• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Malcolm i zhgënjyer nga Perëndimi: S’ka strategji të koordinuar për Kosovën

18:31 : 04/12/2022
në Lajmet e Dites

Për pak muaj, 18 shkurtin e 2023-shit, Kosova shënon 15 vjet nga shpallja e Pavarësisë. Serbia, jo vetëm nuk e ka njohur ende si shtet, por përtej disa marrëveshjeve të firmosura e pak të zbatuara, e gjithë përpjekja e saj është përqendruar se si të mos ketë një marrëveshje finale, si të zhbëjë njohjet e Kosovës dhe se si të pengojë anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtarë.

Sir Noel Malcolm, një prej studiuesve më të zëshëm të historisë së Ballkanit, autor i librit ‘’Kosova një histori e shkurtër” e sheh në faj Perëndimin për këtë situatë ku ndodhet sot Kosova.

“Ajo që do thosha është se që nga 1998-a trajtimi i Kosovës nga palë të jashtme, ka qenë kryesisht zhgënjyes. Sigurisht ka pasur dukshëm momente të mira: çlirimi i Kosovës nga forcat e NATO-s, mbështetja finale për shpalljen e Pavarësisë në2008-ën, diçka ekstremist e rëndësishme asokohe. Por në aspekte të tjera ishte zhgënjyese që Perëndimi asnjëherë nuk qe i koordinuar në një strategji për Kosovën.”

Me shpalljen e pavarësisë, Malcolm shënon një mungesë edhe në sjelljen e vendeve të rajonit tonë. “Një shembull i vogël, por që nuk është dhe aq i vogël. Duhej që të gjitha vendet e rajonit të dilnin në një deklaratë të përbashkët, ku të thuhej: ne e mirëpresim këtë zhvillim dhe ky është një hap i vërtetë dhe jo kërcënim për stabilitetin në rajon përkundrazi e shkuara ishte e tillë. Kjo deklaratë e përbashkët e vendeve të rajonit do të kishte pasur ndikim të madh në opinionin botëror. Ata nuk e bënë këtë dhe lanë palë të tjera si Rusia që ta konsideronin çështjen e Kosovës si një manipulim të vendeve të Perëndimit për interesat e tyre”.

Historia që nga miratimi i planit Ahtisari dhe deri sot, tregon sipas zotit Malcolm se Serbia asnjëherë nuk është vënë në presion të barabartë me Kosovën, kur flitet për arritje dhe zbatim marrëveshjesh.

Lexo edhe:

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

“Planin Ahtisari vendosën që ta zbatojnë në mënyrë selektive. Ai plan kishte një aneks në të cilin thuhej se dosjet me çështje të trashëgimisë kulturore në arkivat e Beogradit do duhej të ktheheshin në Prishtinë. A kanë bërë ata ndonjëherë një përpjekje që kjo të ndodhë? Aspak. Ajo thjesht ka rënë ose përfshirë në çështjet ku të dy vendet duhet të arrijnë kompromis. Por në fakt kur thonë që të dy palët duhet të arrijnë kompromis, përshtypja ime është që ushtrojnë dyfish presion mbi Kosovën se sa mbi Serbinë. Në kuadër të planit Ahtisari Kosova ka bërë shumë lëshime sa u përket të drejtave të serbëve që jetojnë në territorin e saj dhe ndaj Prishtinës vazhdojnë të kërkojnë lëshime, duke e lejuar Beogradin që të bëjë dhe më shumë kërkesa”.

Por nëse i japim të drejtë shprehjes që çdo e keqe e ka një të mirë, Malcolm shpreson që ky të jetë rasti i mësimeve nga lufta në Ukrainë.

“Nëse ka një ngushëllim… një ngushëllim të vogël nga lufta e tmerrshme në Ukrainë, është që Perëndimi të jetë zgjuar; të jetë në alert tashmë ndaj strategjisë ruse në Ballkan. Shpresoj në rikthimin e vëmendjes së amerikanëve në Kosovë, një vëmendje e larguar pas 2008-ës. Po shpresoj që vendet perëndimore të jenë më të përqendruara në rajon”. Sir Noel Malcolm është gazetar, historian, akademik filozof dhe analist politik në Angli. Si gazetar spikati në pasqyrimin e me realizëm të situatës në ish-Jugosllavi, aty ku ndodhën dhe konfliktet e përgjakshme në Bosnjë dhe Kosovë. “Kosova – një historie shkurtër” është libri që The Neë Yourk Times e quajti si udhëzuesin më të mirë për hapat që duhen marrë ndaj një katastrofë fatale. Përveç këtij libri dhe tre agjentëve perandorakë, Malcolm ka shkruar edhe studimin mbi historinë e shqiptarëve, rebelët, besimtarët, të mbijetuarit.

Etiketa: kosovemalcolmperendimi

Lajme të lidhura

RAJONI

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

11:18 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
RAJONI

Kurti nuk siguroi numrat për qeverinë e re, Osmani do të nisë sërish konsultimet me partitë

16:45 : 26/10/2025
RAJONI

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025
RAJONI

EMRAT/ Albin Kurti prezanton kabinetin qeveritar

12:05 : 26/10/2025
Para

Primaret/ Mbi 51 mijë votuan deri në orën 17:00, mbyllet procesi në disa qendra

TË GJITHA

Dumani në Kuvend: Në 2024 janë sekuestruar 65.5 milionë euro nga asetet kriminale

17:02 : 27/10/2025

“Patronazhistët shpërndanin zarfat me lekë për votat”, Mziu: Kapëm mbi 7 makina me para në Dibër

16:40 : 27/10/2025

Skandali në Turqi, zbulohen 152 gjyqtarë të përfshirë në baste sportive

16:38 : 27/10/2025

Zelensky: Ukraina do të punojë për një plan a*mëpushimi brenda 10 ditëve të ardhshme

16:24 : 27/10/2025

SPAK i përsërit fletë-thirjen Ballukut: Paraqitu së bashku me avokatin brenda javës

16:13 : 27/10/2025

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025

Vrasja e Nikulajt, Ruben Saraiva del para gjykatës, familjarët e Haxhisë: S’e dimë ku është Edmondi

15:52 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com