• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kandidimi, tërheqja dhe oferta e Këlliçit/ Alimehmeti rrëfen gjithçka për Primaret e PD

09:13 : 09/12/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti i ka rrëfyer të gjitha në lidhje me kandidimin e tij në Primaret e Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, në një intervistë në emisionin “Wake Up”.

Alimehmeti tregoi se si e mori vendimin që të ishte pjesë e kësaj gare dhe falënderoi të gjithë ata që e kanë votuar. Mjeku gjithashtu u shpreh se nuk e quan tërheqje, vendimin për të mos qenë pjesë e garës së 14 majit, ndërsa theksoi se do vijojë që të mbështesë plotësisht Belind Këlliçin.

“Kur sheh se shumë gjëra nuk shkojnë, duhet të bësh diçka. Vetë fjala bashki do të thotë se vjen nga bashkësia. Ta harrojmë që gjërat ndryshojnë duke qenë pasiv në shtëpi, duhet të çohesh e ta bësh vetë, kuptohet me mundësitë që ka gjithkush”, tha Alimehmeti.

Më tej ai zbuloi se si u bë pjesë e këtij procesi inovativ përsa i përket demokracisë së brendshme në forcat politike shqiptare dhe raportin që ka me bazën e Partisë Demokratike.

“Ishte një primare dhe gara tjetër është më 14 maj. Zgjati rreth 3 javë procesi i primareve. Të paktën në Tiranë. Ishte mundësi të kishte figura të reja si në Tiranë apo edhe në qytete të tjera. Ishte një proces i gjatë. Unë isha i propozuar nga struktura në masë të madhe. Të parat ishin strukturat. Mbledhjet bëhen të rregullta. Teksa tregohej se çfarë janë primaret, vjen edhe propozimi”, rrëfeu Alimehmeti.

Lexo edhe:

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

I pyetur nëse janë zhgënjyer personat që e kanë votuar në lidhje me vendimin e tij për t’u tërhequr, mjeku i njohur u shpreh: “Një falënderim i madh që më mbështetën, që erdhën më votuan. 8600 vetë erdhën për të votuar atë ditë dhe 2900 më votuan mua”.

“Pavarësisht këtij numri që nuk është i vogël, 26 për qind e tyre pati këtë preferencë. Vihet re dëshira për ndryshim. Përtej këtij pragu, ka më shumë që duan ndryshim, për ndryshim për mirë. Nuk besoj se ka humbur besimi i demokratëve. U them mos u besoni sondazheve online, kërkohet një impenjim më i madh. E dyta, dy figurat e tjera janë politikanë të regjur, figura drejtuese. Po të mblidhni votat e tyre, diferenca mes tyre është e madhe. Ne ishim përballë një balotazhi matematikor, por jo politik”, shtoi ai.

I pyetur se sa mundësi reale ka Belind Këlliçi të fitojë Bashkinë e Tiranës, mjeku i njohur tha se nuk u beson sondazheve online por reagimit të qytetarëve në takimet me ta.

“Do e analizojmë këtë, jo vetëm nga sondazhet. Sondazhet online për zgjedhjet lokale nuk janë ndonjë gjë të madhe, pasi aty votojnë nga qytete të ndryshme, edhe nga jashtë, por duhet të votojnë vetëm ata që jetojnë e votojnë në Tiranë. Sondazh sy më sy them unë, jo online”, nënvizoi Alimehmeti.

Më pas Ilir Alimehmeti u pyet në lidhje me ofertën që i bëri Këlliçi në momentin që ai u tërhoq nga gara, kur tha se në rast se fitonte Bashkinë e Tiranës, mjeku i njohur do të ishte Nënkryetar i bashkisë.

Mjeku u shpreh se është një ofertë bujare dhe fisnike, por ai i merr gjërat hap pas hapi.

“Jemi në një moment që mbaruan primaret. Nga pikëpamja personale nuk kam ndonjë lloj grishje për të pasur poste. Nuk është për një karrierë politike, por për ti shërbyer popullit. Nga ana politike dua që PD të fitojë zgjedhjet. Unë do e mbështes me mish, me gjak e me zemër që të fitojë Partia Demokratike”, vijoi Ilir Alimehmeti.

Etiketa: Belind KëlliçiIlir Alimehmetiprimaret e pd

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

20:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, fundi i tij tashmë i ditur

10:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi denoncoi përfshirjen e 4 drejtorëve në fushatë, Komisionerja e KMSHC: Nuk jemi Shërbime Inteligjente

12:55 : 20/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi denoncon fushatën e PS-së: Drejtoreshat e Arsimit në shkelje të ligjit, administrata e kthyer në shtab partiak!

18:45 : 19/10/2025
Para

DW reportazh në Ukrainë: Edhe dimri kthehet në armë lufte

TË GJITHA

“Avokati financohet nga Sorosi”, debat e tension në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit

13:55 : 30/10/2025
Screenshot

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

13:47 : 30/10/2025

S’ka lekë për Onkologjikun? Qeveria paguan 6 mln euro OBP-në e Arlinda Pogaj për konsulencë tenderash

13:39 : 30/10/2025

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

13:35 : 30/10/2025

Berisha takohet me eurodeputetin Cristian Terhes: Denoncova shtypjen e opozitës dhe korrupsionin e qeveritarëve

13:27 : 30/10/2025

I dënuar për përdhunim/ Arrestohet 46-vjeçari në Tropojë, pritet ekstradimi drejt Italisë

13:19 : 30/10/2025

Kolegji Zgjedhor rrëzon Celibashin dhe Rusmalin, i hap rrugën kandidimit të Gjergji Nikës në Vlorë

13:06 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com