• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Projekti i ndërtimeve ‘Alabar’, vjedhja më e madhe e pronës publike

14:16 : 14/12/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po i vjedh dy herë shqiptaret përmes projektit Alabar dhe atij të ndërtimit të portit të ri të Durrësit në Porto Romano.

Në një deklaratë për mediet, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo deklaroi se edhe projekti me PPP për ndërtimin e Portit të ri është një skemë mashtrimi  të cilën do t’u duhet shqiptarëve që ta paguajnë.

Ndër të tjera Bozdo theksoi se projekti i ndërtimeve Alabbar është vjedhja më e madhe e pronës publike.

DEKLARATË E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, ENO BOZDO:

“Qeveria ka vendosur mbi dy çështje të rëndësishme me të cilat sot debatohet shume:

Lexo edhe:

Seanca plenare në Kuvend/ Zbardhet rendi i ditës, a do ta thyejë PD bojkotin?

Partia e rrogëtarëve të Kuvendit: Shefa në seli, vartës në administratën parlamentare

Së pari, vetëm faza e parë e ndërtimit të Portit të ri të Durrësit do të kushtojë 390 milionë euro dhe ndërtimi i tij do të bëhet nga fituesi i një gare ndërkombëtare;

Së dyti, mekanizmi i financimit do të jetë përsëri një partneritet publik-privat, apo ndryshe PPP;

Por le ti shohim këto çështje më nga afër:

Qeveria ka vendosur që të hapë garën ndërkombëtare për një projekt qe kushton 390 milionë euro, pasi ka hartuar së bashku me konsulentin ndërkombëtar, të gjitha studimet përkatëse.

Pyetjet që ne ngremë sot janë:

Perse kjo skemë nuk u zbatua edhe me projektin e ndërtimit të apartamenteve, hoteleve dhe marinës, dmth në projektin Alabar që kushton 2 miliardë euro?

Përse, gara që zv/kryeministria Balluku e konsideron të domosdoshme, nuk u aplikua edhe ne rastin e projektit Alabar?

Përse u negociua drejtërsëdrejti me Alabar, pa hapur garën dhe vendosur kritere specifike?

Perse 80 deri në 150 ha i jepen pa garë Alabar për të ndërtuar dhe fituar?

Perse Alabarit i falen 150 milione euro ne taksa?

Përse toka e ndërtimit i jepet me 1 euro, ndërsa për Portin e ri të Durrësit u dashka hapur gara?

Përse nuk u mor një konsulent ndërkombëtar që të përgatitej një projekt ndërkombëtar dhe i gjithë projekt të tenderohej ndërkombëtarisht?

Cilin standard duhet të besojmë: atë që qeveria prezanton përpara ambasadorëve, apo atë që Rama zbaton me mikun e tij Alabar?

E vërteta është se i zënë ngushtë përpara opinionit publik për aferën e ndertimeve ne portin ekzistues, Rama dhe qeveria e tij premton garë ndërkombëtare përpara ambasadorëve! E bën këtë ngaqë është zënë me presh në dorë ndërsa vjedh Durrësin dhe Portin e tij.

Projekti i ndërtimeve “Alabar” është vjedhja më e madhe e pronës publike, korrupsioni më harbut dhe arrogant që kjo qeveri ka bërë ndonjëherë.

Rama zgjodhi të mos hapte garën sepse Alabar është mik dhe klient i tij, dhe Rama mikut i dhuron, sigurisht jo thjesht në emër të mirësisë, pronën më strategjike të shtetit shqiptar, Portin aktual të Durrësit.

Madje duke bërë këtë, ka guximin e të paturpshmit kur ia shet durrsakëve dhe shqiptarëve si “zhvillim dhe ekonomi”. E vërteta është që ia sapo i ka vjedhur Durrësit dhe gjithë Shqipërisë asetin më të vlefshëm, dhe e ka bërë këtë vetëm për përfitim të tij.

E ka bërë këtë në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe MSA, ndërsa ambasadorëve dje u premton rregulla loje dhe garë të ndershme. Ky është Edi Rama, me një fytyrë kinse evropiani për ndërkombëtarët, dhe një fytyrë të vërtetë Enveri për shqiptarët.

Së dyti, qeveria sapo na pohoi faktin që edhe porti i ri do të ndërtohet me koncesion: Sipas qeverisë, 54% të financimit do te mbulohet nga kompania ndërtuese. Kjo, po sipas qeverisë, “…nuk do të rëndojë në buxhetin e shtetit sepse do të paguhet nga Autoritetit Portual i Durrësit…”

54% e një investimi 390 milionë euro është 210 milionë euro. Po të marrim parasysh që fitimi vjetor i “Porti Durrës sha” është rreth 2 milionë euro në vit, kuptohet që do të duhen më shumë se 100 vjet për të shlyer këtë investim.

Asnjë skemë biznesi nuk mund të qëndrojë me matematikën e kësaj qeverie. Prandaj ky është një mashtrim i pastër, për ti shitur opinionit publik PPP mashtruese të radhës. Dhe këtë e bën pikërisht ditën kur misioni i FMN deklaroi se PPP që kanë arritur në 40% të PBB, janë rreziku më i madh për ekonominë shqiptare dhe se qeveria aktuale nuk ka bërë asgjë për ti dhënë zgjidhje kësaj çështjeje.

Përfundimi është se Rama ka vendosur të vjedhë dy herë Shqipërinë dhe shqiptarët: e para nëpërmjet projektit “Alabar”, që ka filluar të shesë në ajër apartamentet e pa ngritura që tani, dhe e dyta nëpërmjet një PPP tjetër me të cilin do të ndërtohet Porti i ri i Durrësit.

Lekët do ti paguajnë shqiptarët, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë. Rrënimi i Shqipërisë po ndodh njësoj, për të majtë e të djathtë. Largimi i shqiptarëve dhe zbrasja e vendit i ka prekur të gjithë, të majtë dhe të djathtë. I vetmi që fiton është Edi Rama, që nuk është as i majtë dhe as i djathtë, por rreziku numër një i Shqipërisë”.

Etiketa: Partia Demokratike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Seanca plenare në Kuvend/ Zbardhet rendi i ditës, a do ta thyejë PD bojkotin?

08:58 : 20/07/2026
AKTUALITET

Partia e rrogëtarëve të Kuvendit: Shefa në seli, vartës në administratën parlamentare

18:37 : 18/07/2026
AKTUALITET

Këlliçi pas zgjedhjes si nënkryetar: PD nuk duhet të jetë vetëm opozitë, por alternativë për qytetarët

22:33 : 16/07/2026
AKTUALITET

Deputetja e PD-së kritikon Gjykatën Kushtetuese: Nuk funksionon si institucion i pavarur

17:11 : 20/06/2026
AKTUALITET

PD-ja ‘i kundërvihet’ Marta Kos: Po i shërben Edi Ramës dhe jo demokracisë

22:02 : 17/06/2026
AKTUALITET

Vokshi në EPP: Shqipërisë i duhet një qeveri kujdestare për të garantuar zgjedhje të lira dhe të barabarta

18:35 : 10/06/2026
Para

Afera e inceneratorëve: Veliaj kundër Ahmetaj!

TË GJITHA

Horoskopi 25 korrik/ Një ditë me surpriza, mundësi dhe sfida për shenjat e zodiakut

23:08 : 24/07/2026

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

23:03 : 24/07/2026

Sherr në Durrës, dy persona në kërkim, shoqërohet një efektiv policie

22:44 : 24/07/2026

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

22:39 : 24/07/2026
BERLIN, GERMANY - MARCH 03: German designated chancellor and leader of the German Christian Democrats (CDU) Friedrich Merz speaks to the media the day after the Hamburg city-state election on March 03, 2025 in Berlin, Germany. Merz is under pressure to negotiate the formation of the next federal government coalition quickly in order to help strengthen Europe's position over defence and its relationship to the USA. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Ristrukturim në qeverinë gjermane, Merz paralajmëron valë të re ndryshimesh

22:37 : 24/07/2026

Bilanci i hidhur i investimeve strategjike

22:17 : 24/07/2026

Doli shkresa, iku besa

22:16 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş