• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata: “Megapharma”, “Bankers” dhe “Star Parking” të paguajnë gjobën e Konkurencës

18:17 : 08/12/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjykata Administrative detyron tre kompani të mëdha shqiptare që të paguajnë gjobën për shkelje të Konkurencës, në vijim të refuzimit për shlyerjen vullnetare të masës penalizuese.

Gjatë dy javëve të fundit të muajit Nëntor 2022, trupa gjykuese administrative ka marrë vendim ndaj kompanisë farmaceutike “Megapharma”, shoqërisë së naftës, “Bankers Petroleum”, si edhe subjektit që menaxhon parkimin në aeroportin e Rinasit.

Të treja kompanitë janë gjobitur nga Autoriteti i Konkurencës për shkelje të detyrimeve ligjore dhe asnjëra prej tyre nuk ka preferuar të shlyejë detyrimin me vullnet.

Për këtë arsye, Autoriteti i Konkurencës ka kërkuar nga Gjykata lëshimin e urdhërave të ekzekutimit, të cilat janë miratuar nga togat e zeza.

Lexo edhe:

Endri Puka i dyshuar për aferën e “Bankers”, gruaja blen për 500 euro menaxhimin e kompleksit luksoz në Vlorë

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

“Megapharma”, 10 mln lekë gjobë

Në 18 Mars 2020, në një kohë kur Shqipëria, ashtu si e gjithë bota, u gjend përballë pandemisë “Covid-19”, Autoriteti i Konkurencës nisi një hetim administrativ ndaj një numri të konsiderueshëm kompanish farmaceutike që operonin në vend, nën dyshimet se po abuzonin me çmimet e materialeve paramjekësore (doreza, maska, alkol, etj).

Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 684, datë 18.03.2020 “Për hapjen e hetimit paraprak në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore”, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e shitjes me shumicë dhe me pakicë të materialeve paramjekësore, për të parë nëse ka, ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës.

Në kuadër të këtij hetimi, Autoriteti i Konkurencës

– Ndalimin e sjelljes, të cilat, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë vendosin çmime apo kushte të padrejta tregtimi.
– Detyrimin e të gjitha ndërmarrjeve që veprojnë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të materialeve paramjekësore të jenë transparent në vendosjen e çmimit të shitjes së materialeve dezinfektant, alkool dhe maska.
– Aplikimin e çmimeve të orientuara drejt kostos dhe publikimit e tyre .

Në vijim të hetimit administrative, Konkurenca konstatoi se një pjesë e kompanive, ku përfshihej edhe ‘Megapharma”, nuk morën masat përkatëse.

Për këtë arsye, me vendimin nr. 744, dt. 19.11.2020, Autoriteti i Konkurencës vendosi, ndër të tjera, gjobitjen e kompanisë “Megapharma” me 10 milionë lekë të vjetra.

Vendimi i Gjykatës Administrative Tiranë për lëshimin e urdhër-ekzekutimit për gjobën ndaj kompanisë “Megapharma”

 

Nga të dhënat zyrtare rezulton se “Megapharma” nuk e ka paguar penalitetin dhe tashmë Gjykata Administrative, me një vendim të datës 14 nëntor, ka lëshuar urdhërin e ekzekutimit për gjobën e pashlyer.

“Bankers”, 200 mln lekë gjobë

Komisioni i Konkurrencës, në 26 Tetor 2022, vendosi për gjobitjen e ndërmarrjes “Bankers Petroleum Albania LTD” në vlerën 198 milionë lekë të vjetra.

Gjatë shqyrtimit të çështjes nga Komisioni i Konkurrencës, rezultoi se Ndërmarrja “Bankers Petroleum Albania LTD”, e cila ka pozitë dominuese në prodhimin e naftës bruto në Republikën e Shqipërisë, nuk ka zbatuar vullnetarisht detyrimin për të aplikuar kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore.

Të dhënat publike dëshmojnë se kompania e naftës nuk ka përmbushur vullnetarisht detyrimin për shlyerjen e gjobës dhe as nuk e ka kundërshtuar atë në rrugë gjyqësore.

Në këto kushte, Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar kërkesën e Autoritetit të Konkurencës për lëshimin e urdhër-ekzekutimit të gjobës ndaj “Bankers”.

Vendimi i Gjykatës Administrative Tiranë për lëshimin e urdhër-ekzekutimit për gjobën ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”

 

Gjykata e mori vendimin në datën 14 nëntor 2022.

“Star Parking”, gjobë 16.5 mln lekë

Komisioni i Konkurrencës, në datë 9 nëntor 2022, vendosi gjobitjen e kompanisë “Star Parking Albania” në masën 1% të xhiros të vitit paraardhës financiar, përkatësisht në shumën rreth 16 milionë lekë të vjetra.

Autoriteti i Konkurrencës ka vlerësuar se, angazhimet e depozituara nga ndërmarrja Star Parking Albania SHPK janë të mjaftueshme për të adresuar shqetësimet e konkurrencës në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të Aeroportit “Nënë Tereza” (Tirana International Airport), duke i përcaktuar këto angazhime si “të detyrueshme” në formën e kushteve dhe detyrimeve.

Sipas Konkurencës, kompania ‘Star Parking Albania” ka detyrimin të mos abuzojë me pozitën dominuese veçanërisht:

1. vendosjen, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e çmimeve të padrejta të blerjes ose shitjes apo e kushteve të tjera të padrejta të tregtimit;
2. kufizimin e prodhimit, tregjeve ose zhvillimit teknik;
3. zbatimin e kushteve të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence;
4. vendosjen e kushteve për lidhjen e kontratave me palët e tjera, që këto të fundit të pranojnë detyrime shtesë, të cilat, për vetë natyrën e tyre ose sipas praktikave tregtare, nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë.

Vendimi i Gjykatës Administrative Tiranë për lëshimin e urdhër-ekzekutimit për gjobën ndaj kompanisë “Star Parking Albania”

Kompania private nuk e ka shlyer vullnetarisht gjobën. Për këtë arsye, Gjykata Administrative ka lëshuar urdhërin e ekzekutimit, me vendimin e datës 21 nëntor 2022.

Etiketa: BankersgjobaGjykata administrativeinvestigimKonkurencëMegapharmaStar Parking

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Endri Puka i dyshuar për aferën e “Bankers”, gruaja blen për 500 euro menaxhimin e kompleksit luksoz në Vlorë

09:49 : 17/09/2025
AKTUALITET

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

13:44 : 06/09/2025
BOTA

BE gjobit Google me 2.95 miliardë euro për shkelje të konkurrencës në reklamim dixhital

20:15 : 05/09/2025
AKTUALITET

Skandali “Bankers”/ Hetimet në vendnumëro, miliarda euro të zhdukura dhe zyrtarë të pandëshkuar

15:54 : 03/09/2025
AKTUALITET

Policia “lan gjak*n” e derdhur në rrugë me gjoba, 11 viktima nga aksidentet për muajin gusht

16:20 : 25/08/2025
AKTUALITET

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

13:20 : 23/08/2025
Para

Faqja e fshehtë në WhatsApp që zbulon se sa mesazhe keni dërguar dhe marrë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com