• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tërmeti tre vjet më pas, rindërtimi në vorbullën e shifrave

22:45 : 02/12/2022
në AKTUALITET

Tre vite pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2022, rindërtimit duket sikur i ka rënë ritmi. Për vitin 2023 janë parashikuar vetëm 5 miliardë lekë në zërin e Fondit për Rindërtimin, teksa nga janari 2020 deri në shtator 2022, zëri i shpenzimeve për këtë fond arriti në 497 milionë euro. Në zonat rurale, sot janë me qindra familjet që kanë marrë çelësat e një apartamenti, apo shtëpie individuale, falë rindërtimit, por Tirana dhe Durrësi janë ende kantiere të hapur që shpresojnë që kapitulli i fundit të jetë viti 2023. Është e vështirë të përcaktosh sot nëse procesi është sukses, pasi zyrtarisht nuk ka asnjë të dhënë të plotë me shifra konkrete e përmbledhëse mbi familjet që kanë një çati të re mbi kokë, ato që ende janë me qira me sytë nga përfundimi i rindërtimit, apo ata që gdhihen e ngrysen në çadra e streha të sajuara. Të tria këto panorama mund t’i gjesh rëndom sot tre vite pas lëkundjes 6.4 ballë që zgjoi të tmerruar shqiptarët.

Është e vështirë sot të bësh një panoramë të plotë të procesit të rindërtimit tre vjet nga nisja e tij pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019.

Përmasat e këtij procesi e bënë të vështirë zbatimin dhe koordinimin institucional, ndërkohë që transparenca në shumë raste është bërë objekt kritikash.

U angazhuan institucione të tëra në nivel qendror dhe vendor, ndërkohë që ndërhyrjet ishin të kategorive të ndryshme, duke nisur nga rikonstruksionet e vetë qytetarëve për dëmtimet më të lehta te rindërtimi nga e para për disa objekte të reja.

Pjesa më komplekse ishin zonat e reja të zhvillimit, të cilat janë shtrirë në disa prej bashkive të prekura si Durrësi, Tirana, Kurbini, Vora, Kruja. Për të koordinuar të gjithë punën e lidhur me rindërtimin, fillimisht do të kishte një ministri të veçantë që do të angazhohej, që ishte Ministria e Shtetit për Rindërtimin.

Lexo edhe:

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

Misteri i vrasjes së Anesti Ramës, prokuroria zbardh dinamikën: U gjet i shtrirë në sallon

Thuajse gjatë gjithë periudhës së funksionimit të saj, kjo ministri nuk bëri në asnjë moment, një bilanc shterues mbi ecurinë nga fillimi deri në momentin e fundit, kur këto detyra i kaluan zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sot, nëse do të kërkosh në shifra sa familje nga ato mijëra të prekura kanë hyrë në banesën e tyre të re dhe sa prej tyre janë ende në pritje të përfundimit, ajo që do të hasësh është paqartësia.

Në disa prej Bashkive, procesi ka ecur më shpejt e në të tjera, më ngadalë. Sigurisht kjo lidhet me përmasat e dëmit dhe rindërtimit që duhet të bënte secila, fondeve në dispozicion, ngadalësimit që solli situata e pandemisë, apo edhe problematikave të tjera të koordinimit.

Gjithsesi, fakt është që sot, ende disa prej bashkive janë me kantiere të hapura, duke ndërtuar në funksion të procesit dhe me shpresën se viti 2023, do të jetë kapitulli i fundit që do të shënojë mbylljen dhe hyrjen në banesa të banorëve që ende janë rrugëve.

Për vitin 2023, buxheti ka planifikuar 5 miliardë lekë në zërin e Fondeve të Rindërtimit, teksa nga janari 2020 deri në shtator 2022, nga buxheti janë shpenzuar 59.9 miliardë lekë, apo 497 milionë euro në funksion të këtij procesi.

Bashkia e Durrësit: 130 milionë euro për procesin, mbyllet në pranverë 2023

Bashkia më e prekur në vend nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 ishte ajo e Durrësit. Dëmet ishin të shumta dhe të kategorive të ndryshme, çka bëri që edhe procesi i rindërtimit të ishte më intensiv. Për shkak të dimensioneve që kanë zonat e reja të zhvillimit, sidomos Spitalla, ende në një pjesë të mirë të loteve po punohet aktivisht.

“Për sa i përket rindërtimit në zonën e Spitallës: Projekti është i ndarë në 7 lote. Aktualisht po punohet për të gjitha lotet. Loti i parë, ku janë gjithsej 15 pallate dhe 156 apartamente në fazë rifiniturash.

Në tre lotet e tjera janë në fazën konstruksion betonarme dhe ndërtim murature, janë 40 godina dhe 444 apartamente. Në tre lotet e tjera jemi në fazën konstruksion themeli, plus strukturë janë 30 godina dhe 396 apartamente.

I gjithë siti i ri do të ketë 85 pallate të reja 4-katëshe me 996 apartamente gjithsej. Qëllimi është që punimet të përfundojnë brenda pranverës së vitit 2023”, – konfirmoi zyrtarisht Bashkia e Durrësit.

Ajo deklaroi se gjithashtu ka përfunduar një numër i konsiderueshëm objektesh arsimore, që tashmë janë në funksion të plotë. Në total, nga buxheti për procesin e rindërtimit dedikuar Bashkisë së Durrësit janë çelur rreth 130 milionë euro fonde.

“Në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave, fondet që i alokohen Bashkisë së Durrësit si njësi zbatuese për rindërtimin duke filluar nga viti 2020 e deri më sot janë 15 612 713 714 lekë. Nga këto janë çelur në thesar për 9 630 89 5548 lekë. Brenda vitit 2023 duhen çelur edhe diferenca prej 5 981 818 166 lekësh që të mbyllet financimi i plotë i Vendimeve të Këshillit të Ministrave, që ngarkojnë Bashkinë si njësi zbatuese”, – nënvizon Bashkia.

Tirana, zonat rurale ecën më shpejt, “5 Maji” dhe “KombinArt” ende punë para

Për Tiranën, procesi i rindërtimit sa u takon zonave të reja të zhvillimit u nda në pjesën rurale dhe atë urbane në zemër të kryeqytetit. Bashkia e Tiranës, e cila do të ishte vetë institucioni që udhëheq procesin në rang qarku, do të kishte detyrën e kryerjes së procedurave të nevojshme për rindërtimin.

Etiketa: familjeshifratermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025
AKTUALITET

Misteri i vrasjes së Anesti Ramës, prokuroria zbardh dinamikën: U gjet i shtrirë në sallon

11:59 : 02/08/2025
BOTA

Toka u drodh, deti heshti! Misteri i tërmetit në Rusi që nuk solli cunamin “e pritur”

21:13 : 30/07/2025
BOTA

VIDEO/ Tërmeti në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta

10:27 : 30/07/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

08:41 : 22/07/2025
AKTUALITET

Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra

15:35 : 30/06/2025
Para

E pickoi merimanga, humb jetën 19-vjeçari

TË GJITHA

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025

Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë

19:21 : 08/08/2025

VIDEO/ Hajdutët shkatërrojnë gjithçka për të vjedhur kukullat “Labubu”

18:59 : 08/08/2025

Vetëm 16 vjeç, mesfushori shqiptar bën debutimin e tij në SHBA

18:49 : 08/08/2025

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025

VIDEO/ Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

18:31 : 08/08/2025

Zyrtare/ Kontratë 5 vjeçare, Armando Broja firmos te Burnley

18:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com