• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KKT jep “OK” për Thumanë-Kashar, disa hotele në Dhërmi e Palasë dhe kullat në Tiranë

08:24 : 15/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) kaloi këtë javë në mbledhjen e fundit një seri vendimesh.

Bie në sy dhënia e lejes së zhvillimit për koncesionin “Ndërtimi i aksit rrugor Thumanë – Vorë – Kashar”, me vendndodhje në Bashkitë Tiranë, Vorë dhe Krujë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, koncesionarin “Gener 2” sh.p.k dhe shoqërinë koncensionare “G2 Infra” sh.p.k.

Ky aks ka një gjatësi 21 kilometra dhe është dhënë me koncesion 35 vjeçar ku përgjatë kësaj periudhe plani bazë i të ardhurave të kompanisë është 1.3 miliardë euro (pa TVSH) dhe 1.56 miliardë euro me TVSH.

Në Tiranë janë dhënë një sërë lejesh për ndërtime ku nuk specifikohen katet e ndërtesave por nga orientimi ku një pjesë janë godina me përdorim miks dhe jo vetëm rezidencial si dhe emërtimi katet do të jenë jo të paktë duke sjellë “Manhatan-in” në kryeqytet.

Leje është dhënë për “Strukturë banimi, shërbimi dhe funksione të përziera”, me vendndodhje pranë Rrugës “Xhanfize Keko”; “Godinë banimi dhe shërbimi “Manhatan 1”, pranë Rrugës: “Asim Vokshi” dhe “Don Bosko”; “Objekt me funksion shërbime, hoteleri dhe rezidencial”, me vendndodhje në Rrugën: “Brigada VIII”; “Objekt banimi dhe shërbime”, me vendndodhje në Rrugën: “Vaso Pasha”; “Godinë banimi dhe shërbime”, me vendndodhje në Rrugën: “Dritan Hoxha”, të gjitha në Bashkinë Tiranë.

Lexo edhe:

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

Rama e ktheu në zonë lufte, burrat e Mirditës nisen drejt Thethit në mbështetje të banorëve

Po në Tiranë është dhënë leje ndërtimi dhe për objektin: “Kampus Universitar UET”, dhe godinat e banimit në kampus me vendndodhje në Bashkinë Tiranë.

Një tjetër lejë e dhënë është ajo për ndërtimin e një hoteli në zonën e Palasës. Bëhet fjalë për një prej kompanive të grupit Balfin që do të sjellë në kompleks një markë ndërkombëtare.

Konkretisht janë dy lejë: e para për objektin “Green Coast Hotel”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k dhe e dyta për objektin: “Green Coast II, Zona A2 “Objekt hoteleri, shërbime dhe pishinë”, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aqua Marine” sh.p.k.

Në listën e vendimeve janë dy lejë të tjera në zonën e Dhërmiut. Konkretisht leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks elitar hoteleri dhe shërbime “In The Wild”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Edon Construksion” sh.p.k.

Vendimet e KKT datë 14.12.2022

  1. Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Dibër.
  2. Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Malësi e Madhe.
  3. Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Vau i Dejës.
  4. Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Dimal.
  5. Për konfiskimin për interes publik të objektit: “2 Godina banimi dhe shërbimi H1 – P15”, me vendndodhje në parcelën Nr. 15, Blloku H1, Zona Hotel Turizëm – Kanali Çukës, Bashkia Sarandë, me zhvillues shoqërinë “Dauti – S” sh.p.k.
  6. Për konfiskimin për interes publik të sipërfaqes së ndërtuar pa leje për qëllim fitimi, në objektin: “Godinë banimi dhe shërbime”, me vendndodhje në Rrugën Nr. 5, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z. Pëllumb Zyka.
  7. Për konfiskimin për interes publik të sipërfaqes së ndërtuar pa leje për qëllim fitimi, në objektin: “Banesë me lokal dhe garazhd B 12, parcela 182”, Zona Hotel Turizëm – Kanali Çukës, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z. Dritan Pashaj.
  8. Leje Zhvillimi për objektin: “Rijetëzimi dhe përmirësimi i vlerave të Kalasë së Tepelenës”, me subjekt zhvillues Bashkinë Tepelenë.
  9. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i aksit rrugor Thumanë – Vorë – Kashar”, me vendndodhje në Bashkitë Tiranë, Vorë dhe Krujë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, koncesionarin “Gener 2” sh.p.k dhe shoqërinë koncensionare “G2 Infra” sh.p.k.
  10. Leje Ndërtimi për objektin: “Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
  11. Leje Ndërtimi për objektin: “Terminali verior i transportit publik”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.
  12. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtim dhe rikonstruksion i objekteve të QSHAMTsë” (Drejtoria e Menaxhimit të Mjeteve të Transportit)”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
  13. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Objektit “Parku i Antenave”, Pika Repetitore Fushë Dajt”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
  14. Leje Ndërtimi për objektin: “Impianti i Trajtimit të Ujrave të Ndotura Himarë dhe largimi i ujrave të trajtuara në det për ITUN Himarë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues Bashkinë Himarë.
  15. Leje Ndërtimi për objektin: “Kampus Universitar UET”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Z. Artan Dumi dhe Znj. Mirela Papuli.
  16. Leje Ndërtimi për objektin: “Godina rezidenciale të Kampusit Universitar UET”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Z. Artan Dumi dhe Znj. Mirela Papuli.
  17. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë banimi, shërbimi dhe funksione të përziera”, me vendndodhje pranë Rrugës “Xhanfize Keko”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kuteli” sh.p.k.
  18. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi “Manhatan 1”, pranë Rrugës: “Asim Vokshi” dhe “Don Bosko”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Forever Construction” sh.p.k.
  19. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt me funksion shërbime, hoteleri dhe rezidencial”, me vendndodhje në Rrugën: “Brigada VIII”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Forever Construction” sh.p.k.
  20. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime”, me vendndodhje në Rrugën: “Vaso Pasha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Domus Group” sh.p.k.
  21. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbime”, me vendndodhje në Rrugën: “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Urbalb” sh.p.k.
  22. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi, zyra dhe edukimi”, me vendndodhje në Njësinë Administrative Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Fusha” sh.p.k, “Balfin” sh.p.k dhe “Banka e Tiranës” sh.a.
  23. Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel”, me vendndodhje në Rrugën Riviera, pranë zonës “Rana e Hedhun”, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bici – 2000” sh.p.k.
  24. Leje Ndërtimi për objektin “Green Coast Hotel”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.
  25. Leje Ndërtimi për objektin: “Green Coast II, Zona A2 “Objekt hoteleri, shërbime dhe pishinë”, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aqua Marine” sh.p.k.
  26. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks elitar hoteleri dhe shërbime “In The Ëild”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xheluks Construksion” sh.p.k.
  27. Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Edon Construksion” sh.p.k.
  28. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese, rezidenciale dhe Marina Resort”, Blloku 1 (Objekti B3 dhe B4), me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Residences Vlorë” sh.p.k.
  29. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë me funksion shërbimi, në shëtitoren bregdetare nga fusha e sportit drejt tunelit”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Adhenis” sh.p.k.
  30. Leje Ndërtimi për objektin: “Kashar Industrial Park”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Concord Investment” sh.p.k.
  31. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt industrial”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Premium Glass” sh.p.k dhe “Alu Glass” sh.p.k.
  32. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt industrial dhe park energjetik”, me vendndodhje në Valias, Bashkia Kamëz, me zhvillues Z. Petrit Kasapi dhe Z. Ismail Kadiu.
  33. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt industrial”, me vendndodhje në fshatin Picarë, Bashkia Vorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “AHF” sh.p.k
  34. Leje Ndërtimi për objektin: “Stacion furnizimi automjetesh dhe objekt shërbimi rekreacioni”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fusha” sh.p.k.
  35. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Shtesë anësore në objektet ekzistues, vendosje e urës mes dy objekteve për eleminimin e barrierave arkitektonike (personat me aftësi të kufizuar), me vendndodhje në Bashkinë Korçë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Life Gallery” sh.p.k.
  36. Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit Vodafone Albania, nëpërmjet shtimit të antenave për 13 stacione bazë të emërtuara: 1.1358 Lumi i Vlorës, 2. 1410 Teuta 2, 3.1336 Shkodër Fabrika, 4. 1394 Linza 2, 5. 1183 Vlorë Orizi, 6. 1377 Shkozet 3, 7. 1385 Shkozet 4, 8. 1347 Fllakë, 9. 1364 Lezh֝East, 10. 1371 Babrru 2, 11. 1373 Paskuqani 4, 12. 1318 Potam dhe 13. 1337 Selita 3”, me vendndodhje Bashkitë Durrës, Himarë, Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Lezhë, me zhvillues shoqërinë “Vodafone Albania” sh.a.
  37. Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit One Telecommunication, nëpërmjet shtimit të antenave për 2 stacione bazë të emërtuara: “1. 0250 Selita 2 dhe 2. 1699 Kruja Pazar”, me vendndodhje Bashkitë Tiranë dhe Krujë, me zhvillues shoqërinë “One Telecommunication” sh.a.
  38. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtim i Institutit të Policisë Shkencore”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë” , me zhvillues Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
  39. Leje për rishikimin e kushteve të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i kompleksit turistik San Pietro, Komuna Ishëm, Qarku Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Concord Investment” sh.p.k.
  40. Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Godinë multi-screen e televizionit “Report TV” si dhe ambiente ndihmëse teknike dhe administrative për shërbime të televizionit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “MTSC” sh.p.k.
  41. Leje për rishikim të kushteve të lejes gjatë ndërtimit për objektin: “Godinë Polifunksionale”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati Group” sh.a
  42. Leje për shtyrje afati të lejes së ndërtimit për objektin: “Objekt banimi, shërbime dhe parkim nëntokë”, me vendndodhje në rrugën “Dervish Hima”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gener 2” sh.p.k.
  43. Leje për shtyrje afati të lejes së ndërtimit për objektin: “Godinë polifunksional “Garden Building”, me vendndodhje në Rrugën e Kavajës, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana 1 Konstruktion” sh.p.k dhe “Nova Construction 2012” sh.p.k.
  44. Njoftimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit për miratimin e Planeve të Detyruara Vendore për Zonat e Dëmtuara dhe Zonat e Reja të Zhvillimit.
  45. Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 19.11.2022 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar./Monitor.al
Etiketa: keshilli kombetar i territoritKKTkullat tiraneleje ndertimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

08:51 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rama e ktheu në zonë lufte, burrat e Mirditës nisen drejt Thethit në mbështetje të banorëve

10:47 : 15/07/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama, rreziku kryesor i uzurpimit me ligj të pronave publike

10:31 : 10/07/2025
AKTUALITET

SPAK mbyll sytë/ Leja e Ramës, hoteli i Visit të Pojës dhe Nadir Çaushollit vijon ndërtimin (Foto-Video)

11:10 : 23/06/2025
AKTUALITET

“Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian

09:32 : 11/06/2025
AKTUALITET

Betonizimi i Tiranës/ Bashkia dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

07:58 : 09/06/2025
Para

Kursi i këmbimit valutor, 15 dhjetor 2022: Euro dhe Dollari në “pikiatë”

TË GJITHA

Rusia sulmon disa qytete ukrainase me qindra dronë dhe raketa

17:26 : 19/07/2025

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, flakët përparojnë drejt majës së malit

17:17 : 19/07/2025

VIDEO/ Pamjet e sherrit të dhunshëm në Tushemisht, ‘i forti’ i hotel Drilonit dhunon kryeplakun

17:01 : 19/07/2025

Fjalimi fyes kundër UÇK-së/ Igor Popoviç dërgohet në paraburgim, Serbia kërkon lirimin e tij

16:58 : 19/07/2025

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

16:45 : 19/07/2025

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

16:38 : 19/07/2025

Media britanike: Shqiptari që nuk mund të deportohet tall Ministrinë e Brendshme me makinë 80.000£

16:24 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com