• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sunak “bllokon” Kanalin me idenë e Ramës/ Zbulohet vendimi, ja ç’ndodh me shqiptarët

08:47 : 13/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Qeveria britanike dhe kryeministri i ri Rishi Sunak duken se kanë gjetur formulën për një marrëveshje me Shqipërinë që do të ndalte fluksin e kalimit të emigrantëve në Kanal me gomone.

Sipas Telegraph.co.uk, do të jetë vetë Sunak ai që do të njoftojë formulën e qeverisë së tij për çështjen e emigrantëve ilegalë shqiptarë, teksa vendimi është arritur pas disa javësh negociata intensive me qeverinë shqiptare.

Ai pritet të propozojë që Shqipëria të vendoset në të njëjtin nivel me vendet “e sigurta” të BE-së dhe kjo do t’i hapte rrugën deportimeve të shpejta të emigrantëve nga vendi ynë, të cilët kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministrat do të përpiqen të shmangin kritikat nga avokatët e të drejtave të njeriut duke argumentuar se masat janë në përputhje me vendet e tjera evropiane, të cilat e trajtojnë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe në këtë mënyrë përjashtojnë shqiptarët nga e drejta për të kërkuar azil.

Downing Street po shqyrton gjithashtu propozimet për kthimin e shqiptarëve që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne në vendlindjen që aplikimet e tyre të përpunohen aty për të parandaluar që ata të shfrytëzojnë vonesat prej më shumë se një viti për të qëndruar në Britani.

Lexo edhe:

Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

Një rekord prej 3,432 shqiptarësh deklaruan se ishin viktima të trafikimit në nëntë muajt e parë të vitit, duke u bërë kombësia më e madhe që aplikon sipas aktit të skllavërisë moderne, duke kaluar edhe vetë britanikët.

Sunak e ka bërë të qartë se trajtimi i imigracionit të paligjshëm është një nga prioritetet e tij kryesore, së bashku me ekonominë, koston e jetesës dhe ngarkesën e NHS.

Kryeministri do gjithashtu të përcaktojë një strategji të re imigracioni përpara se deputetët konservatorë të shqetësuar të kthehen në zonat e tyre elektorale për Krishtlindje.

Ministrat janë përballur me një reagim të ashpër nga deputetët e “Murit të Kuq” të tërbuar ndaj hoteleve që po merren për numrin rekord të emigrantëve. Legjislacioni që miraton çdo ndryshim do të vijë në Vitin e Ri.

Sunak dhe kryeministri Edi Rama patën një komunikim përmes telefonit në fillim të këtij muaji, ku diskutuan se duhet të bënin më shumë për të trajtuar emigracionin ilegal dhe diskutuan “mbylljen e zbrazëtirave që po parandalojnë kthimin e shpejtë të azilkërkuesve që nuk u pranohen kërkesat“.

Rama ka sinjalizuar më parë mbështetjen e tij për Mbretërinë e Bashkuar, duke kërkuar që të “shtrëngojë sistemet e veta të emigracionit siç bëri Gjermania kur u përball me një fluks të emigrantëve shqiptarë”.

Ai ka këmbëngulur se Shqipëria është “e sigurt” si një anëtare e NATO-s që kërkon anëtarësimin në BE, por gjithashtu ka kërkuar garanci mbi viza pune për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar.

“Shumë vende evropiane e trajtojnë Shqipërinë si automatikisht të sigurt, pavarësisht se janë të detyruara nga e njëjta konventë për refugjatët, GJEDNJ dhe traktatet moderne të skllavërisë që jemi ne. Nuk ka asnjë arsye pse ne të mos i kthejmë thjesht automatikisht dhe menjëherë të gjithë shqiptarët – është një vend padyshim i sigurt evropian. Efekti parandalues do të thotë se së shpejti ata do të ndalojnë kalimet në Kanal”, deklaroi një ish-ministër për Emigracionin.

Ndërkohë, ministri aktual i emigracionit Robert Jenrick parashikoi ndryshimet kur tha se Shqipëria ishte “prioriteti numër një i Ministrisë së Brendshme“.

Sakaq edhe kryeministri Rama ditën e djeshme gjatë prezantimit të projektit për Portin e ri Tregtar të Durrësit që do të ngrihet në “Porto Romano”, teksa ftoi kompanitë britanike që të bëhen pjesë e garës për ta ndërtuar këtë vepër, tha se për emigrantët që kalojnë Kanalin me gomone, homologu Rishi Sunak ka dëgjuar një propozim të vjetër të tij.

Ky propozim me shumë gjasë është ai që Rama e ka theksuar edhe në postimet e tij në Tëitter ku shigjetonte ministren e Brendshme britanike Suella Braverman për “retorikën kriminale” dhe i kërkonte Britanisë që të ndiqte shembullin e Gjermanisë dhe Francës, të cilat ndryshuan legjislacionin e tyre dhe shtrënguan rregullat për shqiptarët që kërkonin azil në vitet 2015-2017.

“Me kryeministrin e Britanisë së Madhe kemi pasur një bisedë shumë produktive dhe kemi rënë dakord që të krijojmë një skuadër të përbashkët më në fund, propozim i imi i vjetër, po u desh që të fitoja 3 mandate që të fillonin të më dëgjonin tamam këta partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që ta godasim pa mëshirë këtë pjesë…“, rrëfeu Rama dje.

Burimi: Telegraph.co.uk/ Përshtati: Boldnews.al

Etiketa: Edi Ramaemigrantet me gomoneRishi Sunakshqiptaret ne Angli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish

20:21 : 19/07/2025
AKTUALITET

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

18:11 : 19/07/2025
AKTUALITET

Rama krenohet me pamjet teksa fadroma shkatërron lokalin në Tiranë/ VIDEO

10:24 : 19/07/2025
AKTUALITET

Pse nuk e nxit qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?!

08:55 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025
AKTUALITET

“I doli fytyra e vërtetë’/ Alimehmeti: Rama po e sundon Shqipërinë si diktator

18:54 : 18/07/2025
Para

Lezhë, lumi Drin në kuotat normale, 220 hektarë tokë zhytur ende nën ujë

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com