Zogut’, duke shtuar se kryeministri Edi Rama tregoi urrejtjen e tij që ka për veriun.

Deklarata e Plotë:

Ura e Zogut, e shpallur monument kulture e kategorisë së parë, është shkatërruar tërësisht. Mungesa prej vitesh e vëmendjes dhe kujdesit të qeverisë, lënia në harresë, pavarësisht alarmit të aktivistëve të trashëgimisë, ka bërë që lumi Mat ta shkatërrojë urën e famshme, duke çuar në det një tjetër monument të traditës. Kjo mungesë barbare ndjeshmërie dhe përkujdesjeje, i ka fshirë Shqipërisë një ndër veprat më me vlerë historike dhe arkitektonike. Prej kohësh kam dashur ta shmang trishtimin e kësaj dite, dhe për këtë nuk reshta së kërkuari nga qeveria që të marrte masat për të mos lejuar rrënimin e një prej ikonave të veriut të Shqipërisë.  Ura e vjetër e Zogut, ajo që rezistoi 1 shekull, arkitektura e veçantë e saj, e ndërtuar nga një inxhinier italian, e dalluar për madhështinë dhe formën e unike, rrënohej nga pak çdo muaj, por kaluan vite dhe nuk u tregua kujdes për të. Edhe pse mori vëmendjen e organizatës ndërkombëtare “Europa Nostra”, që e listoi në vendin e 12 si një ndër asetet më të rrezikuara në Europë, Ministria jonë e Kulturës heshti. Qeveria nuk ia hodhi sytë asnjë ditë nga 9 vitet e gjata në pushtet. Ndoshta është shumë të kërkosh nga një qeveri si kjo e tanishmja, vëmendje për “Urën e Zogut”: Një qeveri që ka fshirë memorien e vendit, ka shkelmuar trashëgiminë, ka varfëruar qytetarët dhe po shpopullon vendin.

Lexo edhe:

Shkresa/ Mandatet e Kushtueses, PD-Peleshit: Autorizoni përfaqësuesin tonë. Seanca të jetë publike

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

Ndjej trishtim, por aspak çudi, për një qeveri e cila e sheh trashëgiminë me sytë e njerkës dhe pasuritë e vendit i klasifikon vetëm sipas vlerës që ato kanë për xhepin e pushtetarëve. Ndjej trishtim për shkatërrimin e “Urës së Zogut”, por aspak çudi se për këtë qeveri një oligark vlen më shumë se një monument kulture. Ashtu si hapja e digave të hidrocentraleve në Drin mori përpara pronat e shkodranëve, hapja pa paralajmërim e digave në lumin Mat mori përpara urën e Zogut. Jo vetëm atë, por edhe përmbyti tokat, e shtëpitë, i varfëroi edhe më tej banorët e zonës. Lumi Mat mori sot me vete një pjesë të historisë, por na bëri me dije edhe një herë paragjykimin dhe harrimin që Edi Rama ka për veriun dhe trevat e tij. Tregoi karakterin hakmarrës të atij që ata që nuk e votojnë i shpall armiq të klasës dhe të pushtetit. I bëj thirrje Ministrisë së Kulturës t’i japë fund derdhjes së fondeve për miqtë e partisë dhe të kthejë kokën nga trashëgimia kulturore e Shqipërisë. Ura e Zogut, me këmbët e thyera, rri në ballin e turpeve të kësaj qeverie, e cila atë që nuk e vjedh e lë të shkatërrohet, dhe atë që shkatërron e quan punë dhe nder.

 

Etiketa: PDura e zogut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkresa/ Mandatet e Kushtueses, PD-Peleshit: Autorizoni përfaqësuesin tonë. Seanca të jetë publike

16:06 : 10/10/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

15:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupa-Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen!

10:54 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nis seanca plenare, kuvendi mban një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

10:13 : 09/10/2025
AKTUALITET

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

16:54 : 08/10/2025
Para

Dënimi i truprojës së Tahirit me 8.8 vite burg/ PD: U dënua më shumë se shefi

TË GJITHA

Ndalohet ‘Audi’ me targa angleze te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, arreston 3 persona

18:15 : 10/10/2025

Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

18:13 : 10/10/2025

Dueli në Leskovc/ Serbët nuk vendosin flamurin shqiptar për ndeshjen me Shqipërinë

17:58 : 10/10/2025

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punëtorit shqiptar, autori fshihet në Athinë

17:42 : 10/10/2025

PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Tepelenë

17:27 : 10/10/2025

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Kemi ardhur për fitore, as barazim e as humbje

17:12 : 10/10/2025

Çfarë ndodh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës

17:07 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com