• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi me Call Center, El Pais: Urdhër-arresti për Josifin, lidhja me Olsi Ramën

10:05 : 01/12/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Amant Josifi, i njohur si person me lidhje të forta me qeverinë, raportohet se është shpallur në kërkim nga autoritet spanjolle për një skemë masive mashtrimi me “call center”.

Sipas prestigjiozes spanjolle “El Pais”, aksioni që çoi në zbërthimin e skemës është koordinuar nga Eurojust me pjesëmarrjen e forcave ligjzbatuese nga disa shtete.

Qytetarët, duke u kontaktuar me “call center”, josheshin përmes mashtrimit për të investuar shuma monetare në tregjet e kriptovalutave, mallrave dhe produkteve të tjera financiare.

200,000 ‘viktima’

El Pais shkruan se: duke përdorur call center 24 orësh me bazë në Ballkan, një rrjet ndërkombëtar kriptomonedhash ka bërë më shumë se 200,000 ‘viktima’ në Europë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë.

Lexo edhe:

U prezantuan si Erion Veliaj dhe tentuan të zhvasin ndërtuesin, 5 persona dënohen për mashtrim

Aksioneri i minorancës në aeroportin e Vlorës akuzon Behgjet Pacollin për mashtrim

Skema globale është ekspozuar tashmë pas një hetimi të mirë-koordinuar, që përfshin policitë e shtatë vendeve. Tre milionë e-maile përgjuan forcat spanjolle të rendit, duke u mundësuar kështu hetuesve të identifikonin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga call centera, platforma teknologjike e biznese.

Nga analiza e bërë e-maileve në fjalë, rezulton se domeni kryesor ishte në Spanjë e vlerësohet se 17 mijë viktima të mashtrimit kanë qenë vetëm nga ky shtet. Sipas gazetës së njohur spanjolle, autorët e mashtrimit kanë grumbulluar 2.5 miliardë dollarë nga qindra mijëra viktima në mbarë botën. Eurojust (Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale) po koordinon hetimin e paprecedentë me shtatë vende europiane që së fundi kryen bastisje të njëkohshme në call centerat në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bullgari, Gjeorgji dhe Ukrainë.

“Këto organizata u krijuan fillimisht në Izrael dhe Evropën Lindore. Pak nga pak, ato nisën të lidhen me njëra-tjetrën e të zgjerohen”, thotë avokati Mauro Jordan, i cili përfaqëson rreth 20 persona në çështjen ligjore që nxiti hetimin në Katalonjë. Klientët e tij përfshijnë një grua 80-vjeçare, qe humbi më shumë se 837,000 dollarë (800,000 €) duke investuar në kriptovaluta të ruajtura në portofole dixhitale, tek të cilat në fakt, nuk pati kurrë akses.

“Organizatat per te cilat flasim, janë shumë të mëdha dhe të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën; ato krijojnë e fshijnë vazhdimisht faqe interneti, e po kështu hapin e mbyllin kompani”, thekson juristi. Sipas El Pais, burimi kryesor i telefonatave për viktimat në gadishullin Iberik, ishin call centerat e bastisura në Shqipëri me pjesëmarrjen e autoriteteve spanjolle.

Një fletë-arresti është lëshuar për Amant Josifin, pronar i një call centeri, me lidhje në qeverinë shqiptare.

Lidhjet me Politikën

Përfshirja e Josifit në një skemë mashtrimi ndërkombëtare është raportuar edhe më herët nga mediat ndërkombëtare, ndërsa kanë dalë në dritë dhe lidhjet e tij me politikën.

Një hetim i Organizatës për Raportimin e Krimit dhe Korrupsionit dhe disa prej mediave evropiane, publikuar në Mars 2020, zbulonte se si Josifi ishte i përfshirë në skemën e mashtrimi përmes call centerave.

“Ai është këshilltar zyrtar i Ministres të Mbrojtjes që nga dhjetori i vitit 2017, kur u emërua nga Olta Xhaçka. Josifi është gjithashtu një ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, me të cilin kishte në bashkëpronësi një firmë telekomunikacioni dhe telemarketing, Pegasus Communications Shpk, derisa Josifi shiti aksionet e tij në dhjetor 2017. Nëna e tij, Pranvera Strakosha, është një ish gjyqtare e cila tani është Komisionerie për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, një ent i ngarkuar me mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të shtetit”, thuhej në raportim.

Në një deklaratë për mediat disa javë më parë, kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi se Josifi ka mbrojtjen direkte të Olsi Ramës, duke i shpëtuar autoriteteve shqiptrare.

“Disa polici të vendeve europiane janë stacionuar në Tiranë për të hetuar një skemë prej 2.2 miliardë euro plaçkitje të qytetarëve europianë nga call-centera në Shqipëri. Sipas të gjitha burimeve, këto call-centera janë nën mbrojtjen e Olsi Ramës. Që të informojmë saktë qytetarët, ka nisur një hetim i madh i call-centerave, që me telefonatat e tyre, orientojnë drejt investimeve qytetarë europianë. Veprimtari kjo e palejuar në Europë. Por nëse ky hetim nga SKAP-i i partisë vazhdon, janë nën mburojë të plotë, call-centerat që kryejnë një veprimtari të tmerrshme kriminale, të një lloji tjetër, një grabitje monstruoze e qytetarëve europianë në Gjermani, Spanjë, Itali, etj. Kjo grabitje bëhet me Bitcoin. Këto qendra nuk kontrollohen as nga SPAK dhe nga askush. Famozi Amant Josifi, është kreu i meduzës i kësaj afere. Këta kanë një aplikacion që u thonë se duhet të blini Bitcoin dhe ta vendosin në këtë kuletë dixhitale. Qytetarët e blejnë, e vendosin në këtë kuletë dixhitale, kujtojnë se e kanë këtu, por nuk e kanë”, tha Berisha.

Cili është fati i Bitcoin? Janë me emra dhe mbiemra dhe do t’ju informoj me më hollësi, se është çështje në zhvillim. Këto Bitcoin, trafikantët, parelarësit, disponuesit e parave të zeza u ofrohen këtyre. Është një person super-ekspert, për të mos u prishë punë hetuesve ndërkombëtarë nuk po ia nxjerr emrin, i cili është i specializuar vetëm në konvertimin e Bitcoinit në para kesh për të ndërtuar kullat apo për të ndërtuar pallatet e portit të Alabarit. Prisni se nuk është vetëm kaq. Ky person nuk është i vetëm, sigurisht, por është vetëm njëri i identifikuar. Çfarë ndodh me Bitcoin, ku shkojnë? Këto Bitcoin përfundojnë të gjitha në Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe këto që disponon rrjeti Rama-Josifi, Olsi bëjnë protektorin, u thuhet se kush punon këtu, nuk i prek njeri. E kanë marrë dhe kontraktuar edhe ata që bënin këtë lojën me bursën, i kanë futur në këto qendra që të bëjnë këtë tjetrën, tani këta janë të qetë se qeveria na mbron, dhe SKAP-i i partisë nuk hyn dot këtu, nuk ka punë këtu”, shtoi ai.

“Teprica e tyre, që i mbetet ky rrjeti mafioz Rama-Josifi, përfundon sërish në Dubai, se bankat nuk hyjnë dot këtu. Dhe sa është gjer më tani vjedhja që u është bërë qytetarëve? 2.2 miliard euro. Në Tiranë kanë zbritur hetues nga disa vende, por ata po pengohen nga SKAP-i i partisë, që heton vetëm krahun tjetër të call-centerave, që duhet të zhduket dhe të mbetet vetëm këto, që mbushin kuletat dixhitale të këtij rrjeti, me Bitcoin që ua vjedhin qytetarëve europianë. Unë besoj se arrita t’ju qartësoj këtë skemë, nga më monstruozet por me hollësi të tjera do të ju informoj në takimet e ardhshme. Kjo përbën një veprimtari kriminale, të dënueshme, për të cilën në unison mendohet se padrino është OlsiRama”, vijoi më tej.

Etiketa: Amant Josificall centerel paismashtrimOlsi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U prezantuan si Erion Veliaj dhe tentuan të zhvasin ndërtuesin, 5 persona dënohen për mashtrim

20:50 : 29/08/2025
AKTUALITET

Aksioneri i minorancës në aeroportin e Vlorës akuzon Behgjet Pacollin për mashtrim

11:49 : 29/08/2025
AKTUALITET

TXEX vazhdon të jetë aktive, anëtarët kërcënohen se do humbasin paratë nëse nxjerrin informacion

08:29 : 29/08/2025
AKTUALITET

Braçe ngre alarmin: Është ngritur një skemë piramidale, vetëm në Divjakë janë përfshirë mbi 1000 persona

10:44 : 27/08/2025
AKTUALITET

“Jam shoferi i kancelares së SPAK-ut”, kërcënoi inspektorët e IMT-së, arrestohet një person në Tiranë

15:01 : 25/08/2025
AKTUALITET

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025
Para

Media gjermane: Korrupsion, inflacion, mungesë perspektive. Të rinjtë e Shqipërisë po ikin

TË GJITHA

Tirana bën “reformë” pas shkarkimit të Miles, arrihet akordi me trajnerin e ri dhe ndihmësin e tij

17:53 : 07/09/2025

Për çfarë ranë dakord Koreja e Jugut dhe SHBA-të për të arrestuarit në fabrikën e Hyundai në Gjeorgji?

17:44 : 07/09/2025

Rusia pretendon që ka gati vaksinën kundër kancerit: Testet e “Enteromix” dalin pozitive!

17:25 : 07/09/2025

‘Parlamenti i ri doli nga një farsë’/ Xhaferri: Opozita synon të zgjojë faktorin e brendshëm dhe të jashtëm

17:15 : 07/09/2025

SHBA/ Operacion kundër emigrantëve të paligjshëm në Massachusetts, 1500 të arrestuar

17:07 : 07/09/2025

Qytetarët durrsakë udhëtojnë 140 km për ujë të pijshëm, rrjeti i ujësjellësit i papërdorshëm

16:52 : 07/09/2025

Grupi Houthi sulmon me dronë Izraelin jugor, mbyllet Aeroporti Ndërkombëtar Ramon

16:39 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com