• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zoto i pagoi udhëtimet, Tabaku nxjerr e-mailet: Arben Ahmetaj të thirret nga SPAK!

12:14 : 10/12/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Me anë të një postimi në Facebook ku publikon foto të e-maileve të shkëmbyera midis Klodian Zotos dhe menaxheres së “Starlight Suiten Hotel”, një prej hoteleve më luksoze në Vjenë ku “bossi” i inceneratorëve kërkon të rezervojë për llogari të Arben Ahmetajt, deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkon që SPAK të thërrasë me urgjencë ish-ministrin e Financave.

E-mailet provojnë implikimin direkt të Ahmetajt në aferën 430 milion euro të inceneratorëve, ndryshe nga çfarë ish-ministri kishte thënë në Komisionin Hetimor kur ishte pyetur nga Tabaku nëse kishte njohje apo kishte udhëtuar me treshen Zoto-Mërtiri-Gugallja.

Sipas Tabakut ato provojnë që Ahmetaj ka përfituar favore nëpërmjet udhëtimeve të luksit nga Klodian Zoto si shpërblim për lehtësimin e procedurave për të çuar më tej skemën e vjedhjes nga fondet publike.

318326686_710927010396686_8669899687013720510_n
318184283_710927047063349_5825398866261679327_n
319154843_710927023730018_1282205159811697702_n

POSTIMI I TABAKUT:

Publikimi nga media i komunikimeve elektronike të pronarëve në kërkim të inceneratorëve e lidhin atë me një nga personat kyç që ka ndikuar në vendimmarrjen shtetërore për të ideuar, miratuar dhe zbatuar skemën korruptive që sot po i kushton buxhetit të shtetit 430 mln euro.

Lexo edhe:

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

Nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët kërkova, ndër të tjera, edhe të dhënat në lidhje me transaksionet bankare të atyre që ishin dhe janë të përfshirë në aferën e 430 mln euro. Jo vetëm që të dhënat e kërkuara nuk iu vendosën në dispozicion komisionit, por ky i fundit u sulmua drejtpërdrejtë nga ata që sot janë në kërkim.

Sulmi mediatik, sulmi nga mazhoranca, fushatat me lajme fake në mediat që inceneratorët sponsorizuan ndaj personit tim vazhduan për javë të tëra.

Siç edhe kuptohet sot, nga faktet e publikuara në media, arsyet qenë shumë të forta. Njerëzit e përfshirë në aferën e inceneratorëve, me vlerë 430 mln euro, fshehin sekrete për korrupsionin e ministrave. Arben Ahmetaj, dëshmitar në atë Komision, kur u pyet prej meje nëse kishte udhëtuar apo kishte njohje të afërta me të dyshuarit Zoto, Mërtiri dhe Gugallja iu përgjigj me mohim.

Mirëpo provat e fundit të publikuara në media tregojnë që ai ka njohje të afërt me të gjithë personat që janë shpallur në kërkim. Tashmë është detyra e SPAK që t’i shkojë deri në fund dosjes së këtij Grupi të Strukturuar Kriminal që ka abuzuar me 430 mln euro dhe që më tej ka prodhuar një skemë të pastër Ponzi (pra piramidale) me paratë e shqiptarëve.

Në paditë e dorëzuara në SPAK kam kërkuar që të tre dosjet e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës rë bashkohen në një hetim të vetëm duke qenë se personat e përfshirë janë te njëjtët.

Fondet publike të inceneratorit të Elbasanit janë përdorur për të korruptuar vendimmarrjen e Fierit dhe Tiranës e për të financuar me para këto projekte nga një kompani që pa asnjë eksperiencë, pa asnjë kapital e cila erdhi dhe mori një nga koncesionet më fitimprurëse që sot paguan buxheti i shtetit.

Deputeti Ahmetaj, tanimë duhet të thirrur për të dëshmuar e të përgjigjet për shumë akuza dhe dyshime që ngrihen mbi të. Shqiptarët presin me padurim luftën kundër korrupsionit.

Aludimet që këto të dhëna janë pjesë e dosjes dhe nuk janë marrë në shqyrtim janë një akuzë e rëndë që SPAK duhet të sqaroj për opinionin publik.

Çdo hije dyshimi mbi këtë aferë dhe mbulimin e saj është një hije dyshimi mbi reformën në drejtësi, mbi pavarësinë e institucionet të drejtësisë së rë!

Koha ka ardhur ta shohim në veprim ndaj atyre që përmes pushtetit kanë ruajtur paprekshmërinë e tyre edhe kur faktet janë sheshit.

Etiketa: Afera e inceneratorëvearben ahmetajJorida Tabakuklodian zotospak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025
AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

16:13 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Paqja Fiskale”, Tabaku: Amnisti fiskale e fshehur, rrezikon ekonominë dhe buxhetin e shtetit

10:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
Para

FOTO/ Aksidenti tragjik në Itali, kush është shqiptari që humbi jetën

TË GJITHA

Si të rimarkohet ligjërimi politik që të kumtojë mesazhe të besueshme

21:34 : 16/11/2025

Protesta e opozitës, Gjokutaj: Mungesa është dezertim dhe i shërben vetëm pushtetit

21:31 : 16/11/2025

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

21:11 : 16/11/2025

Gilmando Dani në krah të Emiljano Shullazit nga vitet 2000, 4 herë i dënuar nga Gjykatat

20:55 : 16/11/2025

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

20:43 : 16/11/2025

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025

Kallas: Europa duhet të përgatitet për luftë, nëse duam paqe

20:22 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com