• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Modele shteti dhe pushteti

14:35 : 07/12/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj 

Historia e shtetit shqiptar, ndër më të rejat në rajon, pasi si në çdo rast tjetër ishim të fundit edhe në këtë garë, njeh shumë periudha anarkike shpeshherë të degjeneruara deri në njëlloj kaosi total, ashtu sikundër edhe të kundërtën, pra periudha ku një ‘dorë e fortë’ ka udhëhequr në emër të ndonjë parimi apo tjetri. Disa nga këto koraca mbështjellëse me të cilat janë veshur të ashtuquajturat parime kanë qenë ideologjike (kujtojmë diktaturën 50-vjeçare), disa në emër të  modernizimit dhe nevojës për rregulla dhe shtet të konsoliduar ligjor si kundërpërgjigje ndaj anarkisë destruktive ku demokracia eksperimentale kishte krijuar një gjendje disi kaotike dhe të pasigurtë për shumëkënd (rasti i kundër-revolucionit Zogist ndaj qeverisë jetëshkurtër fanoliane). Por si përshkruhen modelet shtetërore dhe ato qeverisëse në teori dhe si informojnë të kutpuarin praktik në lidhje me zhvillimet në rastin shqiptar njëqind vitet e fundit?

Së pari duhet theksuar që zakonisht politologjia bashkëkohore njeh përgjithësisht katër modele shtetesh: atë pluralist, ku pushteti është proporcionalisht i shpërndarë në drejtim shumë-vektorial dhe qëmerr kryesisht si model referimi demokracitë liberale, megjithëse disa nga autorët që kanë modifikuar disi këtë tezë të hershme, pra neopluralistët e tipit të J. K. Galbraith sugjerojnë që shtetet e industrializuara perëndimore janë më vulnerabël dhe natyrisht më të predispozuar ndaj presioneve shoqërore sesa janë menduar më parë. Së dyti kemi modelin kapitalist të shtetit të kritikuar ashpër nga Marksizmi tradicional dhe neo-marksistët duke qenë se është krijuar si rrjeshojë e revolucionit industrial dhe marrëdhënieve të reja të punës, ku një pakicë kontrollonte mjetet e prodhimit (borgjezia) dhe të tjerët (shumica) që detyroheshin të hynin në marrëdhënie të pabarabarta që thellonin statusin e paprivelegjuar të tyre në shoqëri (proletariati). Së treti, kemi modelin e shtetit leviathan (sipas një përcaktimi të famshëm Hobesian) i cili është shteti modern maksimal apo welfare, që sipas libertarianëve është ekuivalent i shtetit kusar (robinhudian) që merr padrejtësisht nga ata që në saj të talentit apo mundësisë kanë akumuluar kapital dhe ua shpërndan shtreave në nevojë, duke diskriminuar pozitivisht dhe këtë e bën mbi bazë ligjore dhe procedurialisht të patëmetë (pra bëhet fjalë për sistem politike brenda familjes së demokracive liberale). Një lloj ky korrektimi i panevojshëm jo-natyror sipas tyre. Dhe së fundmi kemi modelin e shtetit patriarkal që nëpërmjet një qasjeje organike sheh evidenca të llojit të shtetit sot që është një zgjatim i familjes patriarkale të dikurshme, tezaqë kryesisht mbështetet te teoritë feministe kritike ndaj modeleve aktuale.

Përsa i përket formave të qeverisjes dhe natyrisht edhe të modelit shtetëror apo të sistemit politik, këto ndahen kryesisht në: (a) shteti minimal; (b) shteti zhvillimor; (c) shteti social-demokrat; (d) shteti kolektivizues; (d) shteti totalitarian. Modeli i parë nënkupton një model qeverisjeje të kundërt me premisat ku bazohet shteti ëelfare, pra një shtet që shkon në kufijtë e minimumit të ndërhyrjes dhe në favor të iniciativës të lirë, sipërmarrjes dhe kësisoj mbivendosjes së konceptit të lirisë mbi konceptin e barazisë, cka për këta të fundit është një ideal i pamundur, utopik. Zhtetet zhvillimore, janë ato që e bazojnë modelin e zhvillimit ekonomik në industralizimin e shpejtë dhe ku shteti luan rolin e lokomotivës që udhëheq procesin por pa shkitur në forma totalitariane (të tipit monist-komunist) ku shteti kontrollon mjetet e prodhimit. Japonia apo Tigrat e Azisë kanë ndjekur në etapa të ndryshme këtë lloj modeli politiko-ekonomik të zhvillimit. Shtetet social-demokrate të tipit të vendeve nordike apo edhe Kanadaja parapëlqejnë mbivalencën e ‘drejtësisë sociale’ dhe rishpërdarjen e drejtë mbi zhvillimin natyror ku ‘më të fortët mbijetojnë’. Ndërsa shtetet kolektive me ekonominë e planifikuar me shtetet totalitare ku gjendet dhe forma më ekstreme e ndërhyrjes shtetërore në cdo qelizë shoqërore, vec një vijë e hollë imagjinare i ndan.

Lexo edhe:

Energjia dhe turizmi, më të cenueshmet në Ballkan nga kriza në Lindjen e Mesme

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

Për fatin tonë më shumë të keq sesa të mirë, përgjatë thuajse qind vjetëve të fundit, i kemi eksperimentuar gati të gjitha llojet e shteteve dhe karakteristikat e formave të qeverisjes lidhur me gjithsecilin nga modelet e përshkruara më lart. Madje shpesh kanë qenë modele sinkretike ato që kanë mbizotëruar në historinë politike jetëshkurtër dhe plot ngjyrë-ndezur, tipike ballkanase, dhe paksa arkaike. Si për shembull përgjatë erës së turbullullt të viteve 1912-1920, ku mbizotëronin kryesisht (pu)shtete paralele, qoftë patriarkale, qoftë pluralist ndonëse është vështirë ta quash qoftë dhe demokraci infantile atë gjendje gjysëm-protektoriati, gjysëm shtetërore dhe gjysëm kaçakce që mbizotëronte në vend atë dekadë. Më pas vijuam me rreth një dekadë e gjysëm me Nolin dhe më tepër se katër dekada me Komandantin të cilët i cekëm më lart dhe nuk kanë nevojë për komente të detajuara për llojin dhe modelin e shtetit mbizotërues, për të ardhur të modeli disi anarkik, disi sinkretik, dhe disi hibrid i të ashtuquajturit tranzicion, i cili duket si një kalim i vonuar nga një sistem i ngurtë politik, totalitar drejt një lloji të paformë modeli pushteti. Nëse demokracia ishte një deviacion në tipologjinë aristetoliane, forma më e rrezikuar sipas konceptit Volterian për shkak se thjeshtësisht mund të shndërrohej në tirani të shumicës, dhe e keqja më e vogël sipas botëkuptimit modern, këto 20 vite pluralizëm këtu te ne, mund mund të ngatërrojnë dhe teoricienët më të zotë. Kjo për shkak të mishmashit ideor, vleror dhe mbizotërimit të kultit të individit përballë afirmacionit të mendimit politiko-ideologjik.

Etiketa: ballkaniilir kalemajpolitika shqiptarepushtetiqeveria Ramaqeverisjeshteti

Lajme të lidhura

BOTA

Energjia dhe turizmi, më të cenueshmet në Ballkan nga kriza në Lindjen e Mesme

19:33 : 26/06/2025
RAJONI

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

20:05 : 25/06/2025
SPORT

Fitore e pastër e Partizanit në miqësore, Dinamo mund thellë Ballkanin

19:45 : 24/06/2025
SPORT

Dinamo leksion Ballkanit në pjesën e parë, dy sulmues tundin rrjetën në Ohër

18:40 : 24/06/2025
AKTUALITET

Po tani, ç’pritet të ndodhë?

19:48 : 22/06/2025
AKTUALITET

IKMT prish ndërtimet me dru në Dhërmi, qeveria jep leje me beton! Zbardhet projekti i Julian Morinës

23:40 : 21/06/2025
Para

Vetingu i gjyqtarit Artan Jahollari, çfarë ndodhi gjatë seancës dëgjimore

TË GJITHA

Gaza/ Të paktën 35 të vdekur nga sulmet izraelite

08:33 : 30/06/2025

Nis sot takimi dyditor i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

08:27 : 30/06/2025

28 mijë nxënës të klasave të nënta do të testohen sot në Gjuhën e Huaj

08:27 : 30/06/2025

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri: Çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

08:18 : 30/06/2025

Përvëlohet Evropa/ Temperatura deri në 46 gradë! Alarm i kuq në disa shtete

08:16 : 30/06/2025

Sarandë/ Gjendet një skaf i vjedhur në Greqi

08:10 : 30/06/2025

Shqiptarët të pamotivuar! Prodhimi për orë pune, 35% më i ulët se mesatarja rajonale

08:10 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com