• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kallëzimi i Metës, VOA: Gjykata në favor të hetimit të Autoritetit të Dosjeve

20:47 : 09/12/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Shqipëri, Partia e Lirisë e drejtuar nga ish presidenti Ilir Meta bëri të ditur sot se Gjykata e Tiranës kishte shfuqizuar vendimin e Prokurorisë për të mos nisur një procedim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, pas kallëzimit të bërë kundër këtij institucioni, nga ish presidenti Ilir Meta. Gjykata, e vënë në lëvizje nga Meta, urdhëroi Prokurorinë që të rregjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetime mbi rastin.

Meta ngriti padi penale ndaj Autoritetit më datë 1 shtator, pasi dhe më herët e kishte akuzuar atë për shkelje ligjore kur ky institucion njoftoi zyrtarisht parlamentin se kishte hasur në dokumenta që e lidhnin ish presidentin me strukturat e ish Sigurimit. Sipas tij, anëtarët e Autoritetit kishin shkelur 6 nene të Kodit Penal, duke i akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim i dokumenteve shtetërore, falsifikim kompjuterik, falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve, përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik, zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete.

Meta, duke ju referuar rastit të tij, tha se dokumentat janë manipuluar, pasi personi Filip Talo, i cili pretendohet të jetë kallzuar prej tij, në rrëfimin e bërë me shkrim dore për organet e sigurimit ka përmendur një tjetër emër, Ilir Murataj, me të cilin ndante dhomën e konviktit. Ndërkohë që Meta shpjegoi se nuk ka jetuar në konvikt.

Autoriteti nga ana e tij këmbënguli se ka vepruar në respekt të procedurave ligjore dhe se praktika e ndjekur është lehtësisht e verifikueshme.

Prokuroria në vendimin e saj i ishte referuar nenit të Kodit të Procedurës Penale për “Rrethanat që nuk lejojnë fillimin e procedimit” i cili parashikon ndër të tjera se një nga rrethanat është dhe “kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston”. Prokuroria kishte shpjeguar më tej se “nisur nga çka përmban kallëzimi penal (Meta ndr.) dhe për më tepër baza ligjore mbi të cilën ka operuar Autoriteti, bën të mosgjendemi para rrethanave për regjistrimin e procedimit penal, që lidhet me ekzistencën e figurës apo figurave të veprës apo veprave penale”.

Lexo edhe:

“Nuk më lenë më të luaj ping-pong, bidonat i sollën të shpuar”/ Meta rrëfen “vuajtjet” në qeli

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

Por në të kundërt, Gjykata vlerëson se vendimi është marrë në kundërshtim me ligjin dhe në një interpretim të ngushtë të nenit të cilit i është referuar për mosfillimin e hetimeve, duke konstatuar se ajo madje ka kryer disa veprime hetimore e për pasojë do të duhej të kishte bërë rregjistrim penal për çështjen.

Etiketa: AutoritetikallezimiMeta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk më lenë më të luaj ping-pong, bidonat i sollën të shpuar”/ Meta rrëfen “vuajtjet” në qeli

21:54 : 24/09/2025
AKTUALITET

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

12:10 : 01/08/2025
AKTUALITET

Kryemadhi me unazë në dorë para SPAK-ut: Mami është më snajper, unë i kam ngjarë babait

13:19 : 29/07/2025
AKTUALITET

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025
AKTUALITET

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025
Para

Zyrtare/ Tite largohet nga pankina e Brazilit pas eliminimit në Botëror

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com