• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pranga drejtoreshës së Ardian Çelës, SPAK shkon deri tek zyrtarët e nivelit të dytë

09:55 : 14/12/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VIDEO

Nga Boldnews.al

Arrestimi i ish-zyrtares së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Albana Ferraj, rikthen në vëmendje standartin e Prokurorisë Speciale-SPAK, i cili ka lënë të kuptohet se korrupsioni kryhet nga “zyrtarë të dorës së dytë”.

Albana Ferraj ka mbajtur pozicione të rëndësishme në institucionin e drejtuar nga Ardian Çela. Ajo ka qenë Drejtoreshë e Divizionit të Shpërndarjes dhe më tej Drejtore e Kabinetit të titullarit Çela.

Por, sipas veprimeve hetimore të SPAK-ut, zonja Ferraj duket se ka vepruar pa dijeninë e drejtorit Ardian Çela dhe ka abuzuar me një tender të zhvilluar në vitin 2016, nga i cili dyshohet se ka përfituar 130 mijë euro.

Lexo edhe:

Evis Berberi i suksesshëm edhe në biznes/ Me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar”

Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente

Prokurorët special nuk kanë gjetur, ose ndoshta as nuk kanë hetuar fare, për përfshirjen e mundshme të shefit të madh të OSHEE-së në atë procedurë tenderimi, të fituar nga një kompani italiane.

Në bazë të një hetimi të zhvilluar gjatë vitit 2020, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit mori nga gjykata kërkesën për arrestimin e katër personave, të dyshuar si të përfshirë në atë aferë, konkretisht; Albana Ferraj dhe Elis Bushati me “arrest në burg” dhe Irma Dërguti e Athinta Papa, me “arrest në shtëpi”.

Pas atij zhvillimi, OSHEE deklaroi nw media nw atw kohw se “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mbështet organet ligjzbatuese në kryerjen e detyrës së tyre për verifikimin e çdo dyshimi e pretendimi për abuzim apo shkelje ligjore nga çdo punonjës apo ish-punonjës i kompanisë.

Referuar rastit…, OSHEE sqaron se ka vënë në dispozicion të plotë të SPAK të gjitha materialet e kërkuara dhe ka ofruar bashkëpunim maksimal për të zbardhur plotësisht këtë rast hetimi“.

Ish-drejtoresha Ferraj ishte e vetmja që i ishte shmangur deri më tani drejtësisë. Ajo u arrestua nga Policia në 8 dhjetor të vitit 2022, referuar të dhënave të shpërndara në një njoftim zyrtar.

Akuzat ndaj zyrtarëve të OSHEE-së

Në Tetor të vitit 2020, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), dha detaje lidhur me shkeljet në tenderin e zhvilluar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka rregjistruar proçedimin penal nr.172 viti 2020 për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 258244259 dhe 287/1, gërmat (b) dhe (c) të Kodit Penal.

Objekt i hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal janë veprimet dhe mosveprimet e kryera lidhur me proçedurën e prokurimit “Shërbim-Konsulencë”, për lidhjen e kontratës me objekt “Asistencë teknike për ndarjen e aktivitetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nga furnizimi i energjisë elektrike së bashku me përmirësimin e cilësisë së shërbimit të klientit të OSHEE sh.a”, me fond limit 13.850.000 lekë. Kjo proçedurë prokurimi është zhvilluar në vitin 2016 nga shoqëria aksionere Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike GROUP sh.a, shoqëri aksionare me aksionar të vetëm Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.

Nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që kanë marrë pjesë në këtë proçedurë prokurimi dhe që kanë shqyrtuar dhe vlerësuar ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar dhe me V.K.M Nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, duke favorizuar në mënyrë të padrejtë shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A, me seli në Milano, Itali.

Njëkohësisht, nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasja Albana Ferraj, e cila gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi dhe zbatimit të kontratës për të cilën është kryer prokurimi ka kryer funksionin e Drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të Kabinetit në shoqërinë tregtare OSHEE sh.a, ka marrë përfitime të parregullta, në shumën prej 131.880 euro, me qëllim për të favorizuar shoqërinë tregtare “COM METODI” S.P.A në proçedurën e prokurimit të zhvilluar në vitin 2016.

Me qëllim marrjen dhe përfitimin e kësaj shume monetare, që përbën njëkohësisht produkt të veprës penale të korrupsionit pasiv, shtetasja Albana Ferraj ka krijuar një marrëdhënie fiktive midis saj dhe shoqërisë “COM METODI” S.P.A, duke përdorur edhe një shoqëri tjetër me seli në Shqipëri, duke fshehur dhe mbuluar natyrën e kundraligjshme të origjinës së shumës monetare të mësipërme, duke e ditur që shuma monetare përbën produkt të veprës penale.

Në foto: Ekstrakti i kompanisë së konsulencës së zyrtares së OSHEE, Albana Ferraj
Në foto: Ekstrakti i kompanisë së konsulencës së zyrtares së OSHEE, Albana Ferraj

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 103, datë 18.10.2020 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, éshtë vendosur masë “arrest me burg” për Albana Ferraj dhe Elis Bushati dhe “arrest në shtëpi” për Irma Dërguti e Athinta Papa.

Etiketa: albana ferrajArdian CelaArrestimi i ish-zyrtares së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë ElektrikeAthinta PapaDrejtoreshë e Divizionit të ShpërndarjesElis BushatiIrma Dërgutiosheespakzyrtare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Evis Berberi i suksesshëm edhe në biznes/ Me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar”

19:09 : 24/05/2025
AKTUALITET

Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente

13:43 : 24/05/2025
AKTUALITET

Banda e “Visit të Pojës”/ Lirohet avokati Tragaj dhe dy të tjerë, mbeten në burg 11 të akuzuar

21:22 : 23/05/2025
AKTUALITET

Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, GJKKO jep dënimin për vëllezërit Pali

16:03 : 23/05/2025
AKTUALITET

SPAK hap garën për Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

22:50 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Votime shk*rdhatë”/ Bushati: Banda e SPAK u soll si certifikuesi qesharak në këto zgjedhje

22:34 : 22/05/2025
Para

“Bëhuni gati për shumë viktima”/ Detaje nga mbytja e gomones në Kanalin Anglez

TË GJITHA

Menaxhimi i hekurudhave nga privati

10:00 : 25/05/2025

“Zëvendësohemi nëse s’e përdorim”, si po e ndryshon tregun e punës Inteligjenca Artificiale?

09:52 : 25/05/2025

Kapiteni i Tiranës drejt largimit, kërkohet nga dy klube të tjera të Superiores

09:43 : 25/05/2025

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 të plagosur

09:36 : 25/05/2025

Shpërthim me eksploziv në derën e një lokali në Berat

09:32 : 25/05/2025

“Jeta pas BBV ka ndryshuar 100%”, Rozana Radi zbulon për çfarë e kritikoi partneri

09:24 : 25/05/2025

Mali i Zi do të shkurtojë orarin e punës

09:14 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com